• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti, Komandanti i Përgjithshëm i axhendës së vet

by Liridona Beqiri
25/11/2024 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Cikli i oportunistëve kundër heronjve gjithmonë ka shfaqur tension që shpesh krijon një rreth vicioz. Albini, gjhinjë e më shumë simbolizon politikanin që pëlqen të vërë në dukje rënien nga hiri që vjen. Duhet të ketë qënë në ekstazë kohëve të fundit sepse ndryshe nuk po arsyeton mendjen racionale të të menduarit si shqiptar. Duke u munduar të pozicionoj veten si busull morale, pak ditë më parë, në mes Prishtinës, në “vallen pa turp” me përkëdhekje krijoi  mundësi për t’i bërë hije Mickoskit kundrejt shqiptarëve me deklaratën pa asnjë takt logjik mbi gjuhën shqipe. Madje i entuziazmuar aq shumë, plotësisht i pavëmendshëm ndaj zemërimit publik, në mënyrë karikaturiste e të paditur, Kurti dukej i shkëputur nga realiteti. Do thyej tabutë leksikore, por pse u eksitua kaq shumë nga vizita e Mickoskit? Pse kaq kënaqësi dhe ngazëllim?

Po nëse do ishte Vuçiçi në atë tapet të kuq, do deklaronte Kurti që as Kosova s’është e pavarur?!

Po kaq e fortë ishte ajo goditje mbi arritjen e shqiptarëve në zyrtarizimin e gjuhës shqipe!

Asgjë nuk e shpërndan tensionin më mirë se disa akte të tilla kur diagnostikon gabimisht problemet dhe fajëson kauzën e gabuar dhe e dyfishon atë.

Kurti krijoji krizë kombëtare, duke përcarë shqiptarët e këitij vendi me përpjekjet për të përmbysur ose sfiduar këto arritje të shqiptarëve që rrjedhin nga dëshira për të përditësuar, kritikuar ose rimenduar narrativat që përcaktojnë identitetin shqiptar. Retorika e tij e promovimit të separatizmit apo ndarjes, nxitjen e rebelimit dhe shpërbërjen e unitetit kombëtar, mbështetjen e lëvizjeve që kërkojnë të shkërrmoqin bërthamën shqiptare, është padyshim shqetësim mbarëkombëtar.

Kjo përshtatje krijuese e historisë që po bën Kurti mbi parimin: “ç’me duhet mua se ç’farë them unë” dëshmon karakterin e tij prej oportunisti në politikë që ka të bëjë me kohën dhe komoditetin, duke trazuar valën e ndjenjave kombëtare. Në mendjen e tij, përfitimet e luksit që po siguron nga vëmendja për veten e tij i’a vlenë rënien e të gjithë identitetit shqiptar.

Pastaj është heroi që me të vërtetë nuk e kishte planifikuar klasa politike e pozitës, por disi e gjeti veten në vendin e duhur në kohën e duhur, duke përdor patriotizmin si një kupon zbritjeje – vetëm kur i përshtatet. Në win-win situatë të dy palët (Kurti dhe pozita shqiptare e Maqedonisë së Veriut), gjetën një plan të mirë nga dikush tjetër, dhe tani ata po i gëzohen “lavdisë”! Ç’ju desh Kurtit t’ë ndërhy në zgjedhjet parlamentare për t’i dhënë shpatë Mickoskit?!

Në rolin e “kompleksit të shpëtimtarit”, ndërsa pretendonte të jetë unifikues, ai krijoi kaos dhe pakënaqësi, duke e përdorur atë për të nxitur politika që gërryejnë kohezionin social dhe çojnë përpara axhendën e antishqiptarëve, duke minimizuar gjuhën dhe historinë e kombit të vet në favor të ideologjive të huaja dhe politikave globaliste.

Po ç’farë ideologjike patetike duhet të jetë t’i besosh Gjykatës Kushtetuese?

Ky lloj politikani i “shitjes diplomatike” rriti koston e sigurisë kombëtare në rajon, shqetësimin dhe rezistencën intelektuale shqiptare dhe jo vetëm, të cilët në vazhdimësi duhet tëkërkojnë llogari nga Albin Kurti për qëllimet e tij nga sajimet e kuzhinave antishqiptare dhe të demaskojnë këtë lloj vetë-shërbimi.  Në të gjithë këta skenarë, vetëpërthithja dhe injoranca e tij krijon momente kur mungesa e patriotizmit dhe mospërfillja e tij ndaj këtij populli bëhet aq e tepruar dhe e njejta kërkon mobilizim kombëtar. Identiteti i kombit tonë po sakrifikohet në altarin e pushtetit, pasi patriotë të rremë ulen në detyrë dhe pretendojnë se mbrojnë vlerat tona.

Albini e ca shqiptarë të tokës time këtu, s’janë më të denjë për të shkruar historinë e poreve tona kombëtare. Për të njejtit duhen një auditim i vlerave kombëtare!

Po e përmbyll këtë shkrim me një nga thëniet më mbresëlënëse të Arbën Xhaferit: Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen tëkonsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë”.

Next Post
Data e zgjedhjeve 2025 / PD bojkoton, Begaj pret përfaqësuesit e PS dhe Celibashin

Data e zgjedhjeve 2025 / PD bojkoton, Begaj pret përfaqësuesit e PS dhe Celibashin

Comments 1

  1. ppa says:
    1 year ago

    Sakte dhe bukur!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In