Nga Adi Dule-Artist/ I dashur Albin!
Unë jam Adi Dule një artist shqiptar që më shumë më ka famë oxhaku në studio,se sa veprat e mia, Si të gjithë shqiptarët e Shqipërisë tonë(kush pabuks e kush bukngrënës,kush pa punë e kush që lutet të marë dike në punë, kush që ulëret që ska puntorë e kur i gjen mezi i paguan,e kush ka puntorë i ikin se i paguan shumë, kush që shet tokën në fshat e hap kioskë me llamarinë në periferi të tiranes e shet me listë, e kush që i bie bretku duke punuar tokën dhe i blen çunit të papunë shpi në tiranë,kush që merr borxh për të shkuar jashtë me pantofla e kush që vjen nga jashtë me ferrari dhe ha një plumb ballit. Kush që i thotë polici i zonës mbill kanabis dhe e raporton se ja ka vënë detyrë shefi e kush që mbjell kanabis pa pjerdh policin se ka shefin i cili e zhvesh policin që nuk raportoi,kush që prostituon se e detyron burri e kush qe prostituon se burri nuk sjell lekë në shtëpit, pra Shqipëri hesapi…po ta them vetë se e di që ti se thua)i përhumbur në atelienë time, as që kam nerva e për më tepër kohë të ndjek politikën e dëgjoj se ç’thotë Rama e aq më pak Basha,e sidomos ti, sepse më bëhet nervi tel më shumë nga ata qe ju shajnë apo mbështesin ju se sa nga ju vetë. Shkurt apati politike totale(si oër mua e si për ata që ti shpalosa më lart)pasi shyqyr kemi zhurmën për kapjen e peshqve të mëdhenj e jo mitingje me shashka e zjarre,se pa zhurmë dihet që s’na lë kjo lloj politike ne.
Ja kaq Albin vllai…aaa..edhe diçka tjetër pozitive.BE tashmë ka sherr mes vetes të na pranojë apo jo,teksa deri dje na vinin ne në sherr. Do thuash po si rrini në apati kur sjeni mirë. Ne kemi kohë e kohë që jemi mësuar të jemi vetem keq e keq…tani të paktën jemi një shkallë më lart: s’jemi mirë.Boll të mos jemi keq,paçka se s’jemi mirë. Mund të të duket ironike ose akoma më keq sarkastike. Në fakt është një tregues sinjifikativ i zgjuarsisë që kemi si komb,pasi kemi mbijetuar në të paktën dy perandori për një periudhë rreth 1mijë vjeçare. Dhe jo vetëm mbijetuar si njerëz,por përmbi të gjitha si komb.Nëse i referohemi historisë për popujt tanë komshi, qoftë Italia e qoftë Greqia në një periudhë jo të largët nga sot kanë përjetuar kriza urie të tilla sa njerëzit vdisnin në rrugë nga uria dhe askujt si bënte përshtypje.Kam pyetur dhe lexuar ,por kombit tonë kurrë si ka ndodhur kjo gjë sado vështirësi dhe periudha të këqija të ketë kaluar. Nuk mundet shqiptari të shohë shqiptarin të vdekur në rrugë nga uria,ndaj kjo është fuqia e kombit tonë.Humanizmi i paparë sado që themi se dy shqiptarë bashkë nuk i bën dot.Dy shqiptarë vërtet si bën dot bashkë,por kurrë nuk ndodh që një shqiptar ta lërë shqiptarin ne rrugë të vdesë nga uria..Ne kemi ditur të mos vdesim urie dhe të mos vuajmë,sepse ishim dhe jemi komb krijues në çdo aspekt të artit. Sado na rrudhën e rrudhën mes detit dhe maleve koha tregoi që nuk na zhbënë dot.Të tjerët mbajnë trojet tona,ne mbajmë nderin tonë dhe nderin e tyre të humbur.
Besoj se të krijova një pamje e pasqyrë të thjeshtë për ne shqiptarët e Shqipërisë në kushtet e sotme dhe në kushtet e hershme . Ahere po hyj në temë. Prej kohësh kam perceptuar prej së largu politikën e Kosovës ,me po të njëjtën apati të pandryshueshmeJo shpërfillëse apo indiferente,por me vëmendje për të kapur thelbin.Vija re me kënaqësi që Vetvendosja shfaqej si një “armë” politike me filozofi patriotike, kundra korrupsionit te partive qe drejtonin prej vitesh. Sigurisht që korrupsioni ska pikë lidhje me antipatriotizmin apo akoma më keq me tradhtinë ndaj idealeve kombëtare.Sigurisht filozofia “patriotizmi është luftë ndaj korrupsionit për të mos lejuar rrënimin e shtetit të ri” më pëlqen.
Sakaq kur kisha ndonjë çast pushimi në atelie ngrija veshët të dëgjoja fillimin e kësaj “lufte patriotike” me evidentimin e peshqve të mëdhenj të korrupsionizmit.Asgjë. E mirë është herët thashë me vete dhe u rifuta në guackën e artit.Sakaq më kapte veshi jo Vuçiç u bë nervoz në takim me Kurtin,jo Kurti ja mblodhi dhe i tregoi se patriotizmi në Kosovë tashmë ka lider dhe zot etj. Madje morët pjesë edhe në zgjedhjet tona parlamentare. Për mendimin tim ishte një lloj donkishotizmi provokativ me paralajmërimin që edhe këtu pas dita vitesh do marrim pushtetin.Këtu kuptova qartë që ti mund të dish mirë historinë e Shqipërisë,por as e cek psikologjinë e shqiptarëve të Shqipërisë. Sinqerisht të sugjeroj të rrish më shumë me Ramën, sepse e njeh shumë mirë popullin e tij dhe ka shumë kënaqësi të të flasë me orë pafund për të.
Siç e di Shqipëria që nga fillimi i shekullit të 20 me përpjekje titanike të burrave më të shquar dhe më me kulturë të kombit shqiptar ,si dhe me një frymë atdhedashurie dhe dëshire të pacak për liri arriti pas një kalvari nëpërmjet 1912 tës me plakun e mençur Ismail Qemali e deri në 1920 të krijojë qeverinë,shtetin shqiptar dhe kryeqytetin Tiranë. Ti historinë e Shqipërisë sigurisht e di,por se di a e ndjen po aq sa atë të Kosovës. Për hirtë së vërtetës në këtë shtrirje kohore,pra deri në Kongresin e Lushnjes,kjo nëna jonë tejet e rropatur ndër shekuj derdhi shumë gjak(ende kam fjalët e gjyshes time: isha e vogël dhe teksa ecja me familjen që të mos na therrnin andartët grekë ,pellgjet që i kujtoja se ishin me ujë gjatë rruges ishin me gjak).Por ja vlejti ai gjak martirësh jo vetëm për trungun amë,por edhe për bijën Kosovë që kurrë nuk do ta arrinte pavarësinë nëse Shqipëria nuk do të ekzistonte si shtet i shqiptarëve per gati tërë shekullin e 20 -të. Pavarësi me gjak edhe për.ju. Sigurisht Kosova e ka më të freskët dhe na dhëmb më shumë ,ama po aq, kjo duhet të na kujtojë sikur ka ndodhur dje gjakun e derdhur rreth 100 vjet më parë për pavarësinë e Shqipërisë.
Do thuash dil në temë . Reagimi i vakët i yni këtej pas asaj deklaratës tënde,ose tregon se ende se kemi kuptuar siç duhet, pasi as i kemi dhënë rëndësinë që mbart fitili që ndeze ,ose ka kohë që ti e bën këtë( dhe unë e dëgjova tani)dhe reagimi në dukje i vakët i shqiptarve të nënës së madhe mbart diçka të frikshme që unë e njoh mjaft.
Së pari the se: kjo nismë më ngjan me një kahje lindore(pra e krijuar nga sllavët në dëm të kombit shqiptar).Së dyti, përtej anatemimit te nismës si të organizuar nga sllavët dhe Shqipërisë të shitur tek ta në dëm të interesave te Kosovës dhe madje edhe në fyerje te atyre që derdhën gjakun për pavarësi,që Shqipëria i përdhos me pjesëmarrjen në këtë nismë .Për ti “shpëtuar” krimit të pastër që mos dukej se e kishe me trungun amë bëre një përcaktim që nuk e ke me Shqipërinë, pra i bie me kryeministrin e saj. I the popullit të Shqipërisë që kryeministri jua bën lojë të pistë me vrasësit tanë.
Kjo është gjëja më e rëndë që mund ti bësh kombit tënd dhe për mua më e rënda deri më sot që një shqiptar ja bën shqiptarizmit.Edhe nëse do duam ta marrim për të vërtetë, që Open Balkan është vetëm për interesat e lindjes,nuk e marrim dot sepse deklarove një dyshim hipotetik, gjë që nuk i shkon një lideri serioz ta shprehë në media pa patur argumenta ose fakte. Kjo akuzë hipotetike më shumë dëmtoi imazhin e Shqipërisë se sa të lindorëve, pasi e trajtoje si të shitur tek interesat e tyre. Vetëm Edi Rama që e ke antipati dukshëm ta zuri pamjen e varreve të atyre që dhanë jetën për pavarësinë e kësaj Shqipërie? Ti shkel mbi gjakun e atyre që na dhanë pavarësinë e Shqipërisë dhe pastaj e mbyll me akuzën që Rama përdhos martirët e Kosovës duke u ulur me Vuçiç.Vetëm ti i jep të drejtë vetes të ulesh me Vuçiç sepse vetëm ti je patriot i vërtetë. Të jesh me Ramën përballë Vuçiç të tmerron idea se po të cenon Rama eksklusivitetin e përfaqësimit të Kosovës.
Të siguroj Albin që me këto, ndoshta mund t’ju marrësh mendtë të tuve, por kurrë shqiptarëve të Shqipërisë, që janë të rrahur me vaj e me uthull dhe jua fyen zgjuarsinë dhe krenarinë deri aty ku ti as do mund ta kuptosh.Një patriot i madh dhe burrë i mençur së pari do ta bisedonte me Ramën kokë më kokë dhe ti jepte argumenta dhe fakte e analiza serioze pse ajo nismë është në dëm të kombit tonë dhe si rezultat t’ja vërtetonte që ai ka shitur e tradhtuar interesat kombëtare. Gjë që dukej qartë që ti se kishe bërë nga mënyra si fole(nuk ka burrë në botë që jo vetëm Ramës, por çdo udhëheqësi që ka drejtuar Shqipërinë në 100 vjet t’ja bëje këtë akuzë në sy )
Pra përsëpari nuk pate burrërinë të flisje kokë më kokë me Ramën.Së dyti,nuk pate burrërinë të akuzoje direkt sllavët me argumenta, pse mendon se eshte sajesë për interesat e tyre,por përdore dobiçllëkun “më ngjan” ?
Natyrshëm tani të vjen pyetja: pse e bëra sipas teje? Përpara se të sqaroj pse e bëre,do analizoj se kush ta dha të drejtën ta bësh. Nuk ka nevojë për këshilltarë kushdo kryeministër apo president i Kosovës që t’ja bëjë të ditur se pa Shqipëri as do kishte dhe as do ketë Kosovë.
Abdyl Frashëri( jam krenar që jam pasardhës direkt i fisit të Dulellarëve të Frashërit,ku kanë lindur edhe vëllezërit Frashëri: lexo Sami Frashëri/ biografia e prejardhjes familjare.Dhe kjo për më tepër më jep të drejtën që mos guxojë kush nga taborri yt të më quajë të shitur apo antishqiptar), dihet botërisht që e arriti aprovimin e portës së lartë për autonominë e Shqipërisë,por nuk pranoi kurrë që kjo të bëhej pa Kosovën. Dhe me këtë shprehu tërë shpirtin e çdo shqiptari dhe jo vetëm të vetes.Nuk dëgjon asnjë shqiptar të Shqipërisë të thotë që le ta merrnim ne njëherë dhe pastaj duke parë e duke bërë për Kosovën.Përkundrazi i përulemi të tërë si hebrejtë Mosiut, sepse ai është Moisiu ynë,që kryeministri Rama(dhe çdo kryeministër që ka patur Shqipëria) as nuk mund ta mendojë ta cënojë qoftë edhe pak Kosovën, e jo më të vërë interesat e tij mbi Shqipërinë e Kosovën. Besoj vllai im që ti vuan nga sindroma e marrëzisë së madhështisë që jua ke ngulur edhe atyre që të ndjekin, si një udhëheqës shaman.Të krijosh insinuatë shitjeje të interesave kombëtare për kryemistrin e zgjedhur me shumicë të pastër nga populli shqiptar është shërbimi më i madh që i bën armiqve të kombit tonë. Për një gjë të jesh i bindur ti dhe kushdo, që asnjë udhëheqës i Shqipërisë nuk e ka tradhtuar kombin, sepse ne Shqiptarët e Shqipërisë që të dukemi kaq jo atdhetarë do ta kishim linçuar dhe varur me kokë poshtë vetëm nëse do guxonte ta mendonte.Ama jemi krenar që arritëm ta mbajmë Shqipërinë shtet të pavarur derisa ta fitonte edhe pjesa tjetër e kombit, Kosova.Që ishte dhimbja jonë edhe kur ju nën federatën jugosllave jetonit shumë më mirë se ne, qe mezi kishim bukë dhe veshje.Nuk ju kishim kurrë zili,përkundrazi na vinte keq që ishit nën dhunën serbe dhe jo pjesë e trungut amë.
Kam parë lotë në sytë e tim eti kur u nda me mikun e tij të madhin artist Fatmir Krypa,kur e përcolli në kthim për në Kosovë. Ti se kupton çdo të thotë të jetosh me një të huaj pushtues mbi kokë,më tha.
Ne e mbajtëm shtetin dhe kombin edhe pa bukë edhe në luftë,edhe nën diktaturën më absurde të lindjes,por se mbajtëm vetëm për veten,por edhe për ju. Ndaj ti Albin jo vetëm nuk ke të drejtë te bësh atë deklaratë,por kushdo të jetë kryeministër i Shqipërisë ti nuk mund ti lejosh vetes ta trajtosh me shijet e gustot e tua si person,sepse duhet të respektosh së pari trungun amë. Mos e shih veten trung dhe Shqipërinë degë.Nuk duhet ti lejosh vetes të bësh kryeneçin(jam i sigurtë që një ditë jo të largët Kosova do të jetë pjesë e nismës Open Balkan) dhe ti thuash jo Shqipërisë, sepse ja merr fytyrën kombit dhe jo kryeministrit kushdo qoftë ai.Problemet e familjes nuk nxirren në pazar siç bën ti,por diskutohen brenda mureve të shtëpisë.Dhe kombi shqiptar e ka një zot,ka Shqipërinë amë që ende lufton me varfërinë e saj dhe gjakun e ri që po i ikën përditë nëpër botë. Rama është një shqiptar fisnik që nuk ngurron ti shtrijë dorën kujdo armiku të shkuar për ta kthyer në mik,sepse përpara se të kemi nevojë të qajmë ata bij e bija që na vranë,kemi nevojë të bashkëpunojmë për të mos hapur më varre të reja që të qajmë sërish.Kemi nevojë të lidhemi bashkë si Ballkan që të na marrë seriozisht bota si treg potencial ballkanik dhe jo si ca barbarë që e kanë mendjen vetëm si të vriten. Përpos kësaj ti Albin po krijon një precedent të tmerrshëm mes shtetit amë dhe Kosovës.Po fut përplasjen ndërmjet mbështetësve të tu dhe atyre të kryeministrit shqiptar dhe partise së tij që janë me mijëra nga të dyja krahët.Dhe një përplasje aspak politike apo partiake,sepse ne duam sduam jemi në shtete të ndryshëm pavarësisht se një komb .Si mendon ti se ndjehen mbështetësit e Ramës kur lexojnë komente absurde në internet për dy trëndafila bardhë e kuq (,sinjifikim i prindërve të tij që kanë ndërruar jetë)të mbështetësve të tu që i lidhin me flamurin serb?Nuk do të ta fali kurrë historia nëse do fusësh përçarjen dhe urrejtjen mes shqiptarësh për hir të egos tënde.
Përsa i përket asaj se pse e bën tërë këtë,besoj se pas kaq e kaq sa sqarova është e thjeshtë fare.Ti do dhe vlerson vetëm veten dhe jo kombin.Ti sjell partinë tënde ne zgjedhjet në Shqipëri për të treguar që kombi shqiptar kudo qe eshte tashmë do drejtohet në një të ardhme nga Albin Kurti, pra Kosova dhe jo Shqipëria.Kinse kryeministri shqiptar nuk e meriton sepse e ka nxjerr kombin shqiptar në treg dhe ti je i vetmi shpëtimtar.Je totalisht i papjekur dhe i verbër djalë i mbarë. Jo që Shqipëria dhe shqiptarët ska shanse të të lënë ty të na kalërosh me filozofinë tënde patriotike mesjetare,që neve na dukesh si donkishot(madje na hap zorrët se na kujton propagandën e Enverit për atdheun që për pak na shpifi edhe vetë atdheun),por jam i bindur që as shqiptarët e Kosovës nuk do të ta lejojnë për gjatë këtë aventurë që ti kujton se e bën kaq të sofistikuar sa s’ta kuptojnë.Ti së pari, shih të merresh me ata që e zhvatën përpara teje atë Kosovë dhe po ke këllqe gje fakte dhe dërgoi përpara drejtësisë.Së dyti, forco ekonominë e Kosovës dhe jo politikën e jashtme të saj ,sepse sa të jetë Shqipëria do jetë edhe Kosova dhe këtë se luan as topi . Së treti, Ramës që ti kujton se po e mbroj(ska fare nevojë ta mbrojë askush,unë mbroj vetëm kombin tim) vërtet e kam mik e shok për kokë( në studio kur vjen bën art ,siç ata dy trëndafilat e prindërve të vet që i lëshove llapaqenët),i kam bërë vite më parë jo një shkrim e dy,por pafund si dhe ku e ku më të ashpër se ky që të rezervova ty sot. Së katërti do vlerësoja moslejimin nga ana jote të përdhosjes me komente talebaneske të kësaj letre të hapur ,drejtuar ty, nga detashmentet e ruajtjes me fanatizëm të figurës tënde në fb.
Uroj pas kësaj të bëhemi miq të mirë dhe madje të ftoj në atelie kur të të bjerë rruga për Tiranë
Vëllazërisht, Adi Dule
Degjo kemi ti dule kujt ja tregon gjakun e derdhur per fe e atdhe.se ke provuar ti shperguljen me dhune por familja ime ne kohe te saj me jete njeriu deshmor.
Shkrim i saktë dhe plot argumenta. Kurti duhet ta lexoje. Ai nuk duhet ta shikoje vehten si profeti i shqiptareve!