• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleatët e Bashës shkruajnë një letër: Duhet të bëjmë një ‘Shkodër’ të dytë

by A R
25/06/2019 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleatët e Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë të votojnë, por t’i bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Grupi i krerëve të partive opozitare, me në krye të Fatir Mediun shkruajnë se e vetmja alternativë është qëndresa, duke e cilësuar 30 qershorin, si një farsë.

Ata e kanë vlerësuar urdhër-porosinë e kryedemokratit Lulzim Basha për të ndjekur të njëjtin model si në Shkodër, si një kërkesë të drejtë dhe krejtësisht legjitime, sipas të cilëve, po vendi rrezikohet nga zhdukja e demokracisë.

“Të nderuar qytetarë, si rrallëherë në këto tri dekada, vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që kërcënon një arritje të shenjtë për çdo popull: Pluralizmin politik. Në kundërshti totale me ligjin dhe me dekretin e Presidentit, tashmë të botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ‘Rilindjes’ vijojnë moskokëçarës projektin e tyre për zgjedhje monopartiake.

Fasada institucionale me të cilën kanë veshur kapjen e tri pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, po përdoret për të simuluar ligjshmërinë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Përballë kësaj organizate, vlerat morale të së cilës u shpalosën qartë në sytë e gjithë botës nga përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, e vetmja alternativë është qëndresa qytetare.

Për këtë arsye, Grupimi i Qendrës së Djathtë, në unison me opozitën e bashkuar, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e procesit farsë të 30 Qershorit dhe të refuzojnë me neveri votime antikushtetuese dhe antidemokratike. Ne inkurajojmë Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë të vijojë misionin e saj legjitim, për të bërë, as më shumë dhe as më pak sesa atë që bëjnë të gjithë popujt liridashës, nga të cilët ne frymëzohemi kur demokracia është në rrezik”, shkruajnë Aleatët e PD-së.

Next Post
Disa nga gabimet që njerëzit bëjnë kur blejnë një shtëpi

Disa nga gabimet që njerëzit bëjnë kur blejnë një shtëpi

Comments 1

  1. Jetmiri says:
    7 years ago

    Demokracia eshte ne rrezik pikerisht nga ju qe keni dale nga institucionet dhe nuk dini çfate kerkoni,prandaj dhe zgjedhjet ne 30 qershor duhen bere,qofte dhe formale dhe me nje prapavije te riberjes se tyre ne nje te ardhme te shpejte,por ama ti jepet fund njehere e mire lojrave dhe pazareve te pista ne kurriz te ligjit,kushtetutes dhe votuesve.Berja e zgjedhjeve me 30 qershor do te jete fillimi i funksionimi te nje shteti normal dhe nje demokracie funksionale….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

September 27, 2026
Trump anulon gati 1 miliard dollarë fonde të miratuara nga Kongresi -

Trump refuzoi planin për hapjen e Hormuzit, Teherani: Po presim ende një përgjigje përfundimtare

September 27, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Tentuan të trafikonin 91 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti në Kakavijë

September 27, 2026
“Dosja 23”/ Nëntë persona arrestohen në Zubin Potok për krime lufte

“Dosja 23”/ Nëntë persona arrestohen në Zubin Potok për krime lufte

September 27, 2026
Tensione në rritje mes Berlin dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman

Tensione në rritje mes Berlin dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com