• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleanca kundër Plehrave i kërkon Nishanit të mos firmosë dekretin

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca Kundër Importit te Plehrave i është drejtuar me një letër të hapur Presidentit te Republikës, Bujar Nishani, duke i kërkuar “të mos dekretoni këto ndryshime dhe të verifikoni procedurat jo ligjore që janë ndjekur”.

LETRA:

I nderuar Zoti President,

Ne si përfaqësues të AKIP Shqipëri, ju shprehim shqetësimin tonë të madh në lidhje me aprovimin më së fundmi të ndryshimeve në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndryshime të cilat lejojnë Importimin e Mbetjeve nga vendet e huaja drejt Shqipërisë.

Ky ligj u procedua me procedura te përshpejtuara, në mungesë totale informacioni, transparence dhe pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë.

Përgjatë gjithë Progres Raporteve te viteve të fundit Bashkimi Europian i ka kushtuar vëmendje të veçantë problemeve të rënda në fushën e mjedisit në Shqipëri. Pikërisht në përgjigje të këtyre Raporteve dhe aspiratave që ushqen shteti shqiptar për anëtarësimin në BE janë hartuar Relacione (Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Integrimit) ku garantohet se aplikimi i

Konventës së Aarhusit

Ligjit Për të drejtën e Informimit

Ligjit Për Njoftimin dhe Konsultimin publik.

Ligjit Për mbrojtjen e mjedisit

Ligjit Për vlerësimin e ndikimit në mjedis

Etj

I kanë garantuar qytetarët shqiptarë zbatimin e tre shtyllave që janë detyrim ligjor në fushën e mjedisit, këto tre shtylla janë :

  1. a) Aksesi në informacionin mjedisor

  1. b) Akses në vendim-marrjen mjedisore

  1. c) Akses në drejtësi për çështje mjedisore.

Të gjitha këto akte dhe procedura ligjore janë shkelur në mënyrë flagrante përgjatë procedurave të kalimit të ndryshimeve në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Për këtë arsye, Ju drejtohemi Ju, si simbol i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe konform kompetencave Kushtetuese që Ju ushtroni, të mos dekretoni këto ndryshime dhe të verifikoni procedurat jo ligjore që janë ndjekur.

Me besim dhe shpresë në Vendimmarrjen Tuaj qytetare,

Me respekt për AKIP Shqipëri

Kozara Kati

Andi Tepelena

Brizida Gjikondi

Lavdosh Ferruni

Gjergji Erebara

Aldo Merkoci

Elsa Ballauri

Elian Tanini

Arlind Kote

Besjan Pesha

Ervin Goci

Do vlerësonim edhe një konsultim dhe bashkëbisedim publik me Ju.

 

Next Post
Çfarë mesazhi jep kryeprokurori Llalla duke larguar familjen nga Shqipëria?!

“No comment”, Llalla nuk prononcohet për kërcënimet ndaj tij e familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In