Pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u prit gjatë ditës së sotme edhe nga ish- kryeministri Sali Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur, Berisha i cili ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook dhe ku ka dhënë detaje nga takimi.
Berisha shkuan se pasi i uroi fitoren kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, shprehet se qytetarët e Kosovës votuan për ndryshimin dhe integrimin evropian.
Albin Kurti ka qenë edhe më parë në zyrën e Berishës, gjatë kohës kur ishte në opozitë, në shtator 2018.
/a.r