• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Alarmi me domatet në Myzeqe/ Justifikimi i ekspertëve: S’është faji i farave, por fermerët duhet të konsultohen

by Java News
22/10/2021 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fermerët në Myzeqe, zona që cilësohet si një nga hambarët kryesorë të vendit, janë tejet shqetësuar për cilësinë e dobët të prodhimit të domateve, dhe akuzojnë për këtë farat e këtij viti.

Të ftuar në A2 CNN, dy nga ekspertët e bujqësisë në atë zonë, Dhimitër Qorri, Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Perimeve në Lushnje dhe Eltinor Mahmutaj nga Agjencia Rajonale e Bujqësisë, mohojnë që raporti shkencor të ketë përcaktuar këtë arsye.

“Ka shkuar një ekip i madh i Ministrisë së Bujqësisë, verifikuam situatën. Sipas analizave, problemi nuk qëndron tek farat”, thotë Qorri. Në raportin e tyre si një ndër shkaqet përmendet temperatura. “Kemi pasur mbi 5 gradë më shumë se normalja, një nga elementët bazë që ka ndikuar në uljen e cilësisë”, vijon ai, duke evidentuar që në prodhimtari ka ndikuar edhe prania e një insekti dëmtues si mizat “krahëbardha”, që duhet luftuar në mënyrë biologjike.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën, sepse ajo zonë ka rreth 1 mijë hektarë serra, pa llogaritur mbjelljet e tjera.  Problemi i hasur nga fermerët evidenton një dobësi të bimës që nga rrënja, që nuk ka lejuar prodhimtarinë e pritur”, shton Mahmutaj, i cili shton se farat janë të garantuara në cilësi.

“Plehrat dhe farat që ne marrim janë të certifikuara nga Bashkimi Europian, kemi arritur edhe certifikime të tilla sepse synojmë të çajmë në tregun ndërkombëtar. Ekspertet janë rritur me 14%, që  do të thotë se sistemi po funksionon. Teknologjitë e serrave tona janë tashmë të larta, si në vendet  e tjera të BE-së”.

Sipas Mahmutajt, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor është e hapur çdo ditë “sepse ky sektor nuk pret për orare zyrtare, kemi agronomë shumë të mirë. Këshillimi merr përsipër nga përgatitja e tokës dhe përzgjedhja e farës deri në ciklin e jetës së bimës dhe vjeljen. Ky këshillim ndodh në çdo njësi vendore”.

Po ku mund të gabohet sërish?  Sipas Dhimitër Qorrit, “Një hibrid që pretendon të hidhet në treg testohet 3 vjet. Asnjëherë nuk duhet nxituar. Gabimi mund të jetë edhe afati i mbjelljeve, ne dalim pak më herët. Në dhjetor fillon përgatitja për domaten, ky vit mund të jetë pak i ashpër dhe mund të detyrojë që të spostohet në kohë kultivimi”, thote ai. A2

Next Post
Mungesa e ilaçeve/ Sfidë e madhe për familjet e fëmijëve me leucemi

Mungesa e ilaçeve/ Sfidë e madhe për familjet e fëmijëve me leucemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com