• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Alarmi për pushtim nga Rusia/ Rrëfimet e ushtarëve ukrainas në front: Nëse s’vijmë këtu tani, do vdesim nëpër shtëpitë tona më vonë

by Java News
09/12/2021 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht shqetësimeve për një grumbullim të madh të trupave të Rusisë në kufirin me Ukrainën, luftëtarët në vijën e frontit, në Donbas, i kanë minimizuar paralajmërimet nga agjencitë e inteligjencës në Kiev dhe në vendet e Perëndimit, se Moska mund të jetë duke planifikuar një ofensivë të re ushtarake.

Timur, 28-vjeçar

“Unë, personalisht, nuk besoj se ka rrezik për ndonjë pushtim të madh. Unë mendoj se këto janë vetëm lojëra. Situatë të njëjtë kishim edhe në prill dhe në maj të këtij viti. Kishte aq shumë thashetheme për një sulm të mundshëm. Ato u bënë në mënyrë që Rusia të mund të siguronte përfundimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”. Këtë herë, mbase është vetëm Putin që po përpiqet të ushtrojë trysni përsëri. Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Kremlini po mundohet të marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerohet deri në Ukrainë, dhe në vendet e tjera të Partneritetit Lindor, siç janë Gjeorgjia dhe Moldavia”.

Një përmendore e kohës sovjetike, në një qytet në vijën e frontit, në rajonin e Luhanskut, më 7 dhjetor.

“Luftimet këtu ndodhin herë pas here. Javën e kaluar përjetova bombardimin më të rëndë në këtë pozicion. Forcat proruse përdorën granatahedhës të tipit “SPG-9”. Më vonë, për disa ditë rresht, ishte pothuajse qetësi. T’ju them të drejtën, ndihem pak i frikësuar kur këtu është qetë, sepse filloj të mendoj: ‘Mbase ata kanë ndonjë plan’. Një nivel i ulët i bombardimit më bën të ndihem më rehat”.

“Pala tjetër shpesh përdor taktika dredharake. Për shembull, vëzhguesit e OSBE-së i përdorin dronët e tyre gati çdo ditë, për t’i kontrolluar pozicionet ushtarake. Ata i njoftojnë që të dyja palët për fluturimin e dronit të tyre për kontrollimin e pozicioneve në të dyja anët, që ne ta dimë se ai po vjen, por më pas forcat proruse e nisin dronin e tyre menjëherë pas atij të OSBE-së, për t’i bërë vëzhgimet e veta, ndërsa neve nuk na lejohet të qëllojmë në atë drejtim”.

Vlad 22-vjeçar

“Ushtria ruse nuk është e përgatitur për luftë. Ajo nuk ka spitale fushore apo cisterna nafte në gatishmëri, dhe nuk ka shumë ushtarë apo automjete gati. Asaj do t’i duheshin 300,000 deri në 400,000 trupa për të sulmuar; tani ajo i ka të grumbulluar vetëm 100,000. Unë mendoj se kjo shifër do të nevojitej vetëm për Kievin. Ne kemi shumë nivele të mbrojtjes”.

Një dordolec, në një shtab operativ ushtarak, pranë vijës së frontit, në rajonin e Luhanskut, më 6 dhjetor.

“Nëse nuk vijmë këtu në front tani, do të vdesim nëpër shtëpitë tona më vonë. Është një thënie ukrainase: Ai që nuk e mbron familjen e tij në kohë paqeje, do t’i hajë fëmijët e tij në kohë të vështira. Është referencë për Holodomorin. Nëse një rus vjen dhe dëshiron të pijë ca gota vodka dhe të bëjë qejf, s’ka problem. Por, nëse ai vjen në shtëpinë time me armë, unë do ta vras atë”.

“Këtu, armiku po përdor pushkë të snajperëve dhe mitraloza çdo ditë, dhe nganjëherë ata përdorin edhe granatahedhës. Javën e kaluar, ata përdorën mortaja prej 82 milimetrash këtu afër. Kjo situatë s’ka për të ndryshuar në të ardhmen e afërt. Federata Ruse nuk është e përgatitur për sulm, mendoj unë. Vetëm po dërgohet një porosi, sepse konflikti është zgjatim i politikës. Gjithçka do të jetë mirë”.

Iryna (s’e ka treguar moshën)

“Unë mendoj se nëse një pushtim do të ndodhte tani, shumë njerëz do të vdisnin. Më shumë se më 2014. Do të kishte gjakderdhje të madhe. Do të ishte e tmerrshme”.

“Por, sigurisht, shumë ushtarë nuk besojnë se do të ndodhë një pushtim. Vija e frontit nuk ndihet aspak më ndryshe se më parë. Një arsye tjetër pse ata nuk iu besojnë këtyre thashethemeve është sepse ka shumë gënjeshtra në vendin tonë. Të gjithë në pozitat e fuqishme gënjejnë. Presidenti ynë ka premtuar se do t’i japë fund luftës brenda një jave pas marrjes së pushtetit. Tani, dy vjet më vonë, ja ku jemi”.

Një raft armësh, në një bazë operative, në afërsi të vijës së frontit, në rajonin e Luhanskut.

“Unë nuk mendoj se sanksionet financiare ndaj Rusisë do të ndryshonin diçka. Janë sikurse këto marrëveshjet e Minskut. Ato s’kanë aq efekt. Njerëzit shkruajnë diçka në letër, por, në realitet, këtu në vijën e frontit, situata është e njëjtë. Ende po përdoren armë të kalibrit të rëndë. Ndoshta do të ndodh një pushtim, por dikur më vonë”.

Petro, 27-vjeçar

“Ajo që di unë është se njerëzit do të rrinë dhe do ta mbrojnë vendin e tyre. Veteranët, të cilët ishin në front më 2014, kur lufta po fillonte, janë kthyer në shtëpi, por nëse ndodh një pushtim, ata do të kthehen këtu për të luftuar”.

“Në mëngjesin e hershëm, kur flije në shtëpi, dy granata përfunduan këtu afër, por këto gjëra janë normale. Nuk mund të them se së fundmi ka pasur ndonjë aktivitet të çuditshëm. Nganjëherë, prej këtu mund të dëgjosh tanket e armikut duke ndezur motorët e tyre. Motorët e tankeve kanë një zhurmë shumë specifike. Atë e bëjnë më shpesh në mot më të ftohtë”.

Një ushtar ukrainas, duke vrapuar, teksa vështronte pozicionet e afërta të separatistëve të mbështetur nga Rusia, në rajonin e Luhanskut, më 7 dhjetor.

“Ka pasur shumë situata kur kam shpëtuar për pak. Një herë, po rrija mbi një automjet të blinduar, dhe vërejta një tank armiku. Më pas, pashë pushkën e tij duke vënë në shënjestër automjetin tonë. Vura shkrepësen time mes dhëmbëve, e kafshova fort, dhe iu luta Zotit. Ajo nuk shkrepi”.

“Unë nuk mendoj se sanksionet do të ndryshojnë diçka. Rusia është vend i pasur. Presidenti ukrainas dhe deputetët duhet të marrin vendime serioze. Dua që një ditë të notoj në Krimenë e lirë”./REL

g.kosovari

Next Post
Blloku i parë i rindërtuar në Vaqarr/ Rama: Kjo do ndryshojë jetën e 33 mijë familjeve të prekura nga tërmeti

Festat e fundvitit/ Rama shpall konkursin për tre çmime: Fotoja e vitit, video-kërkesa dhe urimi më i bukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com