• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Albin Kurti paralajmëron nga burgu: Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona

by A R
08/12/2015 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili po vuan burgimin 30 ditësh në Burgun e Sigurisë së Lartë të Kosovës, në një shkrim autorial ka shkruar:

Plani i Ahtisaarit ishte qartazi i keq për Kosovën dhe jo mjaftueshëm i mirë për Serbinë. Serbia e pranon Planin e Ahtisaarit si dysheme a themel të Kosovës por jo edhe si tavan a kulm të tij. Ajo e do Kosovën shtet të hapur për Serbinë, shtet që i ulet vazhdimisht tavani në drejtim të dyshemesë apo që mbetet i pambrojtur sepse pa kulm.

‘Zajednica’ është faza e ardhshme dhe vendimtare e shtetrrënimit të Kosovës, shkruan Kurti nga burgu.

Dialogu që u zhvillua në vitet 2011 deri në 2014 me Serbinë, u vazhdua njësoj edhe në vitin 2015 – dialog sipas kushteve të Serbisë: të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës, pa u konsideruar Serbia si borxhli ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

‘Zajendica’ është pasojë e natyrshme e kësaj qasjeje të qeverisë së Kosovës. Cila është vlera e pavarësimit të Kosovës nëse bosnjëzimi e pason atë? Kjo qeveri gjithsesi duhet ndalur.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është veçse përshtatje dhe lejim.

Përshtatje e Kosovës me Serbinë brenda saj dhe shtirje se kjo për të dyjat, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, do të thotë përshtatje me Bashkimin Evropian. Pra, Kosova po përshtatet me strukturat shtetërore paralele të Serbisë, me ndarjen në lumin Ibër në Mitrovicë, me qëndrimin e Serbisë se serbët në Kosovë s’mund të jenë asnjëherë pakicë kombëtare etj. Normalizimi si përshtatje nuk është ndryshim i gjendjes, por ndryshim i qëndrimit tonë karshi gjendjes. Normalizimi nuk e bashkon Mitrovicën por na ndryshon neve karshi ndarjes atje.

Bashkimi Evropian njëmend na e ka konfirmuar perspektivën evropiane qysh në Samitin e Selanikut të vitit 2003. Mirëpo, premtimet e Brukselit për Ballkanin perëndimor ne nuk duhet t’i marrim më seriozisht sesa vetë ata. BE-ja ka hallet e veta të cilat sa vie rriten e shtohen. Për integrim dhe anëtarësim në BE, Serbia varet shumë nga Kosova. Ne mund ta lëmë tash Serbinë jashtë BE-së, ndërkaq më vonë, kur të hyjë ajo në BE para nesh, pikërisht Serbia do ta lë Kosovën jashtë.

Siç thotë një mik imi arkitekt, as çlirimi i Kosovës e as shpallja e pavarësisë së saj nuk na kanë pajisur me të drejtën për të planifikuar. Kosova vazhdon vetëm të zbatojë urdhëra të huaj të cilat ne i marrim si obligime që të mos i marrim si kërcënime. Planifikimi të bën subjekt politik e shtet sovran, që ka vizion për popullin e për shtetin, për shoqërinë e për ekonominë, për rininë e për dekadat që vijnë.

Në vazhdimësi na thuhet se jemi të dobët e të brishtë si shtet prandaj kemi Quintin, Zhbogarin, KFOR-in dhe EULEX-in, ndërkohë që edhe me të gjithë këta ne nuk po forcohemi por vetëm sa po vulosemi në pafuqinë tonë që po përjetësohet. Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë e rreth Kosovës e preferojnë stabilitetin në Kosovë kundrejt drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit. Drejtësinë, demokracinë dhe zhvillimin ata jo vetëm që i shohin si ndërmarrje me rrezik por, madje, edhe si ndërmarrje të rrezikshme.

Dhe, për të qenë edhe më keq, ky stabilitet në Kosovë vihet në funksion të stabilitetit rajonal, gjithnjë afatshkurtër.

Pushteti në Kosovë përherë insiston në rëndësinë e faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare, mirëpo për çështjen e ‘Zajednicës’ Presidentja Jahjaga e dërgoi atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe refuzoi ta bëjë këtë te Komisioni i Venedikut.

Mirëpo, është e qartë si drita e diellit që as Presidentja dhe as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë me ‘Zajednicën’ e Serbisë por me opozitën e bashkuar. Madje ato edhe i janë referuar në mënyrë eksplicite ‘bllokimit në Kuvend’ në tekstet e tyre.

Opozita e bashkuar është edhe opozitë edhe e bashkuar. Përballë nuk e ka vetëm një qeveri jodemokratike por edhe një regjim që ka kapur shtetin. Betejat do të jenë të vështira, por pa ato beteja nuk ka kalitje që do të na e sjell fitoren.

E drejta është në anën tonë. ‘Zajednica’ e Serbisë dhe falja e tokës Malit të Zi nuk mund të kalojnë dhe nuk do të kalojnë. Sepse nuk ka ndryshuar Serbia që tash të ndryshojmë ne dhe nuk kemi as tokë as shtet për t’u dhënë të tjerëve. Betejat në javët e muajt në vijim përcaktojnë edhe fatin e brezave të ardhshëm.

Next Post

Ja kush janë fituesit e konkursit “Legjendat shqiptare në novelat grafike”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

December 27, 2025
Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

December 27, 2025
Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

December 27, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Salianji sot takim me demokratët në Shkodër, PD mesazh anëtareve: Organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij (Mesazhi i plotë)

December 27, 2025
“Avionët F-35 dhe politikat mbështetëse të Erdoganit ndaj Hamasit rrisin tensionet me Izraelin”

“Avionët F-35 dhe politikat mbështetëse të Erdoganit ndaj Hamasit rrisin tensionet me Izraelin”

December 27, 2025
Trump: Gjueti shtrigash!/ Email-et sekrete të FBI-së, kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?

Trump: Gjueti shtrigash!/ Email-et sekrete të FBI-së, kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?

December 27, 2025
“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com