• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleati i Bashës: Nëse Rama largohet brenda 10 ditësh tolerojmë për emrin e kryeministrit të ri

by A R
04/04/2017 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Aleati i Lulzim Bashës, kryetari demokristian, Nard Ndoka, deklaron se kryeministri Edi Rama duhet t’i hapë rrugë qeverisë teknike, pasi një gjë të tillë sipas tij, po e kërkojnë edhe aleatët e PS-së.

I ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, Ndoka tha se largimi i Ramës tani dhe shtyrja e zgjedhjeve për në muajin korrik, do ishte përmbushje e kushteve të opozitës.

“Nëse ai brenda 10 ditëve do t’i hapë rrugë një qeverie të besimit, teknike, besoj se opozita do të jetë tolerante për emrin. Duke i hapur rrugë një qeverie te besueshme të dalë nga tryeza e partive politike, është fare normale që zgjedhjet të zhvillohen në muajin korrik. Duke vendosur dhe disa standarde“, tha Ndoka.

Një ditë pas deklaratës së Ilir Metës se duhet “qeveri e besimit” e cila u interpretua si qëndrim në favor të opozitës, Ndoka tha se nuk ka asnjë bashkëpunim mes opozitës dhe LSI-së.

Sipas tij, opozita nuk i ka varur shpresat e LSI, pasi edhe kjo forcë politike e mazhorancës, shtoi ai, ka humbur besimin te Rama.

“Nëse do kishte bashkëpunim do merrej vesh, por nuk ka bashkëpunim mes LSI dhe opozitës. Eshtë një vendim i marrë tashmë prej asaj partie dhe për interesat e veta politike. S’është marrë në favor të opozitës, pasi opozita nuk është në shpresën e LSI. por është një kauzë që i përfshinë të dy këto parti, pra kauza e zgjedhjeve është në interes edhe të LSI. Opozita nuk kërkon pushtet, por garanci nëpërmjet një qeverie tranzitore të cilat drejtojnë vendin dhe parandalojnë ato konflikte të mundshme që ndodhin në këtë tymnajë politike”, tha Ndoka.

Gjykoni se ka qenë vendim vetëm i Metës, apo bashkëpunim me Bashën, Berishën?
Është një lëvizje e rëndësishme e LSI, jo lëvizje taktike. Në bazë të informacioneve, politika shqiptare nuk është shumë e kamufluar. Darka, sado e fshehtë, u mor vesh vera që pinë, peshku etj. Dhe në këtë rat, nëse do kishte bashkëpunim do merrej vesh, por nuk ka bashkëpunim mes LSI dhe opozitës. Eshtë një vendim i marrë tashmë prej asaj partie dhe për interesat e veta politike. S’është marrë në favor të opozitës, pasi opozita nuk është në shpresën e LSI. por është një kauzë që i përfshinë të dy këto parti, pra kauza e zgjedhjeve është në interes edhe të LSI. Opozita nuk kërkon pushtet, por garanci nëpërmjet një qeverie tranzitore të cilat drejtojnë vendin dhe parandalojnë ato konflikte të mundshme që ndodhin në këtë tymnajë politike.

Jeni dakord me termin “qeveri besimi”?
Edhe vetë nëse z.Rama do e kishte besimin e opozitës, nuk ka asgjë të keqe. Z.Rama ka humbur të drejtën moral dhe politike për të qenë kryeministër. Ka humbur besimin e qytetarëve, jo vetëm te opozita, por dhe te aleatët e vet.S’është vetëm LSI, janë çamët dhe shumë parti që janë pjesë e koaliciionit që kanë humbur besimin për organizimin e zgjedhjeve. Ka dy rrugë, nëse ai brenda 10 ditëve do t’i hapë rrugë një qeverie të besimit, teknike, besoj se opozita do të jetë tolerante për emrin. Duke i hapur rrugë një qeverie te besueshme të dalë nga tryeza e partive politike, është fare normale që zgjedhjet të zhvillohen në muajin korrik. Duke vendosur dhe disa standarde.

Duhet një vendimmarrje logjike, që unë akoma besoj që z.Rama nuk e ka humbur përfundimisht logjikën. Nëse z.Rama vijon me këtë sjellje, atëherë zgjedhjet të mbahen në vjeshtë, me një datë të përcaktuar nga klasa politike.

A ka tryeza e opozitës ide se cilat ministri kërkon?
S’është në interesin e askujt përfaqësimi me emra të veçantë. Duhet klimë besimi.

Kryeministri i kujt partie do jetë?
Produkt i tryezave, i cili ka mirëbesimin e të gjitha partive politike. Janë gjetur personalitete me përgjegjësi morale në këtë rast për të kaluar këtë krizë institucionale që është krijuar. Pengesa është këmbëngulja që Rama ka për karrigen e tij. Tejkalimi i kësaj kapriço politike, do na lehtësojë vendimmarrja. Në fund të fundit ëedhe opozita do jetë luajale për formën, përbërjen dhe detyrën e qeverisë.

Do kërkoni të garoni vetëm apo në koalicion?
Ne kemi pasur një sistem mazhoritaro-proporcional, më i miri, më përfaqësuesi. Sistemi aktual ka krijuar një barrierë mes qytetarëve, se ata nuk votojnë për deputetin, por për partinë. T’i kthehemi një sistemi që ka rezultuar efikas. U ndryshua për faktin se atëherë argumentohej për të hequr të fortët nga parlamenti dhe kjo është bërë me kërkesë të z.Rama.

Në 2013-ën, berisha nuk dha dorëheqje? Pse duhet ta bëjë z.Rama?
Jo çdo lider e përmbush këtë cilësi. Berisha ka arritur që në çdo rast t’i afrohet konsensusit. Çfarë ka kërkuar Rama, Berisha ia ka plotësuar. Ka pasur konsensus dhe s’ka pasur arsye për të shkuar në zgjedhje me qeveri teknike. /Shqiptarja/a.m.

Next Post
Propozimi i Blushit, një Pakt i Madh për Europën: Të zgjidhim çështjet që bllokojnë negociatat

Blushi: Nëse gjysma e qeverisë-LSI, bën mocion për rrëzimin e Ramës ka votat tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

February 6, 2026
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

February 6, 2026
I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

February 6, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Truprojat dhe pagat, pse drejtësia po cënon imazhin e Shqipërisë në BE

February 6, 2026
Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

February 6, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In