Albanologu shqiptar nga Ulqini, Kapllan Resuli, por që tani mbanë mbiemrin Buroviç, në një intervistë për mediat serbe, ka folur për prejardhjen e shqiptarëve dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Ajo që e bënë të veçantë këtë intervistë, është fakti se ai ua ka kaluar edhe historianëve dhe intelektualëve serb, sa i përket mohimit të historisë së shqiptarëve
Por kjo çfarë thotë ai nuk duhet t’i habitë shumë shqiptarët, pasi ai së fundi vetën e tij më nuk e konsideron shqiptar, por serb.
Akademiku, Kaplan Buroviç, i lindur në Ulqin, i cili për dekada të tëra jeton në Gjenevë të Zvicrës, ka folur për historinë e Ballkanit dhe në veçanti asaj të shqiptarëve dhe të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Albanologu dhe ballkanologu, mohon pretendimet e shqiptarëve se janë populli më i vjetër dhe se kanë origjinë Ilire.
Burkoviq thotë se kjo tezë, jo vetëm që shkencërisht nuk është e bazuar, por përkundrazi shkencëtarët botërorë kanë dëshmuar se Shqiptarët nuk kanë kurrfarë lidhje me Ilirët.
Ai thotë se “Kosova do të kthehet në krahët e prindërve të saj Serbisë dhe atë së shpejti, ndoshta edhe në ditët tona”.









