• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“5 vjet burg kush rreh dhe i bën presion gruas, 10 vjet për përsëritësit”

by A R
21/01/2020 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuna në familje është kthyer në një shqetësim serioz për shoqërinë shqiptare, ku nuk kanë munguar as pasojat fatale me viktima. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, ka një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të dhunës në familje nga 2 mijë ne vitin 2010 në 5 mijë raste ne vitin 2018. Ajo që është akoma dhe më shqetësuese është fakti që rastet e dhunës në familje vijnë në rritje çdo vit e më shumë.

Nisur pikërisht nga ky trend i dhunës në familje, por edhe rastet fatale të regjistruara edhe në këtë fillimviti, dy deputetet socialiste, Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka kanë paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për ndryshimin e Kodit Penal, për ashpërsimin e ndëshkimin për veprën penale të dhunës në familje.

Nisma ligjore parashikon dënimin nga një deri në pesë vite burg të kujtdo që dhunon bashkëshorten apo bashkëshortin nga dy vjet që është aktualisht. Konkretisht, projektligji parashikon ndryshimin e nenit 130/a të Kodit Penal për veprën penale të dhunës në familje.

Dënimet e propozuara

1.Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhunë fizike, seksuale, psiko emocionale, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish – lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasoje cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik te tij, propozohet të dënohet me burgim nga një deri ne pese vjet.

2.Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë ndaj këtyre personave, propozohet të dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

3.Plagosja e kryer me dashje ndaj personave rreth familjar apo krushnj, propozohet të dënohet me burgim një deri në pesë vjet.

4.Po këto vepra, të kryera në mënyre të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga dy deri ne 10 vj et burgim.

Ndërkohë që dy deputetet socialiste kanë paraqitur edhe një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale ku propozojnë që për rastet e dhunës në familje gjykata të mos pranojë garancinë pasurore që mund të ofrohet nga dhunuesit.

/a.r

Next Post
FOTO / Modelja e njohur bëhet nënë për herë të tretë…

FOTO / Modelja e njohur bëhet nënë për herë të tretë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Do rritet floriri”, Meri Shehu: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme

June 22, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

20 arsye për të mos dhënë dorëheqjen

June 22, 2026
Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty!

Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty!

June 22, 2026
Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

June 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Popullariteti i protestës ka forcuar më shumë antisemitizmin se sa opozitarizmin në Shqipëri

June 22, 2026
Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona

Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona

June 22, 2026
Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

June 22, 2026
24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

June 22, 2026
Bido, tjetër përplasje me kolegun Muçi: Proteston për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione

Bido, tjetër përplasje me kolegun Muçi: Proteston për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione

June 22, 2026
Platini nuk ka dyshime: Franca, favorite për të fituar Kupën e Botës

Platini nuk ka dyshime: Franca, favorite për të fituar Kupën e Botës

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In