• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Aleati i PD: Berisha ka kontakte me ndërkombëtarët! Non-grata, gabim që Amerika s’e pranon dot

by A M
26/11/2023 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova komentoi në “Ditari” i A2CNN propozimin e aleatëve të Partisë Demokratike, ku ai bën pjesë, për themelimin e një federate, me misionin për të bashkuar opozitën.

I pyetur nëse do të jetë Sali Berisha “prijësi” i kësaj federate, Starova tha se është ende herët për të folur për vendime të kësaj kategorie, por zbuloi se ish-kryeministri mbetet në kontakte të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar.

Pavarësisht se është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, sipas Starovës, Berisha në çdo lëvizje që bën vlerëson edhe ndikimin e këtyre vendeve partnere.

“Berisha është ai që është, njeri me shumë përvojë e dije. Është histori e gjallë e gjithë opozitarizmit në Shqipëri.  Ndoshta Berisha vetë ka idera të tjera pasi është njeriu që e njeh shumë mirë situatën, gjendjen politike dhe atë se çfarë duhet bërë. Mos të harrojmë diçka, Berisha është vazhdimisht, përkundër asaj që duket dhe komentohet sidomos me të keqe nga krahu i majtë, është vazhdimisht në kontakt dhe lidhje me faktorin ndërkombëtar në Europë dhe në Amerikë, në çdo lëvizje që bën. Ne do të presim idetë interesante që mund të ketë. Non-grata është një gabim që është bërë dhe një shtet i madh, ashtu si një njeri i fortë nuk i pranon gabimet. Berisha me të mirat dhe këqijat që ka është simbol i opozitarizmit. Ai ka rolin e tij, ka bërë gabime, pa diskutim i ka pranuar edhe vetë. Por në asnjë mënyrë nuk është i korruptuar dhe nuk është i korruptuar, njeri që është përpjekur të vrasë kundërshtarë etj…, që janë absurditet që s’duhet t’i besojë askush.”

Sa i përket nismës për vettingun në politikë të propozuar nga PD zyrtare që drejtohet nga Lulzim Basha, ai tha se është “një flluskë sapuni e frikshme”.

“Nisma e vettingut të politikanëve më duket një fluskë sapuni e frikshme, e pamotivuar fare dhe e tepërt. Sepse të gjithë mekanizmat ekzistojnë dhe nëse këta mekanizma nuk e kryejnë si duhet punën, ky është faji i tyre. Pyetja që shtrohet për nismën që ai ka marrë por që mua s’më duket nismë me vend, është se nëse ju kërkoni vetting të politikanëve duke nënkuptuar mosbesim te këto institucione që përmendët, atëherë ku e vendosni besimin që keni që vettingun do ta bëjnë njerëz të besueshëm. Është e drejta e tij të thotë çfarëdo lloj ideje edhe në kufijtë e paarsyeshmërisë, por kjo ide nuk vlen.”

/a.d

Next Post
VIDEOLAJM/ Dasma e pazakontë në Lezhë, dhëndri merr nusen me karrotrec

VIDEOLAJM/ Dasma e pazakontë në Lezhë, dhëndri merr nusen me karrotrec

Comments 1

  1. Xhin xhoni says:
    3 years ago

    Normale, ndaj nuk bën para ky vend.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In