• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Teknologji

Albtelecom sjell për herë të parë mësimin përmes realitetit virtual në shkolla

by A R
21/01/2020 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë jetojmë në epokën e teknologjisë, ku përdorimi i tableteve, laptopëve dhe smartfoneve është një realitet i natyrshëm, sidomos për brezin e ri. Për të orientuar përdorimin e teknologjisë në funksion të edukimit, ALBtelecom ka iniciuar për herë të parë në Shqipëri përdorimin e orëve praktike mësimore përmes realitetit virtual.

ALBtelecom me nismën më të re “Edukimi nëpërmjet Realitetit Virtual”, synon të angazhojë nxënësit më gjerësisht, duke i treguar atyre se teknologjia mund të shfrytëzohet më së miri për edukim. “Ne synojmë t’ju tregojmë të rinjve që ka një potencial të jashtëzakonshëm tek interneti dhe teknologjia nëse e përdorin në funksion të dijeve, mësimit në shkollë dhe jo vetëm për lojrat që na rezulton që janë të preferuarat e brezit të ri.” – tha Jonilda Filipi, Drejtoresha e Çështjeve të Korporatës pranë ALBtelecom.

Nëpërmjet kësaj nisme, ALBtelecom i mundëson nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Tiranës të përjetojnë realitetin virtual si një mjet cilësor arsimor, i cili synon të pasurojë përvojat e tyre të të nxënit. Gjatë kohëzgjatjes së këtij projekti, nxënësit do të jenë në gjendje të kenë përvoja mësimore më kuptimplota dhe eksperimentale.“Përmes këtij programi synojmë të sjellim në mënyrë më të thjeshtë dhe efiçente lëndët e mësimit në disa fusha të shkencës, por mbi të gjitha të inkurajojmë përdorimin e teknologjisë në funksion të edukimit” – shtoi Filipi.

ALBtelecom do të ndihmojë shkollat 9-vjeçare për të mundësuar disa orë praktike të lëndëve të ndryshme si biologjia, fizika, kimia, historia me ndihmën e teknologjisë tre dimensionale.

Falë kësaj nisme, nxënësit mund të dëshmojnë vetë se çfarë ndodhi në histori, të shohin në kushtet e realitetit virtual trupin e njeriut dhe të provojnë përvoja të reja të të mësuarit nga një këndvështrim tjetër  shumë herë më praktik. Ata do të jenë në gjendje të udhëtojnë në kohë dhe hapësirë, të shkojnë kudo, të kthehen në të kaluarën ose të zbulojnë misteret e së ardhmes.

Të qenit të aftë për të vizualizuar atë që ata po mësojnë nga një këndvështrim tjetër, në një pamje tre dimensionale, u lejon atyre të shijojnë më mirë kohën e tyre të mësimit.

ALBtelecom në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka sjellë në shkolla një teknologji novatore, të projektuar për të ndihmuar në rritjen e angazhimit dhe thellimin e njohurive në mënyrë produktive, por njëkohësisht edhe argëtuese për nxënësit.

Next Post
“5 vjet burg kush rreh dhe i bën presion psikologjik gruas”, dy deputetet e PS çojnë në Kuvend propozimin për ndryshimet në Kodin Penal

“5 vjet burg kush rreh dhe i bën presion gruas, 10 vjet për përsëritësit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In