• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti, një ‘Al Baghdad’ ballkanas?! Sa rrezik sjell ‘Kalifati’ i tij për shqiptarët

by Jakin Marena
12/08/2021 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakin Marena

Nuk e dimë nëse Albin Kurti e kishte planifikuar strategjinë e tij politike për të zgjeruar ndikimin përtej Kosovës në tërë hapësirën mbarëshqiptare, në burgun serb gjatë okupimit apo në qeli në Kosovë ku kishte hyrë herë pas herë për shkak të kundërshtimit të nocionit “shtet i Kosovës”.

Por ajo që po shohim ditë pas ditë është se po ngjan gjithnjë e më shumë me strategjinë e Abu Bakr Al Baghdadit të ISIS, i cili që nga burgu shkruajti “manifestin” e shtetit Islamik në hapësirën arabe mes Sirisë, Irakut dhe Kurdistanit, dhe ngriti celulën e “bijve të terrorit” në këtë hapësirë.

I kishte përcaktuar të detajuara “policinë e mendimit”, “policinë e veshjes”, atë të ruajtjes së rendit dhe mbi të gjitha kishte një akses të jashtëzakonshëm në mediat sociale.

Vepronin si një trup i vetëm këta “lavazhistë” truri, jo vetëm për rekrutimin e ushtarëve të ISIS por dhe në rekrutimin e femrave anembanë botës për martesë dhe për të shumfishuar brezin e ri të islamit radikal. Pra të ardhmen, që kishte planifikuar të ngrinte në këtë hapësirë, duke shfrytëzuar “vakumin” që ishte krijuar për shkak të rrëzimit të Sadam Hysein në Irak e luftës civile në Siri, fryt i “Pranverës Arabe” që kërkonte rrëzimin e Bashar Al Hasad.

Këtë donte të realizonte Al Baghdadi, e bëri për gati katër vite, aq sa zgjat një mandat zyrtar qeverisjeje në vendet normale, dhe dihet fati i tij. Bota e qytetëruar nuk e duronte një “çiban” të tillë në rrezikshëm në trupin e saj, dhe ai u eleminua. Fizikisht dhe politikisht, por “mbetjet” vijojnë të enden në hapësirën arabe e deri në Europë, por pa ndonjë ndikim të dukshëm.

Dhe nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia shkuan në Siri për të luftuar më shtetin e ISIS dhe tashmë qeveritë respektive po heqin picirin për t’i rikthyer, ndonëse janë “mina me sahat”!

Na vjen keq ta themi, por dhe në Kosovë një strategji e tillë në “miniaturë” po tentohet të implementohet nga Albin Kurti, duke mbyllur gjithnjë e më shumë hapësirat demokratike në këtë vend. Por dhe duke iu kundërvënë shtetit amë dhe aleatit strategjik SHBA-së.

Nisi me largimin e mendimit liberal nga Vetëvendosja dhe afrimin e radikalëve islamikë, për të shkuar më tej deri tek denigrimi i kundërshtarëve politikë dhe kërcënimi me jetë i tyre dhe deri tek refuzimi i miratimit të Rezolutës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, nënshkruar nga Vuçiç dhe ish kryeministri Hoti, në prezencë të Trump.

Nëse dikush në Kosovë larg qoftë ngre zërin kundër aferave të qeverisë së Albin Kurtit, punësimit në shtet dhe bordet e ndërmarrjeve, të farefisit të “sektit” të Kurtit duke thithur dhe ato pak të ardhura të shtetit të Kosovës, atëherë mobilizohet “policia e mendimit” dhe “policia online” dhe e denigrojnë personalisht dhe familjarisht.

Fillon në Parlamentin e Kosovës ku deputetë dhe zyrtarë të VV sulmojnë gratë deputete nga partitë kundërshtare vetëm se mendojnë ndryshe, megjithëse kundërshtari politik për atë punë paguhet në legjislativ dhe politikë. Fyhen me fjalë të rënda e kërcënohen deri me jetë, veprime aspak normale për një shtet demokratik.

Pas kësaj lufta zhvendoset në rrjetet sociale, ku emra që nga shqiptarë e deri nga ata me “Al” përpara nuk lënë kusur ndaj askujt që kundërshton idetë e “liderit suprem” Albin Kurti.

Po kërkohet të diktohet dhe jashtë territorit të Kosovës, ku objektivi më i kollajtë dhe më pa zarar sepse nuk reagon ndaj vëllait të vogël, është Shqipëria, shteti amë, të cilit Albin Kurti pjesën më të madhe të karrierës së tij si veprimtar dhe si politikan ia ka kushtuar përpjekjeve që t’i rikthejë Kosovën shtetit amë. Me fjalë kuptohet. Tani në pushtet po kontribuon që të largohen dhe më!

“Policia e mendimit” e Albin Kurtit “vigjëlon” mbi të gjithë aktivitetin politik dhe qeveritar të kryeministrit shqiptar Edi Rama, me kë takohet, çfarë thotë dhe ia kthehen të gjitha fjalët sëprapthi. Sikur i do lideri Kurti!

Vaj medet nëse takon Vuçiçin apo thotë ndonjë fjalë për “Ballkanin e hapur”, pasi tërë turma e të rekrutuarve dhe të cilëve u është bërë lavazh truri do të sulen, përmes komenteve online apo përmes komenteve të disa prej njerëzve që kanë në media! Dhe ata që artikulojnë belbët madje!

Takojnë Sali Berishën dhe familjen e tij biologjike dhe politike, e cila është e lidhur bythe e brekë me Serbinë dhe serbët përmes gjakut dhe punëve të këqija, e marrin leksione patriotizmi, duke shpallur këdo që mendon dhe vepron ndryshe tradhëtar. Edi Rama kuptohet është kryetradhëtari dhe mezi presin ta vënë në “murin” e ekzekutimit.

Në këto ditë vere pa lajme, u desh një aktivitet tërësisht privat i një kompanie birre që ka thirrur të këndojë një këngëtar kroato-serb me famë botërore si Goran Bregoviç, e mbështetur nga bashkia e Korçës që e ka për detyrë ta mbështesë biznesin në territorin e saj, nxjerr dhe ndonjë lek nga xhiroja dhe destinacioni turistik në këtë rast, që “patriotët” të mobilizoheshin rëndë.

Mijëra e mijëra komente në rrjetet sociale, qindra e qindra komente në media, nuk sulmonin Bregoviçin të cilin e dashurojnë në thellësi të subkoshiencës së tyre, por Edi Ramën e shqiptarët si tradhëtarë. Më saktë, sulmonin pse ishte thirrur Bregoviç pa pyetur Albin Kurtin.

Deri këtu mbërrin marrëzia e dëshira për dominim e këtij sekti, që është vërtetë i rrezikshëm. Dhe që përmes degëve të Vetëvendosjes tenton të dominojë dhe Shqipërinë. Madje bënë thirrje dhe për të bojkotuar aktivitetin e protestuar, hapën dhe peticion online. Thirrjes iu përgjigjën dy deputetë që morën mandatet rastësisht, Gjuzi e Jenisheri, dhe nga një shok moshe i tyre. Pra vetëm 4 vetë, duke treguar qartë se në Shqipëri e Kosovë në realitet nuk është se ngjit strategjia e Albin Kurtit. Por vetëm përmes frikës si në “Kalifatin” e ISIS, që po hyre nuk del më!

Mjaftoi një sqarim i Edi Ramës përmes rrjetit social, ku nënvizonte çfarë kishte bërë për Kosovën në mes të Beogradit, çfarë kishin bërë liderët e saj po për Kosovën duke u mburrur me “lulin”, dhe se ai quhej “armik”, por ishte i vendosur për të kontribuar për shqiptarët e Kosovës por dhe për “Ballkanin e Hapur”, që “vigjëluesit” të shpërthenin në rrjetet sociale me “regji qëndrore” kundër tij.

Nuk lanë gjë pa thënë, nuk lanë fyerje e kërcënim pa hedhur ndaj tij, një organizim përfekt i së keqes që vetëm akuzon. Madje dhe përmes adresave nga vendet arabike,që  morën pjesë në këtë “shfrim” online kundër kryeministrit të Shqipërisë, i cili as që e mendon, që të mendojë si Albin Kurti, jo më të veprojë.

Pra, “ushtarët” e Albin Kurtit, si ata të shtetit të “Kalifatit” që ekzekutonin vetëm myslimanë që lëviznin nga linja e sherihatit, nuk merren me kundërshtarët jashtë hapësirës shqiptare. Por vetëm me shqiptarët që janë kundër ideologjisë së Albinit, kundër idesë së tij të dominimit deri dhe të komunikimit politik, ekonomik, kulturor dhe strategjik të shteti amë.

Pra kryesisht shqiptarët, nga Shqipëria londineze, të cilët shihen si miq të Serbisë dhe armiq të kosovarizmit, anipse Shqipëria funksion si një shtet normal, me diplomaci normale dhe me marrëdhënie normale me vendet e rajonit e më gjërë, diktuar dhe nga aleancat strategjike me miqtë tanë të mëdhenj SHBA dhe BE.

Jo se Kosova që drejtohet nga Albin Kurti është kundër marrëdhënieve me Serbinë. Aspak. Pasi 80 përqind të volumit të tregtisë dhe të shkëmbimeve i kryejnë me fqinjin verior, Serbinë, madje me zë të ulët dëgjojnë këngë të folkut serb dhe mirë bëjnë.

Madje dhe modën e fundit nga Beogradi e marrin, që nga prerja e flokëve, e rrobave e deri tek sfilatata e modës, ato që bëhen në Kosovë kuptohet. Dhe miellin, qumështin, tullat, çimenton, argjilën dhe gjithçka Kosova e merr nga Serbia. E thonë vetë në Kosovë, e tregojnë dhe shifrat.

Duhet të kuptohemi dhe të mos i rëndojmë Albin Kurtin dhe ithtarët e tij, ata nuk janë kundër serbëve dhe Serbisë në thelb, ata janë kundër shqiptarët të Shqipërisë që takohen me serbët pa lejen e tyre. Pra i duan serbët dhe Serbinë tërësisht për vete.

Nuk është e qortueshme kjo, xhelozia është shenjë dashurie deri kur tejkalon caqet dhe bëhet e dëmshme duke kufizuar lirinë e tjetrit. Por ka dhe sindromë “Stokholmi” brenda saj!

Dhe kjo nuk është gjë e mirë, pasi është një devijim nga roli që një kryetar qeverie ka marrë përmes votës popullore në Kosovë, për një qeverisje më të mirë dhe për një bashkëpunim të fortë me SHBA dhe BE. Por dhe me shtetin amë, që nuk është pa rëndësi strategjike.

Falë diplomacisë e bombave të SHBA dhe vendeve të BE, përmes organizmit të tyre politik dhe ushtarak NATO, Kosova është e pavarur dhe jashtë okupimit mbi 100 vjeçar serb! Dhe shqiptari i thjeshtë e njeh dhe e respekton mirënjohjen! Ndaj gjendet i hutuar përballë kësaj që po ndodh në Kosovë, nën qeverimin e Albin Kurtit!

A duhet të frikësohemi nga tjetërsimi që po ndodh në Kosovën e pasluftës?! Në krye të herës mund të themi se fuqia e këtij “sekti” është e limtuar që në planin afatshkurtër të bëjë dëme në Ballkan.

Por në planin afatgjatë, nëse vijon të qëndrojë dhe në krye të punëve të shtetit të Kosovës, një gjë do ta bëjë: Marrëdhëniet ndërshqiptare mes dy vendeve do të helmohen rëndë. Për të sjellë një rrezik të mëtejshëm, pasi shqiptarët janë të shpërndarë në tre shtete, përpos Shqipërisë.

“Rasti” i parë “akut” doli në sipërfaqe: Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i quajti shqiptarët e Shqipërisë pas ndihmës së dhënë nga FSK për fikjen e zjarreve në Kalimash, miq, si gjithë vendet e rajonit, të cilëve Kosova do t’u qëndronjë pranë. Jo vëllezër. Mesazhi për “ushtrinë” poshtë është i qartë.

Pra ia arritëm kësaj dite që të jemi të sigurtë se kemi pranë Vjosën dhe Albinin, të cilët do na trajtojnë si miq të mirë! Eshtë siguri kjo jo shaka. Albini e ‘ofron’, por çfarë kërkon në këmbim?!

Next Post
Dha informacion për raketat te NATO, Putin arreston shkencëtarin rus për spiunazh

Dha informacion për raketat te NATO, Putin arreston shkencëtarin rus për spiunazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

December 5, 2025
Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

December 5, 2025
Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

December 5, 2025
Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

December 5, 2025
Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

December 5, 2025
“Më lironi nga burgu”, Beleri humbet betimin por jo mandatin si eurodeputet nga PE

Beleri: Çamët s’janë masakruar! Ka 2 mijë vendime gjykatash ndaj tyre për krime! Në 1994 isha në Qipro, jo në Peshkëpi

December 5, 2025

Media e njohur në Bruksel: Rasti “Veliaj” zbulon anën e errët të SPAK; një prokurori e fuqishme, që s’jep llogari…

December 5, 2025
“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

December 5, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Foltorja e Salianjit më reale”/ Juristja: PD me Berishën është kthyer në kënetë

December 5, 2025
Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In