• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi i mjekësisë: Sheqeri avancon qelizat kancerogjene

by A R
10/04/2016 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hulumtuesit kanë gjetur se sheqeri ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë diabetin, sindromin metabolik, sëmundje të zemrës dhe kancerin.

Në fakt, shkencëtarët nga Instituti i Kancerit Huntsman në Utah ishin ndër të parët që zbuluan se zhvillimi i tumorit varet nga sheqeri.

Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Dhe sipas Don Ayer, një profesor në Departamentin e Shkencave Onkologjike në Universitetin e Utah-së, tha: “Është bërë e njohur që nga viti 1923 se qelizat e tumorit përdorin më shumë glukozë se qelizat normale. Hulumtimi ynë ndihmon që të shohim se si zhvillohet ky proces, dhe si mund të ndalohet për të kontrolluar rritjen e tumorit”.

Deri më tani studime të ndryshme kanë konfirmuar se njerëzit me nivele më të larta të glukozës në gjak zhvillojnë më shumë kancer, dhe se njerëzit me kancer, të cilët gjithashtu kanë nivelet më të larta në gjak të glukozës, shpëtojnë më së paku nga kanceri, transmeton “Gazeta Express”.

Edhe pse të gjitha qelizat kanë nevojë për glukozë – një formë sheqeri që transformohet në energji, qelizat e kancerit lulëzojnë duke u ushqyer me sheqerna të rafinuar, të gjetur zakonisht në ushqimet e përpunuara dhe sheqerkat.

Procesi kur glukoza thyhet për të dhënë energji quhet “glikolizë”. Në një qelizë të shëndetshme, glukoza konvertohet në “pyruvate”, i cili kalon në stacionet e energjisë ose në mitokondri për t’u “djegur” në prezencë të oksigjenit.

Qelizat e kancerit gjithashtu kanë nevojë për glukozë, të cilën e bëjnë vetë. Por, ndryshe nga qelizat e shëndetshme, ato me kancer e krijojnë energjinë e tyre në mungesë të oksigjenit. Kjo quhet “glikoliza anaerobe”.

Kështu, ekspertët e shëndetit thonë se mënyra më e mirë për të trajtuar kancerin është mos ushqimi i qelizave të kancerit, duke i lënë “të vdesin” për glukozë.

Këtë mund ta bëni duke mos ngrënë ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit – sidomos ushqimet e përpunuara dhe pije me sheqer. /Express/

Next Post

Hidhen fishekzjarre nga selia e PS, por jo për referendumin... (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In