• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Aleanca” LSI-PD në KQZ, shtyu për 48 orë vendimin për Selamin, Tahirin e Rroshin

by Java News
28/12/2016 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur dje me 7 vota pro të shtyjë me 48 orë vendimmarrjen për heqjen e mandatit të deputetit të LSIsë, Shkëlqim Selami, deputetit të PDIU-së, Dashamir Tahiri, dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Ky vendim është marrë pas një seance që zgjati rreth 3 orë. Ajo që i detyroi në një shtyrje minimale ishte “aleanca e fshehtë” mes të zgjedhurit të LSI-së dhe tre anëtarëve të mbështetur nga e djathta në KQZ. Përfaqësuesi i LSI-së në KQZ, Gëzim Veleshnja, është shprehur dje se komisioni duhej të administronte provat që depozituan avokatët e dy deputetëve dhe kryebashkiakut të Kavajës, por në asnjë rast nuk duhej të digjte afatin për të marrë vendim.

Sipas përfaqësuesit të LSI-së, KQZ-ja duhej të merrte vendim deri në datë 30 dhjetor, përndryshe çështja i kalonte Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesi i LSI-së tha dje se duhet të kërkohen nga Prokuroria të dhënat e thjeshta të vendimeve, si datat dhe numrat e vendimit dhe të kalonte në vendimmarrje për secilin rast.

“Unë mendoj që të marrim jo më shumë nga 48 orë kohë, sepse në datë 30 ne na mbaron afati dhe jemi në datën 27. Dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të marrë vendime për këto tri raste, nuk duhet të lëmë që të na ikë afati. Ndërkohë që ne jemi të detyruar të verifikojmë të gjithë materialin ligjor që përfaqësuesit juridikë të personave që po verifikojmë na kanë sjellë me vulë apostile. Dhe t’i shkojmë ato në raport me vendimin e përfaqësuesve të akuzës. Unë them që t’i kërkojmë përfaqësuesit të akuzës ekstremitetet e vendimit t’ia kërkojmë, por jo më shumë se kaq. Vetëm ekstremitetet, jo vendimet, pra numër dhe datë, ta shtyjmë këtë mbledhje për 48 orë, jo më shumë”, tha Veleshnja.

Pas këtij komenti, nënkryetari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, si i zgjedhur i PD-së, është shprehur dakord me propozimin e kolegut të LSI-së. Pas kesaj kryetari Debar Biba hodhi në votim vendimin për shtyrjen e mbledhjes me 48 orë dhe dërgimin e një shkrese urgjente për Prokurorinë për t’i dhënë informacion për datat e dënimeve.

“Deputetët dhe kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Kavajës janë individë të zgjedhur nga qytetarë, secili mund të ketë një mendim të caktuar për secilin prej tyre. Si qytetari për qytetarin, ata janë individë të votuar më shumicë absolute nga populli shqiptar dhe nuk po bëj populizëm. I ka zgjedhur populli, nëse dikujt s’i pëlqen ky popull, le të gjejë një popull tjetër. Ne këtë popull kemi, këta janë të zgjedhur nga qytetarët”, tha dje Biba.

AKUZAT E PROKURORISE

DASHAMIR TAHIRI

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti Dashamir Tahiri rezulton të ketë fshehur në formularin e dekriminalizimit dy dënime. “Dashamir Tahiri, në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;

Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar. Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;

Subjekti Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e ‘Dekriminalizimit’, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa lidhur me procedimin për ‘falsifikim parash’, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamerier lokali, i cili i ka dhënë para false”, thuhet në argumentet e Prokurorisë.

SHKËLQIM SELAMI

Deputet i LSI-së, Shkëlqim Selami, sipas Prokurorisë nuk ka deklaruar arrestimin me burg dhe hetimin ndaj tij për trafik të qenieve njerëzore. “Shtetasi Shkëlqim Selami, me funksion deputet, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e ‘Dekriminalizimit’ të dhëna për një masë sigurimi ‘arrest me burg’, nxjerrë ndaj tij nga ana e Gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me ‘Trafikim të qenieve njerëzore’.

Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

ELVIS RROSHI

Ndërsa kryebashkiaku i Kavajës nuk ka deklaruar se është dënuar për veprën penale të “Përdhunimit” në vitin 1995 dhe një sërë ndalimesh të tjera. “Shtetasi Elvis Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin ‘Për Dekriminalizimin’ si vijon: Një dënim për veprën penale të ‘Përdhunimit’ në grup, në vitin 1995, në Itali.

Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër. Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil. Në 14 maj 1993 është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil.

Në gusht 1997 është dëbuar sërish. Në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash”, ka bërë të ditur Prokuroria.

ma.me

Next Post
Shqiptarët përcaktojnë fituesit, media maqedonase: A do jetë Ali Ahmeti kryeministër?

Ali Ahmeti: Nuk do ti zhgënjejë shqiptarët me vendimin për koalicionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In