• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Albania is calling”/ Trendi i ri në rrjete sociale, ftesë turistëve për të vizituar Shqipërinë

by B K
28/06/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë nga e gjithë bota janë përfshirë në një trend të ri për Shqipërinë.

Siç shihet në këtë video të shpërndara masivisht në rrjetet sociale, me përshkrimin “Albania is calling”, “Shqipëria po të thërret”, të huajt tregojnë nisjen e udhëtimit drejt Shqipërisë nga aeroporti i vendit të tyre.

Gjithçka duket si një fushatë e re virtuale, që po promovon Shqipërinë. Popullaritetin e Shqipërisë në rrjete sociale e pohojnë edhe turistët e huaj në Tiranë.

“Jam nga Irlanda. Po bëjmë një tur në Ballkan, ishim më parë në Kroaci, Mal të Zi dhe tani këtu. Kam dëgjuar për historinë e Shqipërisë që dikur ka qenë një vend i izoluar. Tani është shumë i njohur në media. Kam lexuar artikuj të ndryshëm, por në rrjetet sociale është edhe më e njohur. Unë nuk kam tik tok, por në Instagram kam parë video të shumta që bëjnë ftesë për të vizituar Shqipërinë”, shprehet një turist.

“Ne postojmë në rrjetet sociale video të ndryshme, teksa jemi këtu me pushime. Një video të ngjashme si kjo e kam parë në Tik Tok dhe kishte marrë shumë shikime. Duken interesante dhe mendoj se kjo ndikon tek turizmi”, ka thënë një tjetër turiste.

Nga aeroportet deri tek përvoja në malet dhe plazhet e Shqipërisë, të rinjtë e huaj preferojnë të ndajnë çdo detaj të pushimeve në Shqipërisë në platforma të ndryshme.

“Jam nga Kina. Shqipëria është vend shumë i këndshëm, njerëzit janë miqësorë. Kam parë në internet shumë video nga Shqipëria, është shumë virale në rrjetet sociale. Unë kam Tik Tok dhe aty shoh shumë video, ndërkohë që jam këtu realizoj gjithashtu video dhe i publikoj në këtë platformë”, tha një turiste.

Por si po ndikon ky marketing i ri në promovimin e turizmit në vend?

“Sa më shumë influencues të huaj të vinë në Shqipëri, aq më shumë rritet pjesa e marketimit dhe numri i njerëzve për të ardhur në Shqipëri. Rrjetet sociale janë platformat që bëjnë marketingun më të madh, ne e kemi parë këtë që nga koha e pandemisë. Mediat social sot në gjykimin tim janë më të fuqishme se mediat tradicionale”, ka thënë Aneo Hila, operator turistik.

Agjencitë Turistike që operojnë në vend konfirmojnë se edhe marketingu i tyre është i përqendruar në rrjete sociale.

“Ne ndjekim njerëzit atje ku janë, nuk i bëjmë njerëzit të na ndjekin atje ku jemi. Kështu që ne ndjekim njerëzit në rrjetet sociale. Facebook është një platformë nga mosha më të mëdha. Pastaj grupmosha e Instagramit është një moshë e re në fillimet e profesioneve, këta janë e ardhmja, dhe gjenerata tjetër, janë fëmijët e këtyre të Facebook”, tha ai.

Grupet e të rinjve që vizitojnë Shqipërinë janë evropianët, ku dominojnë italianët dhe britanikët.

“Është një eksperiencë e këndshme për rininë, që duan të jetë aktive, pra që kanë të pranishëm edhe detin, jo të shkojnë vetëm në muze. Do ta krahasoja në fjalët e vizitorëve që Shqipëria është krahasimisht si Kroacia”.

Next Post
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com