• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi, përhapja e fruthit kërcënon Evropën

by Java News
24/12/2018 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fruthi sa vjen e po përhapet në të gjithë botën. Dhe gjithashtu në Evropë. Sëmundja shkaktuar vdekjen e 110,000 njerëz në mbarë planetin në 2017, 30% më shumë se një vit më parë, sipas një raporti të botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Situata është alarmuese edhe në kontinentin e vjetër, ku 60 mijë njerëz u prekën nga virusi në vitin 2018.
Situata po përkeqësohet në Evropë pas rritjes së lëvizjes kundër vaksinës, mbështetur nga avancimi i partive populiste, sipas një sondazhi të botuar nga “The Guardian”. 60,000 raste të këtij viti në Evropë janë më shumë se dyfishi i vitit 2017 dhe numri më i madh që nga fillimi i shekullit. Vdekjet ishin 72, dyfishuar në krahasim me vitin 2017.

Sipas studimit të nënshkruar nga OBSH, në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016 kishte 14.4 raste për milionë banorë me 92% vaksinime; në Serbi, me një normë prej 86% rastet ishin 640 për milionë. Në Itali, pas rënies së vaksinimit në vitin 2014, rastet kanë shkuar nga disa dhjetëra në qindra çdo muaj.

Alarmi i ekspertëve të Bashkimit Evropian tashmë ka rënë: Vitenys Andriukatis, Komisioneri i Shëndetësisë në Bruksel, flet për “papërgjegjshmërinë” e populistëve që nisin “mesazhe shumë të rrezikshme” duke përhapur dyshime për efektivitetin e vaksinave. Dhe “Guardian”, në mënyrë eksplicite citon Lëvizjen 5-Yjet, e cila propozoi në 2015-ën ndalimin e vaksinave për sëmundjet e dyshuara si të rëndësishme, si leuçemia, imunosupresioni, mutacione gjenetike, autizëm.

Nga ana tjetër, raporti i OBSH e fut Europën, përveç Amerikës dhe Mesdheut Lindor, në mesin e rajoneve ku sëmundja është rritur më së shumti. Sipas OBSH-së, më shumë se 21 milionë njerëz janë shpëtuar nga vaksinimi që nga viti 2000.

Raporti thekson se mesatarja botërore për dozën e parë të vaksinës është 85%, ndërsa për të dytën, e nevojshme për të garantuar imunizimin, ne jemi në 67%, përcjell GSH.

“Kthimi i fruthit është një problem serioz, – tha zëvendësdrejtori i OBSH-së, Soumya Sëaminathan, – me shpërthime në të gjitha rajonet, madje edhe në vendet që kishin arritur ose ishin gati për të arritur eliminimin. Pa përpjekje për të rritur mbulimin dhe për të identifikuar popujt me nivele të papranueshme të fëmijëve të pavaksinuar, ne rrezikojmë të humbim dekadat e përparimit”./a.meta

Next Post
Filmat vizatimor/Ronaldo luan vetë CR7

FOTO/ Ronaldo, kampion edhe jashtë fushe, ja gjesti i tij i madh para Krishtlindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

February 5, 2026
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

February 5, 2026
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

February 5, 2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

February 5, 2026
Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

February 5, 2026
“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

February 5, 2026
“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Familja shqiptare e shuar në Itali, flasin të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivol

February 5, 2026
Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

February 5, 2026
Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In