• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mungesa e ilaçeve/ Sfidë e madhe për familjet e fëmijëve me leucemi

by Java News
22/10/2021 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, familjet me fëmijët e sëmurë nga leucemia po përballen me vështirësi të shumta prej mungesës së ilaçeve kryesore tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shprehu shqetësim të thellë për këto vështirësi të përsëritura me vite, dhe e vlerësoi si një diskriminim të shumëfishtë, që u bëhet këtyre fëmijëve nga ministria e shëndetësisë dhe nga spitali.

Ministria nga ana e saj, komentoi për “Zërin e Amerikës” se janë gjetur mjekime alternative, pasi kanë dështuar prokurimet për disa ilaçe specifike.

Në shërbimin onkologjik të fëmijëve pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza mungojnë ilaçe kryesore për pacientët e mitur, që vuajnë nga leuçemia.

Një pjesë e madhe e prindërve ngurrojnë ta shprehin publikisht këtë problem, por Alketa Mëhalla, një nënë e tre fëmijëve nga Cërriku, vendosi të flasë me “Zërin e Amerikës” për mungesën e ilaçeve në spital për djalin e saj 11 vjeçar, që vuan prej afro dy vjetësh nga kanceri në gjak.

“Bëhet kërkesa për ilaçet e fëmijëve dhe del përgjigja, se nuk ka mjekim. prindi detyrohet t’i blejë ilacet, se nuk e lë dot fëmijën të vdesë. Kam shpenzuar miliona, miliona. Kam bërë disa herë kërkesë në drejtorinë përkatëse në Tiranë, por asnjëherë nuk ma dhanë ndihmën” – thotë Alketa.

Pas një serie dëshmish dhe dokumentash nga familjarët, Shoqata “Together for Life” u ankua pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi kundër QSUNT dhe ministrisë së shëndetësisë, për mungesat në spital e të paktën 5 ilaçeve kryesore për fëmijët e sëmurë me leucemi.

Drejtuesja e TFL, Egla Bardhi, thotë se fëmijëve me leucemi nuk po u jepet një shërbim shëndetësor falas me protokolle mjekësore në spital, që garantohet me ligj.

“Ne e cilësojmë këtë si një nga rastet më të rënda, se kemi të bëjmë me jetën e fëmijëve me leuçemi. E?shtë një sëmundje akute, për të cilën nevojitet një mjekim i vazhdueshëm, me rregull e pa ndërprerje, sepse përndryshe fëmijëve u rrezikohet jeta. Madje, aktualisht që flasim, kemi pacientë që kanë humbur jetën për shkak edhe të mungesës së mjekimit të kemioterapisë dhe mangësive të herëparhershme që ata hasin” – thotë zonja Bardhi.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi një hetim për këtë çështje dhe konstatoi diskriminim në formë të rëndë të fëmijëve, që vuajnë nga leuçemia në Shërbimin e Onko-Hematologjisë Pediatrike, nga ana e QSUNT-së dhe ministrisë së shëndetësisë, për shkak të moshës dhe gjendjes së tyre shëndetësore dhe ekonomike.

Komisioneri kërkoi nga autoritetet të marrin masa urgjente për të ofruar barnat e nevojshme për fëmijët me leuçemi, të rishikojnë procedurat për sigurimin e barnave në kushte emergjente, si edhe të rimbursojnë shpenzimet për barnat, që bëjnë familjet për të shpëtuar jetën e fëmijëve të tyre.

“Ne jo më kot dolëm me vendimin se kemi të bëjmë me diskriminin të shumëfishtë. Sepse ne shikojmë që shkaku në vetvete lidhet edhe me aspektin ekonomik, pra me pamundësinë e këtyre familjeve për të siguruar barna. Kjo duhet të shqetësojë autoritetet për t’iu përgjigjur kësaj situate. Fakti kryesor që nga kjo gjendje është jeta e fëmijëve që rrezikohet” – thotë zoti Gajda.

Pas interesimit nga “Zëri i Amerikës” mbi këtë problem, ministria e shëndetësisë deklaroi, në një përgjigje ekskluzive, se ajo ka ndarë gjjthë buxhetin e kërkuar për mbulimin me medikamente sipas kërkesave të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe të shërbimit të Onko-Hematologjisë Pediatrike.

“Pas ndjekjes të procedurave ligjore të prokurimit publik, për disa barna nuk ka patur ofertim nga operatorët ekonomikë, ndaj janë marrë masat për sigurimin e terapive alternative për trajtimin e tyre. Ndërsa për alternativat e vetme të mjekimit, për të cilat nuk ka patur ofertë në treg, bazuar në legjislacionin në fuqi, QSUNT ka rihapur procedurat ligjore për të siguruar blerjen e këtyre barnave” – thuhet në reagimin e ministrisë së shëndetësisë për Zërin e Amerikës.

Ministria theksoi se ka disa marrëveshje me shtete si Turqia e Greqia për të mundësuar trajtime të specializuara specifike për të siguruar shërbime të specializuara për rastet e diagnozave te onko-hematologjise pediatrike.

Por mungesat e ilaçeve në QSUNT janë një problem i përsëritur në vite dhe nuk bëhet fjalë për dështimin e një prokurimi të rastësishëm, thotë komisioneri Gajda.

“E?shtë për të ardhur keq se kjo problematikë po mbartet prej vitesh. Kjo nuk është rastësisht situatë e një viti, që mund edhe të kuptohet. Problematika ka kohë që dihet dhe mangësitë procedurale apo dështime ka kohë që dihet. Të gjithë institucionet janë në dijeni dhe janë koshiente për situatën. E?shtë për të ardhur keq që prej kaq vitesh nuk zgjidhet kjo gjendje, që të jepen mjekimet në mënyrë sistematike, në kohën dhe në cilësinë e duhur” – thotë zoti Gajda.

Sëmundja e djalit nuk ishte hera e parë që Alketa përballet me këtë problem. Ajo vetë u operua dy herë nga kanceri i gjirit në prill 2018, bëri 8 seanca kemioterapi dhe 45 seanca rreze, por çdo mjekim e bleu vetë, sepse, siç thotë ajo, spitali nuk i dha asgjë.

Djali i saj u sëmur në fund të nëntorit nga kanceri në gjak dhe përsëri iu desh që gjithë ilaçet më të shtrenjta t’i blente vetë, edhe pse e shtruar bashkë me djalin 10 muaj në spital.

Tërmeti i nëntorit e gjeti brenda në pavionet e onkologjikut, ndërsa jashtë rrugët u zbrazën nga Pandemia, por ajo duhej të dilte nëpër farmaci për të blerë ilaçet e shtrenjta.

Alketa thotë se edhe më tej nga shtatori 2020 kur doli nga spitali e deri sot nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe asnjë rimbursim për mjekimet e djalit.

“Kujt nuk i kam kërkuar ndihmë dhe askush nuk ma dha ndihmën. Kam shpenzuar për atë fëmijë sa shpirti im e di. Çdo gjë e kam blerë vet. Spitali më ka dhënë vetëm gjakun, plazmën dhe një antibiotik. Të tjerat i kam blerë unë” – thotë Alketa.

Djali i saj vazhdon tani një terapi mbajtëse me kokrra dhe një herë në muaj duhet të shkojë te onkologjiku i fëmijëve për kemioterapi në shtyllën kurrizore dhe pothuaj gjithë blerjet e shpenzimet i heq vet nëna e tij.

Ilaçet e tij nuk gjenden në spital, por të gjitha janë në farmaci, ku Alketa i blen shtrenjtë për të shpëtuar jetën e djalit.

“Pacientët e mitur në Shërbimin e Onko-Hematologjisë Pediatrike, po vuajnë nga mungesën e furnizimit me medikamente dhe për rrjedhojë ata po i blejnë ato në rrjetin e hapur farmaceutik me një kosto shumë të lartë, ndërkohë që ato janë medikamente spitalore falas dhe nuk duhet të gjenden në rrjetin e hapur farmaceutik” – thotë zonja Bardhi nga shoqata TFL.

Ndërsa QSUNT i ka deklaruar Komisionerit kundër Diskriminimit gjatë hetimit se arsyet kryesore të mungesës së disa barnave në Shërbimin Onko/Hematologjik, është dështimi i procedurave të prokurimit për këto barna si nga ana e ministrisë, si organ qendror blerës ashtu dhe nga ana e vetë spitalit.

“Ka patur raste që procedurat e prokurimit nga ana e QSUNT-së, janë zhvilluar edhe nga dy herë radhazi, por ato janë anulluar për shkak të mungesës së ofertave ekonomike” – thotë Qendra Spitalore.

Alketa ndërkohë numëron Ilaçet që duhen rregullisht. “Ilaçet janë vinkristinë dhe metrotoksan. Por gjithë ilaç?et që përdor në shtëpi janë metrotoksat, baktrinë, kortizon, amoprazol, kalcium, vitamin i blej unë që ia jap djalit. Se çdo analizë që del me mungesa futet mjekimi që të normalizohet djali. Çdo gjë e blej unë. Pse bota i ka të gjitha këto në spitale dhe ne nuk i kemi?” – pyet ajo.

E ndërkohë që institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës për mungesën e ilaçeve dhe dështimet me prokurimin, pacientët e mitur te Onkologjiku rrezikojnë jetën, ndërsa prindërit zhyten në borxhe për të blerë ilaçet shpëtimtare për fëmijët e tyre./Zëri i Amerikës

Next Post
Silva Bino tregon gjendjen e pacientëve të shtruar te Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”: Ja sa janë të intubuar

Doza e tretë e nevojshme?!/ Silva Bino: I vetmi vend që po lusim studentët të vaksinohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tri fjalë që pengojnë demokracinë

Drejtësia dhe kafazi nuk shkojnë bashkë

April 28, 2026
SHBA drejt refuzimit të ofertës së Iranit për paqe, çfarë përmban propozimi i fundit

SHBA drejt refuzimit të ofertës së Iranit për paqe, çfarë përmban propozimi i fundit

April 28, 2026
Ministri Hoxha me diplomatët e rinj: Dy thirrje të hapura për talentet e reja, brezi i ri thelbësor për Shqipërinë 2030

Ministri Hoxha me diplomatët e rinj: Dy thirrje të hapura për talentet e reja, brezi i ri thelbësor për Shqipërinë 2030

April 28, 2026
Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujeci në Lezhë, shpallet në kërkim një tjetër person, përfshirja e tij (EMRI)

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujeci në Lezhë, shpallet në kërkim një tjetër person, përfshirja e tij (EMRI)

April 28, 2026
Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështon sërish seanca parlamentare! Çfarë pritet të ndodhë në orën 19:00

Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështon sërish seanca parlamentare! Çfarë pritet të ndodhë në orën 19:00

April 28, 2026
Operacioni “Ura”, GJKKO dënon tre persona për ndikim të paligjshëm

Operacioni “Ura”, GJKKO dënon tre persona për ndikim të paligjshëm

April 28, 2026
Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

Trump: Irani ndodhet në kolaps, kërkuan hapjen urgjente të Hormuzit!

April 28, 2026
Përplasjet Rama-Spiropali, ja komenti i Erion Braçes

Përplasjet Rama-Spiropali, ja komenti i Erion Braçes

April 28, 2026
Pse samiti i NATO-s në Shqipëri mund të jetë i fundit?

Pse samiti i NATO-s në Shqipëri mund të jetë i fundit?

April 28, 2026
Antentati ndaj çiftit në Lezhë / Policia gjen një nga makinat e autorëve të vrasjes

Antentati ndaj çiftit në Lezhë / Policia gjen një nga makinat e autorëve të vrasjes

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In