• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Albpetrol ankimon vendimin për pezullimin e administratorit: Ja pse prishem marrëveshjen me PHOENIX

by Java News
07/06/2017 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Shoqëria Albpetrol ka reaguar përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, pas pezullimit nga detyra me vendim të Gjykatës së Vlorës, të drejtorit Endri Puka.

Sipas Albpetrol, shoqëria ka zbatuar me përpikmëri ligjin në çdo rast, ndërsa paralajmëron se do ankimojë në Gjykatën e Apelit, vendimin për pezullimin nga detyra të drejtorit.

Një një deklaratë të shpërndarë për mediat, Albpetrol sqaron se që nga fillimi i këtij viti kompania ka prishur 6 Marrëveshje Hidrokarbure me kompani të ndryshme që operonin në fushën e kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në vendin tonë.

Arsyet kryesore të prishjes së kontratave janë mos pagesa e detyrimeve, mos kryerja e investimeve, kushtet skandaloze mjedisore dhe të sigurisë teknike, mos pagesa e rrogave të punonjësve etj, sqaron Albpetrol.

Sipas deklarates se Albpetrol, prishja e koncesionit të fundit, atij të Amonicës, ka bërë që kontraktori Phoenix Petroleum dhe aksionerët e tij, Isuf Berberi dhe Neim Kasaj, të bëjnë disa kallëzime penale në prokurori, ankime të shumta në institucione të ndryshme, si dhe u angazhuan në një fushatë personale shpifjesh në portale e media te ndryshme. Kallëzimet penale kanë të njëjtën fabul, pretendimin e kompanisë koncesionare për prishjen e padrejte të Marrëveshjes Hidrokarbure.

Njoftim për shtyp                                                     

Shoqëria Albpetrol sh.a që nga fillimi i këtij viti ka prishur 6 Marrëveshje Hidrokarbure me kompani të ndryshme që operonin në fushën e kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në vendin tonë. Arsyet kryesore të prishjes së kontratave janë mos pagesa e detyrimeve, mos kryerja e investimeve, kushtet skandaloze mjedisore dhe të sigurisë teknike, mos pagesa e rrogave të punonjësve etj. Përveç dëmit që i kanë shkaktuar Albpetrol, këto shoqëri, i kanë shkaktuar edhe miliona dollarë dëme buxhetit të shtetit nëpërmjet kontrabandës, falsifikimeve, mospagimit të taksave etj. Është hera e parë që Albpetrol me mbështetjen e MEI po vepron me vendosmëri për të prishur çdo kontratë që nuk respektohet.

Prishja e koncesionit të fundit, atij të Amonicës, ka bërë që kontraktori Phoenix Petroleum dhe aksionerët e tij, Isuf Berberi dhe Neim Kasaj, të bëjnë disa kallëzime penale në prokurori, ankime të shumta në institucione të ndryshme, si dhe u angazhuan në një fushatë personale shpifjesh në portale e media te ndryshme. Kallëzimet penale kanë të njëjtën fabul, pretendimin e kompanisë koncesionare për prishjen e padrejte të Marrëveshjes Hidrokarbure.

Albpetrol ka bashkëpunuar në çdo rast pavarësisht kallëzimeve e ankesave absurde duke vënë në dispozicion çdo dokumentacion dhe duke dhënë edhe shpjegime kur janë kërkuar. Ndërkohë 4 muaj pas prishjes së kësaj marrëveshje gjendemi të akuzuar për të njëjtën vepër nga dy prokurori të ndryshme. Prokuroria e Tiranës na akuzon se marrëveshja është prishur pa kaluar afati ligjor dhe se kemi dëmtuar shoqërinë, për më tepër duke përdorur edhe organe dhune si Policia e Shtetit. Pra, sipas tyre, kemi dëmtuar interesat e kompanisë Phoenix Petroleum. Ndërkohë Prokuroria e Vlorës na akuzon se është prishur marrëveshja pasi kishte kaluar afati ligjor. Pra kemi favorizuar kompaninë Phoenix Petroleum sepse marrëveshja duhet të ishte prishur më parë. Faktet janë të njëjta, interpretimet e prokurorisë janë të ndryshme, por e përbashkëta e tyre është se të dyja prokuroritë shkojnë në masa ekstreme kundër nesh. Ajo që na shqetëson më tepër është fakti se në të dyja rastet vendimet merren pa dëgjuar fare opinionin e Albpetrol. Jemi të sigurt se nëse do të na jepej mundësia të shpjegoheshim, një e drejtë kjo që na takon me ligj, nuk do të ndodheshim para një situate të tillë absurde.

Albpetrol dhe drejtuesit e tij janë besimplotë se kanë zbatuar korrektësisht ligjin dhe pavarësisht presioneve të këtyre kompanive që kanë abuzuar prej vitesh me pasuritë tona kombëtare, do të vazhdojnë punën e nisur për t’i rikthyer publikut të gjitha fushat naftëmbajtëse të cilat shfrytëzohen pa respektuar kontratën dhe pa shlyer detyrimet.

Vendimi për pezullimin e Administratorit të Albpetrol sh.a është ankimuar në Gjykatën e Apelit të Vlorës./javanews.al/a.ç

 

 

Next Post
“Rama jeton mes vizatimeve dhe qypave me baltë, unë do jem kryeministri i fermerëve”

"Rama jeton mes vizatimeve dhe qypave me baltë, unë do jem kryeministri i fermerëve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In