• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inercia e Ramës dhe qetësia e PD-së

by Ben Andoni
16/04/2025 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pasaporta evropiane në vitin 2030, e ardhmja dhe më pak detyrat që mbetën pa u bërë nga mandatet e shkuara janë ato me të cilat kryeministri Rama po përball publikun në daljet e tij të përditshme. Shpjegon me detaje identikitin e pasaportës evropiane dhe rrugën e Shqipërisë, por aspak pse Shqipëria është ende aq e varfër dhe pse shqiptarët vazhdojnë e ikin. Me durimin që vjen nga etja e pashuar për pushtet shmang ofendimet e individëve, “paqartësitë” e tyre dhe mundohet t’u tregojë se rruga e Shqipërisë është inerci drejt Evropës. Është aq bindës, saqë të duket që Shqipëria është tashmë e integruar, janë mbyllur grup-kapitujt dhe në diskutim janë vetëm modalitetet.
Tek PD-ja po pritet heqja e non-gratës së Berishës, madje dy eksponentë të Demokratëve, Këlliçi dhe Harxhi e kanë bërë fakt (!) dhe argumenti pas shpjegimeve është se do fitojnë pasi është vetë Rama me drejtimin e tij katastrofik, i cili po ua jep këtë mundësi të vinë në pushtet. Madje, ardhja në pushtet është e padiskutueshme, vetëm “nëse nuk do vidhet vota“. Për këtë është kujdesur vetë Berisha që cilëson dhe ka kërcënuar këdo që do guxojë. Epilogu dihet në rast humbje: Na vodhën!
Partitë e vogla merren me dy partitë kryesore ndërkohë që kanë gjetur kohë dhe për shpalosjen e ideve të tyre, ku shquan Shehaj me “masat trampiane drastike” dhe Lapaj e Shabani me idenë e bërjes së Shqipërisë. Të Djathtët e Shehit dhe Alibeaj vazhdojnë punën në terren duke bërë përballjen e parë bio të tyre, ndërsa Qorri vazhdon me stoicitetin e ideve të veta dhe besimin që do përcjellë elektorati i tij, të cilin mëton se e ka besnik.
Ajo që të bie në sy është një fushatë e vakët dhe përpjekja vetanake e kandidatëve në terren, ku kanë filluar përplasjet e para për ekzistencë brenda llojit dhe mbi të gjitha lufta e nëndheshme për mbijetesën në xhunglën politike.
Partia Demokratike duket sikur e ka “fituar” maxhorancën në parlamentin e ardhshëm dhe është krejt e qetë, ndërsa pret edhe de jure që non-grata e Berishës të hiqet. Pa dashur të spekulojmë, tashmë gjithçka mund të ndodhë nga administrata Trump [mbase po ruhet si asi nën mëngë shfuqizimi i këtij vendimi (!)] dhe kjo vërtetë mund t’i trandë zgjedhjet shqiptare, kurse PS-ja vazhdon e qetë me inercinë e saj, ku nuk ka program por të ardhme, që materializohet me pasaportën e BE-së. Atë që të Majtët dinë ta bëjnë edhe më mirë se cilido: Të shesësh formën për përmbajtje. Por, ky është edhe fenomen te PD-ja. Dhe, kjo tregon më së miri origjinën e vërtetë të këtyre dy partive. (Javanews)

 

Next Post
“Ne nuk nxjerrim flamuj të PS, 11 maji nuk është për trifozeri partiake”, Rama: Zgjedhësit tanë gratë vajzat dhe votuesit rishtas! Burrat “s’mbushin”

“Ne nuk nxjerrim flamuj të PS, 11 maji nuk është për trifozeri partiake”, Rama: Zgjedhësit tanë gratë vajzat dhe votuesit rishtas! Burrat “s’mbushin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete

November 3, 2026
“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

November 3, 2026
Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

November 3, 2026
Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In