• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albini dhe 16 eurot e gënjeshtrës

by Baton Haxhiu
19/04/2026 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Albin,

Orwelli në fillim të Ferma e kafshëve nuk ndërton një mashtrim. Ai ndërton një ëndërr. Një premtim që duket i pastër, pothuajse i pakundërshtueshëm. Që të gjithë do të jenë të barabartë. Që askush nuk do të jetë mbi tjetrin. Që një rend i ri lind nga lodhja e padrejtësisë së pushteteve të vjetra.

Por rrëfimi nuk është për lindjen e kësaj ëndrre. Është për mënyrën se si ajo degradohet. Si zbret nga ideali në zakon. Si shndërrohet, jo në tragjedi, por në banalitet.

Sepse ndryshimi në qeverisje nuk vjen si tradhti e madhe. Nuk vjen me zhurmë. Vjen si zakon. Fillon me përjashtime të vogla që arsyetohen si të përkohshme. Pastaj kthehet në privilegje që justifikohen si të domosdoshme. Në dallime që nuk pranohen si të tilla, por shpjegohen si funksionale, si pjesë e “realitetit”.

Dhe më pas vjen gjuha.

Ajo që thuhet në rrjete sociale, në deklarata, në mbrojtje të përditshme. Fjalët fillojnë të lëvizin ngadalë. Kuptimet të zbehen. Barazia nuk zhduket nga fjalori. Ajo mbetet aty, por si një fjalë pa përmbajtje. Riformulohet. Zbutet. Derisa bëhet diçka tjetër, por vazhdon të quhet njësoj.

Dhe në atë moment, gënjeshtra nuk është më e dukshme. Nuk ka nevojë të fshihet. Është bërë e pranueshme.

Sepse nuk është më kundër së vërtetës.

Është bërë versioni i saj.

Dhe aty fillon problemi yt me 16 eurot.

Sepse ato nuk janë një fakt i thjeshtë. Janë një fjali e ndërtuar për të prodhuar një moral. Për të thënë se je ndryshe. Se nuk ke marrë. Se je i pastër.

Por pushteti nuk matet me atë që nuk ke.

Matet me atë që lejon.

Dhe këtu figura çahet.

Ti mund të kesh 16 euro në deklarim.

Por pushteti yt nuk jeton me 16 euro.

Ai lëviz me makina të shtrenjta. Me privilegje të heshtura. Me një rreth që nuk ka mbetur në atë shifër. Me një qeveri ku varfëria nuk është më realitet, por kujtim i përdorur si dekor.

Dhe kontrasti bëhet edhe më i rëndë kur jeta jote personale nuk është ajo që i tregohet publikut si identifikim. Një familje në një nga shtetet më të pasura të Evropës. Një distancë që nuk mbulohet me asnjë deklaratë pasurie.

Kjo nuk është thjeshtësi. Kjo është gënjeshtër e rafinuar dhe që nuk e mohon të vërtetën. E përdor atë. Merr një copë të vogël të saj dhe e ngre në nivel morali, për të mbuluar pjesën tjetër.

Albin,

Po, mund të jetë e vërtetë që ke 16 euro.

Por nuk është e vërtetë që kjo të përkufizon.

Sepse ndërkohë që kjo shifër shitet si ndershmëri, pushteti yt prodhon diçka tjetër. Prodhon privilegj. Prodhon pasurim rreth teje. Prodhon një sistem ku dallimi mes asaj që thua dhe asaj që ndodh bëhet gjithnjë e më i madh.

Dhe këtu gënjeshtra bëhet më e rrezikshme. Sepse nuk është më vetëm deklaratë. Është moral me rrenë brenda.

Është përpjekje për të bindur të tjerët se kontrasti që shohin nuk ekziston. Se problemi nuk është sistemi, por perceptimi. Se mjafton që ti nuk ke, për të justifikuar atë që kanë të tjerët.

Kjo është ajo që e bën të pashije.

Sepse në fund, nuk është problem varfëria jote, por është përdorimi i saj.

Albin,

Në Fermën e kafshëve, derrat nuk u bënë të ndryshëm brenda natës. Ata u bënë të tillë duke bindur të tjerët se nuk kishin ndryshuar. Se ishin ende njësoj. Se gjithçka që bënin ishte për të mirën e përbashkët.

Dhe në fund, askush nuk e dallonte më ndryshimin, sepse kur një njeri deklaron varfëri, por nuk shqetësohet nga pasuria që rritet rreth tij, ai nuk është më simbol i ndershmërisë. Është mburoja morale e saj me një mashtrim 16 eurosh.

Dhe në atë moment, 16 eurot nuk kanë më rëndësi, sepse ajo që mbetet është kjo që secili njeri i ndershëm e mendon.

Nëse je kaq i pastër, pse nuk të pengon papastërtia përreth?

Nëse je kaq i varfër, pse pushteti yt prodhon të pasur?

Sepse në fund, nuk është çështje xhepi.

Është çështje ndërgjegjeje.

Dhe kur gënjeshtra bëhet mënyrë për të mbrojtur atë ndërgjegje, ajo nuk është më gabim. Është zgjedhje personale e jotja për të bërë moralistin gënjeshtar.

Prandaj kjo zgjedhje që nuk matet me 16 euro, por matet me distancën mes asaj që thua dhe asaj që je.

Next Post
Lushnja bëhet model për sektorin e vajit të ullirit, Salla: Krijojmë kushte për uljen e kostove

Lushnja bëhet model për sektorin e vajit të ullirit, Salla: Krijojmë kushte për uljen e kostove

Comments 2

  1. Bruno says:
    6 months ago

    Ti nuke ke te drejten,te permendesh,emrin e Z Albin Kurtit,ti je nji ndytsire para tije,ti je spiun i vucicit,je antishqiptare,ti duhet te jeshe NON GRATA ne SHqiperi.

    Reply
  2. Albrini says:
    6 months ago

    Ky bruno a thu e ka hanger copen e kulaqit qe ja hell Aboja.Edhe Enver Hoxha na thoshte se arnonte çorapet e rrogen e kishte vetem 16000 leke ne muaj por tash na doli se e shoqja vetem per nje vit kishte blere ne Itali rroba ushqime paisje te ndryshme plot 47000 dollar (sot mund te jene 5milion $).Kete 16 euro e Enveri 16 mije leke e paskan ba me fjale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

October 23, 2026
Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ngjall reagime të forta, ja si e shpjegon autori Sadik Spahija: Për këtë vepër jam…!

Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ngjall reagime të forta, ja si e shpjegon autori Sadik Spahija: Për këtë vepër jam…!

October 23, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

October 23, 2026
Ministri Karakaçi inspekton Zyrën Postare Nr.5 në Tiranë: Sportelet të hapura për qytetarët!

Ministri Karakaçi inspekton Zyrën Postare Nr.5 në Tiranë: Sportelet të hapura për qytetarët!

October 23, 2026
Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

October 23, 2026
Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema

Zbatimi i Ligjit të Faljes, Tatimet njoftojnë fshirjen e 453 milionë eurove detyrime!

October 23, 2026
Vapa ndryshon tregun e banesave në Francë, blerësit kërkojnë shtëpi më të freskëta -

Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

October 23, 2026
Dekretimi i ligjit për pagat e magjistratëve, Bardhi: Pikëpyetje mbi rolin e Presidentit si garant i Kushtetutës!

“Rama sulmoi studentët”- Bardhi: Qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë, kurse…

October 23, 2026
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Lindja e Mesme/ Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për armët bërthamore

October 23, 2026
Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Netanyahu paralajmëron operacion të gjerë në Bregun Perëndimor, dy palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë të vrarë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In