• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti: Baton Haxhiu njeri i urryer, koha e një “Pranvere shqiptare”

by Java News
04/02/2019 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albin Kurti e konsideron Baton Haxhiun, jo vetëm si një nga njerëzit më të urryer në Kosovë por edhe një njeri të lidhur me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror të Serbisë. Ai shprehet se është koha e një “Pranvere shqiptare”, ndërsa takimet Rama-Thaçi-Haradinaj janë veçse konjuktura që nuk “do t’i gricin dot shpresat për shqiptarët.”

Albin Kurti: Unë nuk mendoj se kryeministri i Shqipërisë është pro ndarjes së Kosovës por unë mendoj që ai ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë njerëz të papërshtatshëm, të cilët përfitojnë për vete edhe nuk e kanë fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës.

Gazetari: Çfarë raportesh do të sjellë në raportet e jashtme të Kosovës vendosja e një njeriu të tillë si Gent Cakaj në krye të ministrisë së Jashtme, delegimi pra njeriu i Baton Haxhiut?

Albin Kurti: Baton Haxhiu është një ndër njerëzit më të urryer në Kosovë për shkak të lidhjeve të tij me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror Serb, i cili i ka formuar edhe “Tigrat e Arkanit” edhe shkorpjonët, edhe Beretat e Kuqe, tri formacione famëkeqe që kanë bërë masakra në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë dhe ky person të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe, përveçse vazhdon shteti i Serbisë të qëndrojë pranë tij.

Gazetari: A duhet të ketë një ndryshim me vendosjen e Gent Cakajt pikërisht…

Albin Kurti: Gent Cakaj shpërtheu si rrena! Unë besoj që edhe në Republikën e Kosovës, edhe në Shqipëri ka panumër njerëz më cilësorë, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriotë që të jenë në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Gazetari: Si e komentoni takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Rama, kryeministrit Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi por dhe takimin e sotëm mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt?

Albin Kurti: Me thënë të drejtën unë kam ardhur dje në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur këto takime por besoj që takimet konjukturale nuk do të mund të na i gricin shumë shpresat për të mirën tonë.

Mendoj që edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri duhet të fillojmë të mendojmë dhe të përgatitemi për një pranverë shqiptare. Meqënese kur në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët dhe ushtritë i kemi pothuajse inekzistente e ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor edhe hapësinor, edhe si Ballkan, edhe në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të rishfaqet dhe ta demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe të interesit të tij shtetëror për integrim europian.

/a.meta

Next Post
Çmend rrjetin, Flori poston foton e vjetër të realizuar krah Elvanës

Çmend rrjetin, Flori poston foton e vjetër të realizuar krah Elvanës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

November 14, 2026
Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

November 14, 2026
Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

November 14, 2026
Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

November 14, 2026
“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

November 14, 2026
Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

November 14, 2026
“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

November 14, 2026
“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

November 14, 2026
Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In