• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto!

by Ben Andoni
16/02/2020 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Edhe pse nuk është mbushur gjysma e muajit, kur ai është ulur në poltronin e kryeministrit Kosovar, duket se skakiera ndërkombëtare e ka ende të vështirë ta njohë tagrin e tij. Por më keq akoma, mjedisi politik kosovar po bën çmos t’ia vështirësojë punën. Përkundrejt hapave të kujdesshëm të orëve të fillimit, përpjekjes jo të lehtë për të formatuar Ekzekutivin e tij, Kurti po ndjehet i braktisur dhe me ndjesinë e shkopinjve në rrota që po ia vendosin të gjithë. Është e vërtetë që në këtë moment serbët mund të qeshin disi të liruar me insistimin amerikan të nënshkrimit të marrëveshjeve, pasi vitin e shkuar, presidenti Vuçiç erdhi kokulur nga Ëashington-i sa i përket asaj që e pret në të ardhmen e afërt me Kosovën.

Të mjafton vetëm kjo matricë, ku është futur dialogu dhe nguti amerikan për ta përmbyllur me çdo kusht të kuptosh sesi duhet të sillesh.

Kosova, Serbia dhe Shqipëria, pak më larg tyre, e kanë të vështirë me atë shkallë integriteti, që t’i bëjnë karshillëk SHBA-së. Ca më shumë ti shesim parime. Nëse SHBA-së i duhet diçka me çfarë duket edhe kjo marrëveshje e normalizimit Kosovë-Serbi, ata do ta arrijnë me çdo lloj kushti. Nuk ka rëndësi përmbajtja apo firma e personazhit cili do e realizojë. Përfundimi duhet të jetë ashtu si e mendojnë ata. Pikë.

Albin Kurti, një politikan ende i ri, në pozicionin de jure të kryeministrit së Kosovës po sillet ende sikur është në opozitë. E çuditshme për të mos thënë cinike, që nuk gjendet gjuha me presidentin e vendit, Thaçi, që nga ana e tij, duket se ndjek çdo instruksion amerikan qoftë apo jo konform asaj që u duhet parimeve. Këtë e ka kuptuar para të gjithëve në Kosovë dhe me këtë shpjegohet dhe jetëgjatësia politike e paprekur e presidentit aktual. Dhe epilogu i Munihut ishte i dhimbshëm, kur kryeministri Kosovar i vetëm heshti deri në mbrëmje, kurse publikisht i kundërshtoi përmes një postimi në Facebook dhe shumë kujdesshëm, ndërkohë që zyrtarët e tij të njohur dhe të panjohur takoheshin me amerikanët dhe firmosnin!!!

“… në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër, as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”.

E, ndërsa përfaqësuesit e lartë amerikanë nuk i kushtuan dhe një takim kortezie, zëvendësi i tij Abdulla Hoti, pati mundësinë të takohej dhe të shprehte besimin dhe ta siguronte zv/Sekretarin Riker… “E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj në këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres. Si vend i ri, ne kemi nevojë për vëmendjen e plotë dhe ndihmën e ShBA-ve në këtë proces, si dhe ne në konsolidimin dhe fuqizimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai. A funksionon realisht dhe de jure kryeministri kosovar?!

…

Ndërkohë ministri serb i Tregtisë Ljajiç, i uli me këmbët në tokë bashkëatdhetarët e tij  kur ka deklaruar se edhe nëse Kosova heq taksën ndaj mallrave serbe por në të njëjtën kohë vendos masa reciprociteti, siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, kjo nënkuptonte heqje të një barriere por vendosje të tri të tjerave.

“Edhe nëse i heqin taksat, kthimi i prodhuesve tanë nuk do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Do të duhen ndoshta muaj. Vendin e tyre në treg e kanë zënë të tjerët. Greqia, Hungaria dhe Bullgaria e kanë rritur eksportin në Kosovë e Metohi për rreth 80 për qind, Sllovenia për 60 për qind, ndërsa Maqedonia (e Veriut) me rreth 50 për qind”, sqaroi ai për gazetën serbe “Politika”.

Që do të thotë se presioni serb, edhe me masat e premtuara, nuk është i kënaqur dhe lajm i keq për Kosovën është se tashmë dakordësimi është amerikan, veçse me atë kushtin që serbët bëjnë sikur e kanë harruar: ta njohin Kosovën pa asnjë kusht, fakt që nuk duket i largët. Me pak fjalë, Albin Kurti duhet të kthjellohet se e ka nisur udhën e tij, që ia pengojnë të gjithë me këto kushte, që janë të panegociueshme, paçka moralit dhe parimeve të tij, që mund të jenë shumë të mira në selinë e VV dhe për zgjedhje, por fatkeqësisht jo tashmë në odën kryeministrore. (Javanews)

Next Post
Ja përse njerëzit merren me thashetheme?

Ja përse njerëzit merren me thashetheme?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In