• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi i Berishës, nga fillimi i humbjes së pushtetit në drejtësi

by Mero Baze
22/04/2022 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk jam i sigurtë nëse Sali Berisha ka nisur një letër drejt SHBA, apo thjeshtë një postim në Facebook-un e tij. Por dhe kaq është e mjaftueshme për të kuptuar alarmin e tij.

Politikani i cili është shpallur “ non grata” nga SHBA si minues i demokracisë, si shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe si i përfshirë familjarisht në korrupsion domethënës, i ka kërkuar Departamentit të Shtetit, të marrë masa ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, pasi po i ushtron presion sistemit të drejtësisë në Tiranë.

Situata është paksa më komike se sa letra drejtuar një gjykate në Francë për të ndëshkuar sekretarin e Shtetit Antoni Blinken, pse e kishte futur atë në listën e zezë të SHBA. Pasi me letrën dërguar me postë në Francë, të paktën gënjente ndonjë idiot në PD, që Franca do të merrte hak ndaj SHBA, për Sali Berishën.

Por në këtë rast është dhe më qesharake, pasi i drejtohet  Departamentit të Shtetit që e ka shpallur “ non grata”, për t’iu ankuar për Departamentin e Shtetit. Po t’i shtosh kësaj dhe faktin që deri më sot ai ka thënë që Departamenti i Shtetit është i kontrolluar nga Xhorxh Sorosi, i bie që t’i ankohet Xhorxh Sorosit.

Por halli të detyron të bëhesh dhe qesharak. Dhe halli real është se Sali Berisha po përpiqet t’i dalë para një vendimi të mundshëm gjykate, që rrëzon legjitimitetin e zaptimit me dhunë të Partisë Demokratike prej tij, përmes një debati të sajuar mes tij dhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Debati i sajuar prej tij, kërkon të krijojë një klimë presioni mbi drejtësinë, që të mos vendosë sipas ligjit, por sipas interesit të tij, për të legjitimuar një proces zaptimi dhe spastrimit të PD prej kundërshtarëve të vet.

Alarmi i Sali Berishës vjen pasi Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të ankimuar vendimin arbitrar të një gjyqtari të afërt me Sali Berishën, për të rregjistruar aktet e një mitingu në stadium, si Kuvend “legjitim”.

Akuzat ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim, janë false dhe bazohen mbi një deklaratë parimore të saj, se SHBA mbrojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri nga ndërhyrjet dhe presioni i klasës politike, për të mos ndëshkuar korrupsionin dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Këtë të drejtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian e kanë të garantuar nga Kushtetua e Shqipërisë, pas miratimit me 140 vota të reformës në drejtësi në korrik të vitit 2016. Përfshi dhe votën e Sali Berishës. E kundërta, pra heshtja dhe indiferenca ndaj presionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës mbi drejtësinë në favor të tyre, do të ishte atentat ndaj reformës në drejtësi.

Për fat të mirë kjo nuk ka ndodhur. SHBA dhe BE po qëndrojnë ende roje vigjilentë të një reforme e cila ka problemet e saj të mëdha, jo për shkak të tyre, por për shkak të ndikimit ende të madh që kanë Sali Berisha dhe Ilir Meta mbi sistemin. Dhe për këtë ka boll prova, përfshi dhe vendimin skandaloz të rregjistrimit të akteve të një mitingu si Kuvend partie, i cili nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.

Dhe ky është alarmi i vërtetë i Sali Berishës. Alarmi i një njeriu që po kupton, se po fillon të humbasë pushtetin e fundit dhe më të rëndësishëm që po mundëson mbijetesën e tij, pushtetin mbi drejtësinë. Është e vetmja rrugë për të bërë drejtësi në këtë vend.

Next Post
Presidenti i ri/ Duka: Opozita duhet të jetë pjesë, nuk zgjidhet gjë me bojkot. Mjaft më

Presidenti i ri/ Duka: Opozita duhet të jetë pjesë, nuk zgjidhet gjë me bojkot. Mjaft më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

February 13, 2026
I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

February 13, 2026
NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

February 13, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In