“Derisa ecim përgjatë vitit 2021, ne do të shohim shumë variante të reja dhe do të duhet të mësohemi me këtë”, u shpreh profesori Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit.
“Por pyetja kritike është nëse disa prej këtyre varianteve të reja po përshtaten për shkak të imunitetit midis popullatave njerëzore – nëse kjo është për shkak të infeksionit, a po me të vërtet si rezultat i vaksinimit”, deklaroi ai.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Pollard thekson se variantet e reja po zbulohen herët, dhe nëse duhen kërkuar vaksina të reja, atëherë sipas tij ata do të jenë në gjendje t’i krijojnë ato me të vërtetë shpejt.
Ky variant, i zbuluar muaj më parë, thuhej se ishte më i transmetueshëm por jo edhe më i rrezikshëm.
Pas këtij rasti, raportohej edhe për një variant tjetër në Afrikë të Jugut, në Japoni dhe së fundmi për dy variante të reja në Brazil.