• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festat e fundvitit/ Rama shpall konkursin për tre çmime: Fotoja e vitit, video-kërkesa dhe urimi më i bukur

by Java News
09/12/2021 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot zhvillimin e një konkursi në faqen e tij në Facebook, përgjatë tre javëve të fundit të vitit 2021, ku do të jepen tre çmime.

Çmimet do të jepen për fotografinë e vitit, videokërkesë, dhe urimi më i veçantë. Rama bën me dije se aplikimet duhet të bëhen te portali shqiperiaqeduam.al, në rubrikën konkursi 2022.

Më pas çmimet do të shpërndahen me një aktivitet të posaçëm me 100 persona të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e vitit të ri 2022.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë nismë festive të fundvitit, ku ju ftoj që të mendoni për një Fotografi, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një Urim në https://shqiperiaqeduam.al, ju uroj një ditë të mbarë🙏“, shkruan Rama.

“Dëshiroj që për vitin e ri të bëjmë një konkurs në këtë faqe me tre çmime.

Çmimi Fotografia e Vitit ku do të zgjedhim me votim në këtë faqe tre fotografitë më të pëlqyera mes të gjitha fotografive që ju do të dërgoni në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimi Videokërkesa ime ku një ekip i posaçëm do të zgjedhë tre kërkesat fituese mes atyre që ju do dërgoni me video për të kërkuar mbështetje për një nismë në dobi të shkollës apo komunitetit tuaj në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimi Urimi im ku epiki i kësaj faqeje do të zgjedhë tre urime më të veçanta, që ju do të dërgoni me tekst, foto apo vide për Vitin e ri 2022 në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimet do të shpërndahen me një aktivitet të posaçëm me 100 miq të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e vitit të ri 2022”, shkruan Rama.

g.kosovari

Next Post
Moti i keq/ Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port. Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla

Moti i keq/ Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port. Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com