• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Nëse gjysma e qeverisë-LSI, bën mocion për rrëzimin e Ramës ka votat tona

by A R
04/04/2017 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së Ilir Metës për ‘qeveri besimi’, ka reaguar edhe kreu i LIBRA-s Ben Blushi. Pas një mbledhjeje me strukturat e forcës që drejton, Blushi i ka propozuar kreut të LSI-së Meta, të çojë në mocion qeverinë Rama, dhe nëse diçka e tillë bëhet, dy votat e LIBRA-s do të jenë pro rrëzimit të kryeministrit.

“Kriza sot është më e thëllë se dje dhe nesër do të jetë akoma më e rëndë se sot.

Fatkëqësisht ne kemi pushtuar veten! Krimi, korrupsioni dhe padrejtësia janë armiq që duhen mundur. LIBRA do të hyjë në zgjedhje por duket sikur zgjedhje nuk ka, apo se mund të shtyhen. Kush i bën zgjedhjet në Shqipëri? Partitë e vjetra! Këto parti janë treguesit më të qartë të dështimit spektakolar për t’i dhënë të drejtën e votës shqiptarëve.

Së fundmi partitë e vjetra janë duke sekuestruar të drejtën për t’u zgjedhur lirisht. LIBRA beson se çdo përpjekje për të hequr nga kutitë krimin dhe korrupsionin është e vlefshme.

Sot ka një debat për zgjedhjet. LIBRA nuk beson se vendi ka mundësi sot të përballojë një bashkëqeverisje të partive të vjetra, për t’i vënë shkelmin vendit. Bashkëqeverisje ka, mund të ndodhë, do të ishte një vjedhje në bashkëpunim. Ne nuk mund të marrim pjesë në shqyerjen në copa copa të vendit. Por nëse do ta bëjnë këtë, të paktën ta bëjnë me kushtin që pas kësaj të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I them të gjithë atyre që kanë votat në parlamernt, përfshi dhe LSI-në, që është gjysma e qeverisë, që nëse duan të bëjnë mocion për të rrëzuar qeverinë ne do jemi me votat tona pro.

Jemi gati për ta rrëzuar këtë qeveri cdo ditë, ashtu sic jemi gati me të gjitha palët politike për të dialoguar. Por ne nuk jemi gati për të zëvendësuar një qeveri të Edi Ramës me atë të Sali Berishës. Të shkosh nga Rama tek Berisha është më keq të shkosh nga shiu në breshër.”-tha Blushi./a.m.

Next Post
Liderja e Britanisë mbërrin në Arabi dhe thyen protokollin, refuzon kodin e veshjes

Liderja e Britanisë mbërrin në Arabi dhe thyen protokollin, refuzon kodin e veshjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

October 1, 2026
Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

October 1, 2026
Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia

Ekonomia rritet lehtë në muajin shtator! Ndërtimi mban lart treguesin, bien industria, shërbimet dhe tregtia

October 1, 2026
Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

October 1, 2026
Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

October 1, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

Integrim i pjesshëm në BE para anëtarësimit të plotë! Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë: Jam optimiste, do jetë vjeshta e zgjerimit!

October 1, 2026
“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

October 1, 2026
Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

October 1, 2026
Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit për një Evropë më të qëndrueshme! Jo favor, por meritë

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit për një Evropë më të qëndrueshme! Jo favor, por meritë

October 1, 2026
Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com