• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Alarmi i IFJ: Një gazetar vritet mesatarisht çdo ditë në luftën Izrael-Hamas

by A R
05/12/2023 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gazetar ose punonjës i medias vritet mesatarisht çdo ditë në luftën Izrael-Hamas, tha të hënën kreu i i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), duke e bërë këtë konflikt të pakrahashueshëm me asnjë tjetër më parë përsa i takon pasojave tek media.

Rreth 60 përfaqësues të mediave janë vrarë që kur filloi lufta më 7 tetor, duke iu afruar numrit të gazetarëve të vrarë gjatë gjithë Luftës së Vietnamit gjysmë shekulli më parë që zgjati për dy dekada.
Luftërat e tjera brutale në Lindjen e Mesme as nuk i janë afruar intensitetit të asaj aktuale.

“Në një luftë tradicionale si për shembull ato në Siri, në Irak, në ish-Jugosllavi, nuk kemi parë këtë lloj masakre,” tha sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger në një intervistë për agjencinë Associated Press. Dhe që kur skadoi armëpushimi njëjavor në Gaza të premten, humbjet kanë vazhduar, tha ai:

“Për fat të keq, morëm lajmin e keq këtë fundjavë që pas përfundimit të armëpushimit, janë vrarë tre ose katër (gazetarë) të tjerë.”

Zoti Bellanger tha se rreth 60 gazetarë kanë humbur jetën, përfshirë të paktën 51 palestinezë, si edhe izraelitë dhe libanezë. Shumica janë vrarë gjatë bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ai tha se janë vrarë edhe gazetarë izraelitë gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor që ishte shkaku i fillimit të luftës. Ai tha se këto shifra bazohen në të gjitha burimet që federata përdor për raportin e saj vjetor. Përveç viktimave në njerëz, në Gazë janë shkatërruar edhe objektet e shumë organizatave mediatike, tha ai.

Ai vlerëson se para konfliktit në Gazë kishte rreth 1,000 gazetarë dhe punonjës të medias dhe thotë se tani askush nuk mund të dalë nga Gaza.

Megjithatë edhe në mes të shkatërrimit, gazetarët vendas vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, thotë Nasser Abu Baker, president i Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë.

“Ata kanë humbur familjet e tyre dhe vazhdojnë punën”, tha ai. “Ata janë pa shtëpi dhe vazhdojnë punën. … Pa ushqim, pa siguri për ta, pa familje. Edhe nëse familjet e tyre janë ende gjallë, ata nuk janë me familjet sepse familjet jetojnë ose flenë në spitale.”

Zoti Bellanger tha se autoritetet izraelite nuk ishin përgjegjur.

“Telefonova në qeverinë izraelite, por ata nuk m’u përgjigjën. Dhe kur shkova në Palestinë para disa ditësh, i kërkova zyrës së shtypit të qeverisë (izraelite) të bënim një takim. Por askush përgjigjet”, tha ai.
Izraeli ka thënë se bën çdo përpjekje për të shmangur vrasjen e civilëve dhe akuzon Hamasin se i rrezikon ata duke vepruar në zona të banuara.

“Ne duam të sigurohemi që gazetarët të jenë të mbrojtur. Puna e tyre në terren është kritike,” tha për agjencinë Associated Press, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

IFJ dhe “Gazetarët pa Kufij” u kanë bërë thirrje prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) të hetojnë vdekjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias dhe kryeprokurori i ICC-së Karim Khan ka vizituar zonën. Zyra e prokurorisë së ICC-së po heton veprimet e autoriteteve izraelite dhe palestineze që nga viti 2014.

Hetimi mund të marrë në konsideratë edhe pretendimet për krime të kryera gjatë luftës aktuale. Zoti Khan i ka bërë thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar, por nuk e ka akuzuar për krime lufte.

Ai e quajti sulmin e Hamasit më 7 tetor një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar. Izraeli argumenton se ICC nuk ka juridiksion në konflikt sepse territoret palestineze nuk janë një shtet sovran i pavarur.

Izraeli nuk është palë në traktatin që mbështet ICC-në dhe nuk është një nga 123 shtetet anëtare të tij. Zoti Bellanger nuk mendon që situata në terren do të ndryshojë së shpejti, por thotë se si kreu i rrjetit global të gazetarisë, “Nuk mund t’ia lejoj vetes të jem pesimist”./VOA

Next Post
Austria dhe Çekia pro zgjerimit të shpejtë: Ballkani Perëndimor sa më parë në BE

Austria dhe Çekia pro zgjerimit të shpejtë: Ballkani Perëndimor sa më parë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një alarm që nuk mund të shpërfillet! Tetë gra të vrara brenda 10 muajve në Kosovë

Një alarm që nuk mund të shpërfillet! Tetë gra të vrara brenda 10 muajve në Kosovë

October 26, 2026
Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

October 26, 2026
Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

October 26, 2026
Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

October 26, 2026
Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

October 26, 2026
Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

October 26, 2026
Çështja ‘Beleri’ dhe tensionet në Kosovë/ Çupi: S’janë të rastësishme, Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh

Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

October 26, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

October 26, 2026
Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

October 26, 2026
Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In