• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleatët e Bashës: Jo shtyrje të zgjedhjeve pa marrëveshje

by A R
07/06/2019 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtyrja e datës së zgjedhjeve me 6 muaj për aleatët e Lulzim Bashës nuk do të ketë asnjë vlerë nëse nuk finalizohet me një marrëveshje të thellë  kushtetuese dhe nëse nuk largohet kryeministri.

Dashamir Shehi kryetar i LZHK : Vetë shtyrja është një situatë e re politike sepse shtyrja duhet për të bërë ndryshime të mëdha politike ndaj duhet kohë. Nëse shtyrja bëhet për me ndenjt Edi Ramën jemi kot. Një shtyrje pa ndryshim s’ka asnjë lloj vlere. Po bëmë zgjedhje si në 2017 bëjmë të njëjtin gabim.

Për shtyrjen e zgjedhjeve edhe kreu i shtetit është shprehur i gatshëm për të dekretuar një datë tjetër. Por kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, thotë se presidenti nuk ka hapësirë kushtetuese për ta ndërmarrë këtë hap.

Dashamir Shehi kryetar i LZHK: Presidenti është interpret i kushtetutës. Funksionin pol e ka tryeza politike se këtu do ndryshohet kushtetua dhe këtë e bën vetëm një marrëveshje, Presidenti se bën. Sot për sot këto punë s’bëhen nëse s’ka shtyrje, sepse jemi në një ceknot politik.

30 Qershori dhe largimi, për Kryeministrin Rama janë dy kërkesa qe s’mund të diskutohen. Lulzim Basha nga ana tjetër ka paralajmëruar pamundësimin e zgjedhjeve lokale. Por aleati i tij distancohet nga ky qëndrim i kryedemokratit.

Dashamir Shehi kryetar i LZHK : Në këtë pikë e kam një lloj ndryshimi. Bojkoti është fuqia e popullit për të mos shkuar në zgjedhje për t’i bërë ato qesharake. Forca e popullit nuk janë dy shishe molotov. Lehtësisht krijon tension ndaj zgjedhjeve por gjykoj sesa vetë shkojnë në zgjedhje, kjo është forca dhe s’ke nevojë për xheste të tjera se do përdorej nga Rama shiko ca opozitë ka dhe në këtë teze kam me vete shumicën e shqiptarëve. Rama do t’i marri këto bashki, t’i marrë siç mori tepsi e timon. Unë s’do ta pengoja t’i merrte po do me i marre si Enveri, unë do i beja thirrje shqip ta bojkotonin këtë lloj farse.

Në mbyllje të protestës së 2 Qershorit, Lulzim Basha e paralajmëroi kryeministrin Rama se koha e fjalëve kishte mbarur dhe se në protestën e së shtunës fjala do të ishte vetëm e sovranit, duke lënë të kuptohej se manifestimi i radhës antiqeveritar mund të përshkallëzojë deri në përplasje.

/Klan

Next Post

Dosja 339 dhe protesta, Basha: Rama krijoi elitën e krimit përmes lejeve të ndërtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In