• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti, faleminderit!

by Enxhi Hoxha
04/06/2023 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enxhi Hoxha

Portreti i qiellit mbi Kosovën tonë kombëtare, është identikiti i gjakut të miliona shqiptarëve që u dergjën për liri, që s’lejuan kurrsesi asgjesimin etnik, që s’përligjën cënimin e integritetit territorial të Kombit, që s’iu friguan akteve çnjerëzore të makabritetit serb, por frymën e fundit ia falën ëndrrës së Kosovës, idealit të lirisë! Sot, veriu i Kosovës është lajtmotivi i tryezave të diskurit politik, kryefjala e axhendës SHBA-BE, ku po lexohet paturpësisht favorizimi i interesave të Beogradit zyrtar, primitivëve të politikës moderne, kriminelëve shovinist, formacionit fashist, banditëve ekstremist! Tragji-komike të diskutohet ende, legjitimiteti fuqiplotë i sovranitetit të Kosovës. Faleminderit Albin Kurti, lideri i jetësimit të veprës sublime të dëshmorëve që u shuan si rreze drite, për t’i falur Kosovës diellin e përjetshëm! S’ka amnisti me historinë! S’ka kompromis me Kosovën!

Më 10 Dhjetor të 2022-shit, ishin partnerët ndërkombëtarë të SHBA-ve, ata që i kërkuan Kosovës shtyerjen e zgjedhjeve në veri të vendit, duke rekomanduar mbajtjen e tyre në Prill të këtij viti, vendim për të cilin u dakordësua edhe kryeministri Kurti. Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, SHBA-të i bën thirrje serbëve për t’iu adresuar kutive të votimit në elektoralet vendore, si dhe pohuan se do të njohin procesin zgjedhor dhe rezultatin e prodhuar, pra do të legjitimojnë kryetarët e zgjedhur në komunat respektive. Lista serbe, 10 ditë përpara datës elektorale, vendosi sabotimin e procesit zgjedhor, nën ultimatumin e Beogradit zyrtar.
Inskenimi serb ishte mëse i qartë, u kultivuan kushtet për destabilizimin e Kosovës dhe kërkohej më tej, me doemos preteksti i zbatimit të planit shovinist. Për këtë të fundit, strukturat vandale të Beogradit urdhëruan vendosjen e barrikadave në Kosovë dhe i atakuan fizikisht e verbalisht, kryetarët e rinj në detyrë, policinë e shtetit të Kosovës, si dhe vetë qeverinë Kurti. Skema eksibicioniste e Serbisë dukej e kuruar në detaje dhe rezultative, sipas tyre, por naiviteti çedoi kur s’kalkuloi lidershipin e Albin Kurtit, njeriut që s’tjetërson interesin e atdheut. Fermentimi i kultivimit te politikës serbe, është një filiz i gjymtuar përballë Albin Kurtit. Çdo deklaratë e tij publike, është inspirim dhe aspirim për jetëgjatësinë e tokës shqiptare, sepse askush përveç bijve të saj, nuk i shërben parimisht stabilitetit kombëtar. Europa, ka vulën e autorësisë së copëtimit të trojeve shqiptare, jemi i vetmi vend në botë i kufizuar me veten. Padrejtësia e shkuar, s’të bëhet drejtësi e re! Interesat e faktorit ndërkombëtar, shigjetojnë politika më largpamëse se sovraniteti i Kosovës, ndaj për ta s’është prioritet cënimi i integritetit territorial të veriut, por për ne duhet të jetë axhenda parësore. Në lokalet e 2019-ës në Shqipëri, ndodhi ekzaktësisht situata e veriut të Kosovës, SHBA-të përshëndetën procesin zgjedhor dhe i dhanë kredibilitet kryetarëve të rinj bashkiak, ndërsa në Kosovë kërkuan tejet paradoksalisht mosemërimin e të zgjedhurve. Dopio-standardet, s’ushqejnë terrene fair play! Albin Kurti, do të citohet në histori, si i pari lider që i dha dinjitet diplomacisë shqiptare, oponent i përdhosjes së autoritetit kombëtar, duke iu dëshmuar se jemi aleat të merituar e jo instrumente manipuluese, ushtarë të bindur qorrazi. Presioni i huaj e kërcënoi qeverinë Kurti me shkarkim, por qëndrimi i besnikëve të atdheut, s’ndryshoi, si kurrë më parë!

Veriu i Kosovës, është në një momentum historik që duhet të përqafojë e konstatojë kredibilitetin e mbarë popullit shqiptar. Koha e sotme, duhet të jetë shpërblim i misionit të dëshmorëve të rënë, krenarisë dhe lavdisë së secilit që i dorëzoi jetën vendit, lotëve të vajtimit e vuajtjeve të kobshme, të përjetuara për dinjitetin e pavarësisë së Shqiptarisë. Keqardhje, sesi përpos kastës politike opozitare të Kosovës e elementëve nga Shqipëria, që turpshëm atakojnë Kurtin, askush tjetër nuk reagon. Fatkeqësi kombëtare! Indiferenca vret! Të vetëquajtur “Vip”-a, që indinjohen për kauza globale të përtej Atlantikut, thjesht dhe vetëm për të qenë “in” në rrjete sociale, s’ia kanë idenë se çfarë rrjedhe po merr historia e vendit të tyre, sepse janë individë pa nivel, pa standard, pa vlera, pa arsim, janë dështim i kamufluar nën projektorët e famës. Qartësisht, nuk ka akses e kanalizim publik që të vesh mburojën e background-it të dijes, rrjedhimisht vitrina e injorancës nuk shet, nuk gjeneron, nuk revolucionarizon por stacionon shoqërinë. Ndaj, kjo e fundit duhet të zgjojë seleksionimin e “influencers” publikë, sepse injoranca nuk duhet të jetë zgjedhje kolegjiale, kjo do të rezultonte në regres emancipimi. S’di të them, si rrallëherë, nëse ky soj i shumimit teknologjik të “pseudo-vipave” apo gazetarët e financuar nga Serbia që atakojnë paturpësisht Kurtin, janë mjerimi më i rëndë, kafshata më e pakapërdishme.

Ne, shqiptarët, populli autokton i Ballkanit dhe ndër më të vjetrit e Europës, jemi vlerë e panegociueshme historike, por si të tillë lypset të operojmë. Ne kemi bekimin e Zotit, por duhet të kemi edhe të njëri-tjetrit! Vetëm vullneti e dashuria e pakompromistë për veten, do të jenë realiteti i Shqipërisë etnike, projektit më të bukur e më të vërtetë ne botë! E përjetshme qoftë Shqiptaria, njësoj si lavdia e dëshmorëve!

Next Post
2 sekonda larg rekordit të saj, Luiza Gega tregon që është në super formë në “Diamond League”

2 sekonda larg rekordit të saj, Luiza Gega tregon që është në super formë në “Diamond League”

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Hartim ne nivelin e fatosave te kohes se Enverit!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In