• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleatët e PD me grup të vetin parlamentar/ Ndoka: Domosdoshmëri! Pozitiv reflektimi i Bashës kundër paktit Berisha-Rama të 2008

by Java News
08/09/2021 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, edhe pse nuk është pjesë personalisht e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e Opozitës së Bashkuar ka komentuar zhvillimet brenda aleatëve të Bashës për të dalë me një grup parlamentar jashtë PD-së në Kuvend.

Ndoka u shpreh përmes një interviste për FaxNews se krijimi i një grupi parlamentar nga partitë e vogla opozitare rrit fuqinë e dëgjimit të zërit të tyre në parlament.

“Pavarësisht që unë nuk jam pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, jam pjesë e Opozitës dhe ka qenë ideja që partitë politike opozitare të kenë një grup parlamentar. Rregullorja e Kuvendit kërkon 7 deputet për të formuar një grup parlamentar dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka 4 deputetët, të cilët mund të kombinohen dhe baskëpunojnë me deputetë të tjerë nga partitë e tjera opozitare.

Pasi nuk pati një qasje zyrtare nga ana e Partisë Demokratike partitë e tjera u përpoqën që të paktën të kordinojnë njëra me tjetrën dhe të shkëmbejnë mendime si do të organizohen për përfaqësimin e tyre në Parlament.

Është e domosdoshme që partitë e opozitës të jenë sëbashku për të krijuar një grup parlamentar, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë“, tha Ndoka.

Gjithashtu Ndoka u shpreh se sinjalit e dhëna nga kryedemokrati Basha për gabimet e bëra me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, janë një shpresë për rikthimin e pluralizmit politik në vend dhe dhënies fund të dypolarizimit të skenës politike PD/PS.

“Vetë zoti Basha ka dhënë një shenjë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës ishin një gabim.

Më mirë vonë se kurrë zoti Basha ka reflekuar. Nuk e di në mënyrë të sinqertë apo jo, por di që vendi nuk ka nevojë vetëm për dy garnizione që i kanë sjellur shumë probleme shqiptarëve, ekonomisë së tyre dhe pluralizmit politik.

Një hapësirë më e madhe politike, me zëra të tjerë është një domosdoshmëri për politikën shqiptare. Kjo i jep mundësi edhe partive të reja për tu përfaqësuar në parlament“, përfundoi Ndoka.

/m.j

Next Post
Kosovë/ ​Një i vdekur dhe 178 raste të reja me COVID-19

Rastet e reja në Shqipëri në nivelet më të larta që prej fillimit të pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

“Shpalli diktaturën!”, Bardhi reagon për paketën ligjore: Rama i gatshëm t’ia nxjerrë sytë kujtdo që i rrezikon pushtetin

October 25, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In