• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleanca e pazakontë e Berishës me Elvis Roshin

by Ylli Pata
16/04/2025 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha dhe PD ju përgjigj yllit pesëcepësh të Edi Ramës në hapjen e fushatës me njerëzit që SPAK ka arrestuar nga dhe afër mazhorancës. Por ishte interesante se në atë montazh fotografik mungoi Elvis Roshi. Sulmi ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës ka qenë i ekzagjeruar payshim, por ishte PD që e mori përsipër ta bëjë atë në një flamur moral të lëvizjes së

Dalja e Elvis Roshit në krah të Elton Roshit, kushëririt të tij në një takim elektoral, është ekzagjerim nëse mund të përdorej politikisht. Por jo në rastin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, të cilin PD e ka pasur si një shënjestër politike.

Le ta marrim kështu: Sot Sali Berisha ka aleat Elvis Roshin dhe kundërshtare Evi Kokalarin. E cila ishte e vetmja amerikane që i erdhi në mbështetje në luftën me Bashën.

Natyrisht që zonja Kokalari ka pasur arsyet dhe interesat e veta, siç edhe sot Elvis Roshi ka arsyet e veta në fushatën ndaj të afërmit të tij. E gjitha kjo është dialektikë e politikës reale apo tribale. Por në të vërtetë fabula këtu ndër vite është mbarsur si politikë morale.

Me një moral të përmbysur natyrisht që më 21 janar kanë sulmuar jo Berishën, po Agron Malajn, më 15 mars jo Shkëlzen Berishën, por qeverinë e PS-së.

Por duhet thënë se dosja Partizani ishte banko prova e kësaj logjike, ku shumica e opinionit opozitar thonë se Berisha është i akuzuar pa prova.

Askush s’e ka lexuar dosjen e cila dramatikisht po shkon drejt djegieve të afateve e nëse ndodh, atëherë zerohen të gjithë proceset që ka nisur SPAK. Përfundimisht.

Megjithatë përtej aspektit penal, që përdoret politikisht me mide jo me logjikë, sot duhet thënë se Sali Brisha ka aleatë të gjithë që i leverdisin, pa lidhje dekriminalizimi.

Politikisht aleanca me Roshin, edhe pse krejt lokale, madje tribale, ësht në thelb reale. Berisha nuk shikon ngjyrën e maces, mjafton të kapë minjtë.

Një pragmatizëm që rrëzon ligjikën e opozitës 12 vjeçare, jo në thelbin e asaj çfarë në të vërtetë është politika shqiptare, e cila është pragmatiste. Por që ka rrëzuar narracionin e saj.

Pse Berisha është bërë aleat me Elvis Roshin në Kavajë? Sepse ky i fundit është një personazh lokal i rëndësishëm, e ka vota. Të cilat para 2011-s i ka pasur për PD dhe nga 2011 deri në 2017 i ka pasur për PS.

Po pse Berisha përkrahu Roshin e braktisi Kokalarin? Sepse i pari kërkoi një mandat deputeti në Kavajë dhe e dyta duket se pretendoi një lidership kombëtar.

Çfarë fitoi Berisha dhe PD në këtë zgjedhje? Berisha mund të fitojë një mandat, por PD mund të humbë një perceptim politik. Dhe këtu është çështja, Sali Berishës më shumë se perceptimi i duhet një mandat, pasi nuk luan për fitore.

Next Post

Inercia e Ramës dhe qetësia e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In