• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Aleanca LGBT mori kujdestarinë time pa vendim gjykate”, Luana Myrto:15 vjeç më vendosën në dhomë me dy homosek*ualë që…

by Os De
12/11/2025 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja transgjinore Luana Myrto ka ndarë për herë të parë publikisht historinë e saj personale në emisionin “Oponencë” në News24, duke treguar për përvojat e vështira që ka kaluar si adoleshente në kontakt me organizatat që veprojnë në mbrojtje të komunitetit LGBT në Shqipëri. 

Sipas Myrtos, gjithçka nisi kur ajo ishte vetëm 14 vjeç. 

“Historia ime nis në moshën 14-vjeçare. Frekuentoja festat që organizoheshin nga Aleanca LGBT, e drejtuar nga Xheni Karaj. Aty kishte njerëz më të rritur. Nuk dua të tregoj çdo detaj se çfarë ndodhte atje, por dua të flas për atë që më ndodhi mua,” tha ajo. 

Luana tregoi se ishte në kërkim të vetes dhe e frekuentonte ambientin për të kuptuar më mirë identitetin e saj, por pas pak kohësh, përballja me realitetin social dhe familjar e detyroi të largohej nga Durrësi. 

“U bëra target sulmesh, nuk ndihesha më rehat në shkollë. Disa miq më thanë se do të merrnim një shtëpi me qira në Tiranë për të nisur një jetë të re. Unë isha e indoktrinuar se familja ime nuk më kuptonte, se ishin agresivë. Por realiteti nuk ishte ashtu,” rrëfeu Myrto. 

Ajo tregon se, pasi mbeti pa mbështetje, kërkoi ndihmë tek Aleanca LGBT, por sipas saj, nuk mori trajtimin që priste. 

“Trokita në zyrën e Aleancës, por nuk më pritën mirë. I kërkova ndihmë Xheni Karajt, por ajo sillej sikur ishte presidente e SHBA-ve, as dorën nuk të jepte. Mbaroi qiraja, mbeta vetëm dhe më çuan në një qendër emergjence tre-ditore.” 

Myrto deklaroi se gjatë kësaj periudhe janë kryer veprime të paligjshme në emër të saj, duke përfshirë edhe marrjen e kujdestarisë pa vendim gjykate. 

“Xheni Karaj kontaktoi me nënën time dhe i tha se do të më shpëtonte. Pas disa ditësh, donin të merrnin kujdestarinë time pa firmën e babait. Nuk ka pasur asnjë proces gjyqësor. Ligji është shkelur. Në letër, unë rezultoja si vajza e birësuar e Xheni Karajt, pa asnjë vendim gjykate,” theksoi ajo. 

Rrëfimi i saj përfshiu edhe përvoja të rënda personale gjatë qëndrimit në qendër: 

“Më vunë në një dhomë me një çift homoseksual që kryente marrëdhënie në sytë e mi. Isha 15 vjeç. Kur u ankova, askush nuk reagoi, madje më transferuan në një dhomë me një person që kishte probleme mendore. Ishin muaj të frikshëm për mua.” 

Më tej, Myrto foli për përfshirjen e saj në një emision televiziv, ku, sipas saj, historia e saj u manipulua për efekt mediatik. 

“Gazetarja Dalina Buzi më ftoi në një emision dhe më kërkoi të trilloja historinë që të dukej më dramatike. Më vunë një paruke, më ndryshuan zërin dhe më bënë të them se babai më kishte sulmuar me thikë. Ishte një gënjeshtër. Babai im nuk më ka dhunuar kurrë.” 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

“Çlirohen” pallatet pa kolaudim, qeveria lejon që dritat dhe uji të lidhen pa u mbyllur procedurat! Eksperti shpjegon procedurat

November 25, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

November 25, 2026
“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të sjellë vendet kandidate në tryezë! Jemi në rrugën e duhur

“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të sjellë vendet kandidate në tryezë! Jemi në rrugën e duhur

November 25, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

Alarmi/ Abuzimet seksuale me të mitur, Policia evidentoi 19 raste në 11 muaj! Të paktën 20 persona të dyshuar, 15 në pranga

November 25, 2026
Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

November 25, 2026
Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

November 25, 2026
Profecia e qametit të ditës së Flamurit

Profecia e qametit të ditës së Flamurit

November 25, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

November 25, 2026
Ish presidenti i “Partizanit”: Sali Berisha ka dashur të vrasë Neritan Cekën e Rexhep Meidanin

“Kam frikë nga Berisha”, Paro Laçi kërkon statusin e dëshmitarit të mbrojtur, GJKKO pranon marrjen e dëshmisë në Zvicër

November 25, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Vendosni minimumin jetik”, demokratët depozitojnë 28 amendamente për Buxhetin

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In