• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti, një “patriot” me leje të serbëve

by Mero Baze
10/07/2023 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mimoza Kusari, një nga anëtaret e kupolës së qeverisë së  Albin Kurtit, është regjistruar duke folur me një prej  udhëheqësve të serbëve të Veriut, duke pranuar në bisedë se ka folur dhe me Milan Radojiçiç, udhëheqësin real të trazirave në Veri, i cili është në listën e zezë të SHBA si person “non grata”.

Skandali i publikuar nga gazetari Berat Buzhala, bëhet dhe më i rëndë, kur shikon se kriza në veri të Kosovës, e cila ka dalë jashtë kontrollit, bëhet pikërisht nga dy palë të cilat komunikojnë me njëra- tjetrën, dhe janë të koordinuara në veprimet e tyre me njëra- tjetrën.

Audioregjistrimi nxjerr disa anë të errta të qeverisë së Albin Kurtit.

Së pari, nxjerr faktin që Albin Kurti, i cili nuk pranon të veprojë në koordinim me SHBA dhe Bashkimin Evropian për gjëndjen në Veri, koordinohet dhe bashkëpunon me ata që i quan “kriminelë” dhe kundërshtarë të tij. Pra vërtetohet katërcipërisht teza se Albin Kurti dhe njerëzit e Vuçiqit, janë një gjatësi vale për ngjarjet në Veri, pasi duan ta përdorin Veriun për nevojat e tyre politike.

Së dyti, audioregjistrimi tregon se qeveria Kurti e ka tërësisht demagogji atë që e quan qëndrim parimor ndaj organizatave të serbëve në Veri, pasi praktikisht ajo është e zhytur në pazare me to, për të krijuar një fabulë destabilizimi përmes të cilës, sipas teorive ideologjike të Kurtit, ai do të mund të mbijetojë si “patriot” në pushtet.

Së treti, çka është dhe më serioze, audiopërgjimi tregon pse Albin Kurti bën si i fortë me serbët në Veri, dhe plagosen vetëm ushtarë të KFOR, pasi është në marrëveshje me krahun radikal serb, për të destabilizuar rajonin dhe për ta vendosur nën pushtetin e ndërkombëtarëve, me qëllim që të vetëshpallet viktimë e ndërhyrjes perëndimore, duke shpëtuar dhe veten, dhe Vuçiqin, nga përgjegjësia për Veriun e Kosovës.

Me pak fjalë videopërgjimi dëshmon se Albin Kurti, është një “patriot” me leje të serbëve, duke bërë pazar me krahun më radikal të tyre, për gjithë atë çfarë po ndodh në Veri.

Tani opozita po kërkon dorëheqje të Mimoza Kusarit dhe Albin Kurtit, por në fakt situata është më keq se sa përgjegjësi politike. Qeveria praktikisht është nën akuzë për tradhti kombëtare, pasi po rrezikon sovranitetin e Kosovës dhe krizën me SHBA dhe BE, në marrëveshje me serbët radikalë, për interesa të pastra politike.

Mimoza Kusari është askush, nëse nuk i përçon porositë e tyre tek Albin Kurti, dhe akoma më keq, në atë repart ushtarak të Albin Kurtit, ajo nuk mund të hapë gojën me ta pa, leje të Albin Kurtit.

Ndaj publikimi i audiopërgjimit, nuk është thjeshtë çështje pazaresh me listën serbe, apo tutorin e saj “non grata” në Serbi, por një koordinim me ta kundër SHBA dhe Bashkimit Evropian, “këtij tigri prej letre”, siç e quan Gërvalla, për gjithë ka ndodhur në Veri. Dhe kur ti Evropën e quan “Tigër prej letre” dhe “Tigrat e Arkanit” partnerë, dihet se çfarë plani ke.

Është një skenar i koordinuar i Albin Kurtit me serbët, që secili të dalë i fituar nga kjo krizë, natyrisht duke dëmtuar Kosovën.

Next Post
SPAK merr si provë aksidentin në Maqedoni/ Ahmetaj në makinë me biznesmenin e inceneratorëve

SPAK merr si provë aksidentin në Maqedoni/ Ahmetaj në makinë me biznesmenin e inceneratorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In