• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albini u dorëzua, pasi ju zbulua pazari me serbët

by Mero Baze
12/07/2023 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Albin Kurti më në fund u dorëzua përballë sanksioneve të Bashkimit Evropian. Edhe pse në fillim tha “shpresoj të mos zgjasin shumë”, duke i cilësuar ato si të padrejta, ndërsa kritikat e sekretarit Blinken si naive, ai pranoi sot zyrtarisht se ka pranuar të tërheqë policinë nga Veriu i Kosovës dhe të mbajë zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe.

Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq.

Kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret  e tij, u dorëzua.

Për të gjithë ata që më kanë sulmuar mua dhe dhjetëra kolegë gazetar gjatë kësaj kohe, pse akuzonim Albin Kurtin se po shkatërron të ardhmen e Kosovës duke hyrë në krizë me Perëndimin dhe duke humbur besueshmërinë e shtetit të Kosovës në Perëndim, tani ka një shpjegim të qartë se arsyeja e këtij akti shkatërrues të Albin Kurtit kundër Kosovës, nuk ka qenë patriotizmi, por e kundërta e tij, pazaret me serbët radikalë.

Madje me ata serb që janë delet e zeza të Perëndimit në rajon. Në gjithë këtë betejë, Albin Kurti ka pasur aleatë listën e zezë të SHBA në Shqipëri, kryesuar nga Sali Berisha, dhe listën e zezë të SHBA në Serbi, kryesuar nga Milan Radojçiq.

Dorëzimi i tij, është një akt  pozitiv për Kosovën, por një akt që vjen me një faturë të rëndë, të cilën do ta paguajë gjatë, pasi Kosova ka dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme besueshmërinë e saj si shtet në raport me Perëndimin.

Albin Kurti nuk u dorëzua se ju mbush mendja befas që duhet të dëgjojë Perëndimin, por u dorëzua se ju zbuluan pazaret me serbët.

Bilanci i kësaj beteje të hidhur të Albin Kurtit me Perëndimin, është tani izolimi i Kosovës, dëmtimi i besueshmërisë së saj, forcimi i kredencialeve të Serbisë si shtet më i besueshëm se Kosova. Mjafton të kujtojmë se sekretari i Përgjithshëm i NATO është gati të takojë dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërkohë që Albinit nuk i lejon as ushtarët e Kosovës të bëjnë stërvitje të përbashkët.

Të gjithë ata që e mbështetën në këtë marrëzi, tani kanë paturpësinë të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe i kërkojnë Evropës të heqë urgjent sanksionet ndaj Kosovës.

Pse kështu?

A nuk jeni ju, që thoshit se sanksionet e bëjnë Kosovën më të fortë dhe rrisin autoritetin e saj? A nuk jeni ju që thoshit se SHBA dhe Perëndimi po bëjnë lojën e Serbisë? SI ndodhi që tani fare papritur jeni dakord me Perëndimin dhe kërkoni që sanksionet të hiqen një orë e më parë?

Arsyeja është një dhe e vetme. Publikimi i audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar me radikalët serb, fyerja që ajo u bën veteraneve të luftës së Kosovës dhe ish- kryeministrit të Kosovës, që t’u krijojë atyre konfidencë politike, e kanë zuluar garniturën politike të Kosovës, si një hallkë e shtuar e radikalëve serbë në very, që në bashkëpunim me ta, ta mbajnë atë rajon të destabilizuar dhe të fajësojnë Perëndimin.

Reagimi i SHBA ndaj përgjimeve ishte i qartë. Ambasadori i SHBA në Kosovë tha se qeveria e di se nuk duhet të bashkëpunojë me persona që janë në listën e  zezë të SHBA. Albin Kurti u doli zot audio përgjimeve, duke sulmuar gazetarin që i publikoi, si për të na bindur të gjithëve se gjërat nuk kanë ndodhur rastësisht.

Dorëzimi i tij, është thjeshtë frika se po i afrohej listës së zezë të SHBA dhe rrezikon pushtetin në Kosovë. Gjithçka është vetëm në funksion të axhendës ë tij personale.

Megjithatë Kosova duhet të marrë frymë lirisht që u gjet një mënyrë se si ky kryeministri i saj, të mos shkatërrojë të ardhmen e saj. Zbulimi i pazareve të tij me serbët radikal, shpjegon gjithçka. Shpjegon arsyet përse Kurti krijoi atë krizë artificiale në Veri, përse refuzonte SHBA dhe BE, dhe përse hiqej i sigurt se nuk do të tërhiqej nga ajo situate, pavarësisht sanksioneve.

Publikimi i skandalit, bëri që ai ta ndjejë veten të pasigurt dhe brenda koalicionit, dhe në opinion publik, por mbi të gjitha, të pasigurt dhe në zyrat e SHBA dhe Evropës, ku po skedohet si shok i Milan Radojçiq.

Dhe kaq mjaftoi të dorëzohej. Kaq mjafton dhe për të kuptuar se vet ai, nuk është as “tigër prej letre”, siç ka qejf ta quaj Perëndimin, ministrja e tij e Jashtme, por një mace e përkëdhelur e tigrave serb të Arkanit, që sapo i zbulohen lidhjet dorëzohet dhe bën sikur pranon diktatin e Evropës.

Në fakt e vetmja gjë që ka pranuar me këtë akt, është dijenia e tij e plotë për koordinimin me serbët radikalë, dhe mos koordinimi me SHBA, BE dhe Shqipërinë, “në ballkonin e hapur të qeverisë” së tij. Nga aty e ka kuptuar se mund të rrëzohet lehtë, si çdo njeri i tronditur në një ballkon pa parmakë.

Next Post
Bardhi përmend emra: Zyrtarë të tjerë të përfshirë në dosje, Ahmetajt të bashkëpunojë me drejtësinë

Bardhi përmend emra: Zyrtarë të tjerë të përfshirë në dosje, Ahmetajt të bashkëpunojë me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

October 26, 2026
VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

October 26, 2026
Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

October 26, 2026
Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

October 26, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In