Tensionet, fyerjet, fishkëllimat, gjuajtja me ujë e vezë kanë karakterizuar seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës. Siç transmeton KosovaPress, deputeti i Vetëvendosjes, Albini Kurti ka gjuajtur me vezë Xhavit Halitin. Deputetët e pozitës në kushte të vështira proteste kanë votuar disa projektligje, ndër to edhe Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit të funksionit publik.