• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti po e bën Perëndimin më të urryer se Serbia, në Kosovë

by Mero Baze
22/11/2022 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dështimi i një raundi bisedimesh nuk është ndonjë dramë e madhe sikur ai të mos jetë qëllim. Ajo që ka ndodhur dje në Bruksel nuk ishte dështim i nj raundi bisedimesh, por hapi i parë i një objektivi politik të Albin Kurtit për ta zhvendosur konfliktin nga Beogradi në Bruksel.
Nëse shikon deklaratat e sotme të Kurtit dhe stafit të tij, ata kanë një vetndjerje krenarie për atë që ka ndodhur dhe vazhdojnë ti kërkojnë llogari Borellit dhe Evropës .

Pra jo vetëm që nuk ka një reflektim për spiralen ku po hyjnë, por ka një qartësi të objektivit të tyre se beteja kundër Beogradit, fitohet duke mundur perëndimin, duke e bërë kështu automatikisht Evropën aleate të Serbisë.
Pra drama nuk është se dështon një seancë bisedimesh. Drama qëndron tek fakti se udhëheqja politike e Kosovës në pushtet, po e trajton Bashkimin Evropian Britaninë e Madhe dhe SHBA si aleatë të Serbisë. Kjo qasje i legjitimon ata pastaj që betejën të mos ta zhvillojë më me Beogradin por me Brukselin dhe Uashingtonin.
Kjo qasje është e rrezikshme për Kosovën së pari se nuk është e vërtet. Dhe çdo politikë e ngritur mbi të pavërteta dhe mbi gënjeshtra populiste të fut në qorrsokak. Të shpallësh perëndimin aleat të Serbisë, një shtet të cilin e ka bombarduar për shkak të Kosovës, dhe pastaj të ndërtosh strategji politike si mund të luftosh Perëndimin si aleat i Serbisë, bazuar në gënjeshtra dhe paranoja është një marrëzi që buron nga qëllime të qarta populiste për të hyrë në histori si “Viktimë” e luftës së Perëndimit ndaj Kosovës.

Nga ana tjetër kjo qasje është e rrezikshme për Kosovën pasi edhe si gënjeshtër i bën boll punë Serbisë, e rehabiliton atë në sytë e Perëndimit dhe krijon një imazh pozitiv për qasjen që kanë në dialog.
Mjafton të shikosh se si Vuçiq, i cili në fakt është nxitës i largimit të serbëve ndaj institucioneve, përgjërohet që ata të kthehen në institucione, ndërsa Kurti që vuan pasojat e këtij largimi, sillet sikur është gëzuar që i kanë ikur se mund të gjej të tjerë.

Përfaqësimi politik i serbëve në veri, nuk është çështje numrash dhe serbët nuk kanë dy alternativa kombëtare në veri. Ata kanë vetëm një dhe ajo është komandohet nga Beogradi,. Megalomania e Kurtit dhe Osmanit që bëjnë sikur do gjejnë serb të tjerë të mirë të bashkëpunojnë me ta, të kujtojnë Slobodan Miloshevicin, e fund viteve 80 kur gjente shqiptarë “të mirë” në Kosovë për të përfaqësuar Kosovën në Serbi. Por Miloshevici kishte fuqi dhe e bënte atë teatër. Kurti as teatër nuk ka fuqi të bëj.

Së fundmi qasja që Perëndimi është aleat i Serbisë, krijon një perceptim të pavërtet për Kosovën si vend primitiv, që nuk është në një gjatësi vale me perëndimin dhe bën të besueshme çdo akuzë ndaj saj, përfshi dhe akuzat fals për keqtrajtim të pakicës serbe.

Ti heqësh vendit tënd certifikimin si vend aleat me Perëndimin dhe t’ia japësh me zor një vendi si Serbia, do të thotë të certifikosh Serbinë si vend perëndimor, ose të konsiderosh perëndimin një sistem diktatorial, racist, pro rus etj.

Tani Albin Kurti mund të zgjedh kë të dojë nga këto opsione, por një gjë e ka arritur në krye të qeverisë së Kosovës, duke e zhvendosur konfliktin Kosovë-Serbi në konflikt Kosovë-Perëndim.
Sot në fjalorin politik të Kurtit dhe mbështetësve të tij Josif Borreli është më i urryer se Vuçiqi dhe SHBA e BE më të rrezikshme se Rusia. Dhe e gjithë kjo në emër të “patriotizmit” shqiptar.

Next Post
“Arsimi do të jetë kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE”/ Kim: Vendi ka të ardhme të jashtëzakonshme, SHBA ju mbështet

Zëri i Amerikës: Yuri Kim ka dyshime për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Dy kandidatura, garojnë për herë të dytë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Sjelljet dhe veprimet apo mosveprimet e Albin Kurtit dhe Vjosiçka Osmënit, janë në sinkron me Sali Berishen dhe Ilir Metën, të cilët, me ‘artileri të rëndë’ janë rreshtuar kunder SHBA, ANGLI, she BE..
    Siç duket, të dy palët, kanë të “njëjtin USTA”, “mëmën Rusi”, me RasPutinin president.
    Serbia në mes, është zbatim i legjendes…
    Spiegim tjeter nuk ka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In