Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, është alivanosur nga pasojat e gazit lotsjellës, të cilin e hodhën deputetët e opozitës, transmeton koha.net. Ajo po trajtohet në ambientet e Kuvendit. Edhe shumë deputetë të tjerë pësuan nga gazi i hedhur në sallën e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, pas të cilit seanca mbylli punët.
Ndërkohë, deputetja Flora Brovina është dërguar në emergjencën e QKUK-ut për trajtim.