• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurtin e kemi xheloz, na e kalon dhe ne femrave që “urrejmë” njëra tjetrën

by Kimete Berisha
27/08/2021 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

‘Vdekje’ popullit – Lavdi Arbenit!

Qesharake de!

A s’është për t’u mbytur n’legen, kur lexon sesi ministrat e Kurtit dalin dhe e lavdërojnë njëri-tjetrin.

Gati jam bindur se ‘të jesh vendi i parë në botë në përhapjen e Covid-19’, është ‘sukses’ i madh i ministrit të shëndetësisë!

Pas poemës së Donika Gërvallës, sot Bislim Bislimi ka hy ‘garant’ për Arben Vitinë, dhe ia ka kushtuar disa përkëdhelje, duke e llastuar edhe më shumë!

Bislimi, e ka zbuluar para pacientëve shqiptarë se ministri i tyre Arben Vitija punon 16-të orë në ditë (pa e shfrytëzuar pauzën e drekës).

Bislimi ende pa e ka ‘zbuluar’ kush është nipi i tij, si quhet dhe kush ia ka punësuar nipin, pa e njoftuar më parë se i ka lindur një nip, ka arritur të ‘përgjojë’ punën e Arben Vitisë!

Puna e Bislimit është t’ia ‘matë’ orët e punës Arben Vitisë.

Nëse nuk e spiunon, a mund të betohet n’kry’ t’Kryeministrit se Arbeni punon fiks 16-të orë!

Edhe më keq nëse punon kaq shumë, nëse është i angazhuar kaq shumë, 16-të orë në ditë (pa pushim) për ta rrezikuar shëndetin publik!

Edhe sikur të mbyllej krejt ministria e shëndetësisë-më keq nuk do të kishte ndodhur.

Unë i kam mërzi ’emrat përkëdhelës’, sigurisht e kam gabim, duhet ta rishqyrtoj këtë ‘sektorin e përkëdheljes’, prandaj nuk e kuptoj pse Bislim Bislimi po e quan me emër përkëdhelës Arben Vitinë, kur Arbeni varrë n’trup s’ka!

Që Arbenit nuk po i ‘dhemb’ aspak çka po flasin çarshia për të, tregon indiferenca e tij!

Dhe indiferenca është gjysma e ‘vdekjes’.

Nuk ka armik më të madh sesa indiferenca.

Kjo krizë emocionale nëpër të cilën po kalon Vitija, tregon se askush s’ka nevojë për një specialist ‘t’ndjenjave’ më shumë sesa ministri doktor i shëndesësisë!

Ndoshta ‘Beni’ ndjen, por pse nuk i shpreh ndjenjat, ky është problem kombëtar ‘Lim Limi’!

Në mandatin e parë ministri Vitija kishte ndikim

qetësues te popullata, nuk përzihej në politikë, mbante konferenca të rregullta ku e mbante popullin të informuar dhe e bënte të ndjehej ‘i bashkuar’ dhe nën ‘mbrojtje’!

U bë aq sharmant, sa ia kaloi Kryeministrit!

Çfarë i ndodhi Benit pastaj?

Kam bindjen e plotë se Kryeministri ia ka ndaluar ‘të shkëlqej’ si më parë!

E kemi Kryeministrin xheloz.

Ne kemi kujtuar se veç ne femrat e ‘urrejmë’ njëra-tjetrën, ama meshkujt ishin shumë më xhelozë sesa ne!

Është e drejta e gjithkujt të mendoj që është ‘më i miri në botë’, ama ai që pranon të turpërohet dhe ta rrezikojë popullin vetëm e vetëm që të mos i bëj hije-diellit, ai e meriton përbuzjen, si ky ish-Beni ‘i mirë’ që tani po duket pa ndjenja, i frikshëm dhe i rrezikshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar’!

P.S. Ne i numërojmë vdekjet – ju ministra e ministre numëroni ‘virtytet’ e ministrit të shëndetësisë!

Edhe gruaja më dembelicë di të thur çorapa të leshta më me mjeshtri sesa që dinj ju t’i thurni ‘lavde’ njëri-tjetrit.

Next Post
Italia shembull për vendet e tjera/ Pasi i kishin evakuuar të gjithë, ambasadori dhe konsulli ikin të fundit nga Kabuli

Italia shembull për vendet e tjera/ Pasi i kishin evakuuar të gjithë, ambasadori dhe konsulli ikin të fundit nga Kabuli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In