• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Alarmi i EC për tërmetet, sizmiologët: Nuk ka vend për panik

by Java News
10/08/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e Kreut të Emergjencave Civile Shemsi Prençi shkaktoi jo pak panik tek qytetarët, për shkak të rrezikut dhe kujtimeve të hidhura të tërmetit katastrofik të vitit 1967, i cili regjistroi 12 viktima dhe afro 180 të plagosur në zonën e Elbasanit, Librazhdit dhe Dibrës.

Për të sqaruar këtë situatë Report Tv u interesua pranë Institutit të sizmiologjisë për të marrë të dhëna më të plota rreth rrezikut që na kanoset. Sizmiologu Edmond Dushi nga Instituti i Gjeoshkencës, pohoi se nuk ka vend për panik pasi situata është në kushte normale dhe nuk ka të dhëna për alarm.

“Mund të themi që është një situatë normale, vendi ynë karakterizohet nga një aktivitet i tillë. Mund të jenë dhe paralajmëruese, shpeshherë kur vihet re një shtim i mikrotërmeteve në zona të caktuara por çka nuk vihet re në territorin e Shqipërisë, këto janë tërmete sporadike që shtrihen në të gjithë territorin e vendit”, u shpreh Dushi.

Sa i përket periudhave të ripërsëritjes së tërmeteve, Dushi shtoi se nuk mund të thuhet që ky vit është periudha kur do të ripërsëritet tërmeti i 1967-ës.

“Në bazë të statistikave është përcaktuar që kjo periudhë përsëritje është cdo 30-35vjet, Nuk mund të themi nëse ky vit do të jetë më aktiv apo jo në aspektin sizmik. Kjo i lihet natyrës”, shton Dushi.

Çfarë ndodhi nga tërmeti i 1967 në Shqipëri

Në Shqipëri janë regjistruar disa tërmete, por më i rëndi është ai i vitit 1967 në Librazhd dhe Dibër. Në këtë zonë në vitin 1967 është regjistruar tërmeti me fuqi 6.6 ballë, që solli shkatërrime të mëdha.

Nga tërmeti u shkatërruan 177 fshatra, humbën jetën 12 persona dhe 174 të tjerë u plagosën. Toka u ça në gjatësi mbi 10 kilometra, ndërsa pati zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 centimetra./Report tv

a.ç

Next Post
Ambasadori amerikan i zhgënjyer me mosluftimin e korrupsionit në Kosovë

Ambasadori amerikan i zhgënjyer me mosluftimin e korrupsionit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In