• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Aleanca në funksion të krizave, konfliktet e reja

by Java News
04/04/2019 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NATO-ja ekziston në Evropë për t’i mbajtur “rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë”. Këtë e ka deklaruar dikur në një ambient shoqëror, sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s, lordi britanik Hastings Ismay. Me këtë ai shqiptoi një pikëpamje të përhapur të viteve të para: nga Lufta e Dytë Botërore e nisur nga Gjermania kishin kaluar vetëm pak vjet, Bashkimi Sovjetik kontrollonte të gjithë gjysmën lindore të Evropës, duke përfshirë edhe pjesën lindore të Gjermanisë dhe amerikanët në fillim po mendoheshin a t’a linin sërish Evropën të merrej me veten dhe ndoshta nën një ndikim më të madh sovjetik.

Por Gjermania nuk u mbajt për shumë kohë “poshtë”, të paktën jo pjesa perëndimore: në vitin 1955 Gjermania u bë anëtare e NATO-s, ndërsa RDGJ hyri në Traktatin e Varshavës të dominuar nga sovjetikët.

Lufta e Ftohtë me barazpeshën e saj të frikësimit reciprok zgjati rreth 40 vjet. Gjendja ishte e tendosur, por edhe e qëndrueshme. Në kuadër të negociatave të çarmatimit me Bashkimin Sovjetik, Presidenti i atëhershëm Roland Reagan deklaroi në vitin 1988 se “në radhë të parë qëndron për mua ruajtja e një partneriteti të fortë dhe të shëndetshëm midis Amerikës së Veriut dhe Evropën. Interesat e këtij partneriteti ne nuk do t’i sakrifikojmë asnjëherë për ndonjë marrëveshje me Bashkimin Sovjetik.”

Konflikte të reja

1989/1990 gjendja ndryshoi në mënyrë radikale. Komunizmi pësoi kolaps, Bashkimi Sovjetik u shpërbë. Fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore ranë dakord që Gjermania të ribashkohet si anëtare e NATO-s. Brenda pak vitesh, shumica e shteteve të Traktatit të Varshavës, si Polonia, Rumania dhe shtetet baltike u bënë anëtare të NATO-s.

Ronald Reagan dhe Michail Gorbaçov, 1988Ronald Reagan dhe Michail Gorbaçov, 1988

Ndërkohë është kthyer një situatë e ngjashme si në luftën e ftohtë. Rusia thotë se ndihet e kërcënuar nga zgjerimi në Lindje i NATO-s dhe armatoset. Kjo e frenon një zgjerim të mëtejshëm të aleancës. Gjeorgjia dhe Ukraina për shembull mund të kenë pak shpresa për anëtarësim në NATO, sepse Aleanca nuk do konflikte të reja brenda saj.

Konflikte NATO-ja ka mjaft. Që në vitet 1990, ajo angazhohet gjithnjë e më shumë jashtë territorit të Aleancës. Në Gjermani, me historinë e saj nacionalsocialiste, kjo ngjalli në fillim diskutime të ashpra. Ndërkohë Gjermania merr pjesë në një sërë misionesh në botën e jashtme, për shembull në Ballkan dhe në Afganistan.

Një herë të vetme në historinë e saj 70 vjeçare e aktivizoi NATO-ja klauzolën e mbrojtjes reciproke, dhe kjo ndodhi pas atentateve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA. Por për pasojat u ndez një grindje e madhe, e cila e përçau NATO-n për shumë vjet.

Me Trumpin gjithçka është ndryshe

Donald Trump NATO Conference (picture-alliance/NurPhoto/J. Arriens)

Prej marrjes së mandatit nga Presidenti i SHBA Donald Trump dy vjet më parë, NATO-ja ndodhet sërish nën presion. Trumpi i ka vënë disa herë pikëpyetje kuptimit të ekzistencës së NATO-s dhe detyrimin për mbrojtje kolektive. Në vitin 2018 ai pyeti se për se duhet të mbrojnë SHBA një vend të vogël si Mali i Zi dhe të rrezikojnë me këtë shpërthimin “e një lufte të tretë botërore”. Ai ka kërcënuar edhe që mbrojtje amerikane do të ketë vetëm për ata, që paguajnë sa duhet. Para së gjithash është Gjermania, të cilën ai e ka akuzuar se shpenzon shumë pak për mbrojtjen. Në takimin më të fundit të nivelit të lartë të NATO-s në vitin 2018, Trumpi i zbuti fjalët e tij. “NATO-ja është shumë e rëndësishme, por NATO-ja e ndihmon Evropën më shumë se na ndihmon ne.”

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi në të njëjtin takim se Gjermania i dedikon shumë NATO-s. “Por Gjermania edhe kontribuon shumë për NATO-n. Dhe ne vazhdojmë që deri sot të jemi shumë të angazhuar në Afganistan, dhe me këtë ne mbrojmë edhe interesat e SHBA.”

Aleanca nuk është e gdhendur në gur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi pak kohë më parë: “Nuk është e gdhendur në gur që lidhja transatlantike do të ekzistojë gjithnjë”. Por kjo qe më tepër nxitje për Berlinin. Stoltenbergu shtoi: “Në historinë e NATO-s kemi pasur shumë ndryshime në mendime, por i kemi kapërcyer ato herë pas here. Sepse në fund ne ramë të gjithë dakord, që Amerika e Veriut dhe Evropa janë më të sigurta së bashku.” DW

 

/a.meta

Next Post
Gjyqtari Artan Lazaj, apartamenti që çoi në shkarkimin e tij

Gjyqtari Artan Lazaj, apartamenti që çoi në shkarkimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In