• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Alarm për transportin ajror në Europë: Rrezik për shkak të dronëve dhe ndërhyrjeve elektronike

by A R
26/09/2025 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa kryeqytete europiane dhe strukturat e inteligjencës janë gjithnjë e më të shqetësuara për sigurinë e transportit ajror civil.

Arsyeja kryesore lidhet me një kombinim faktorësh që po intensifikohen muajt e fundit, siç janë prania në rritje e dronëve pranë aeroporteve europiane, interferencat e qëllimshme mbi sistemet e navigimit  dhe manovrat e përsëritura të avionëve luftarakë rusë mbi hapësirën ajrore të BE-së dhe NATO-s, raporton La Repubblica.

Edhe pse avionët civilë nuk konsiderohen objektiva ushtarakë, ekspertët paralajmërojnë se rreziku për incidente të paparashikuara po shtohet. Në të kaluarën, gjatë krizave gjeopolitike, janë regjistruar raste të ngjashme, si në Azi, ashtu edhe në Europë. Pyetja që po shtrohet sot në tryezat e mbyllura të NATO-s dhe qeverive europiane është e qartë “Si duhet të reagojmë dhe si mund të shmangim një aksident ajror?”.

Alarmi në rritje

Vetëm vitin e kaluar, autoritetet norvegjeze kanë regjistruar 503 incidente me dronë pranë aeroporteve, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet 2022 dhe 2023. Pas një episodi në Poloni, një pjesë e hapësirës ajrore pranë kufirit me Ukrainën dhe Bjellorusinë është mbyllur për fluturimet civile.

Situata ndërlikohet edhe nga problemet me sinjalin GPS. Të dhënat e Flightradar24 tregojnë se në rajonin e Balltikut, sidomos pranë Kaliningradit, sistemi i navigimit shpeshherë është i bllokuar ose i deformuar, duke detyruar pilotët të përdorin metoda të ngjashme me ato të viteve ’90. Kjo rrit rrezikun, veçanërisht në kushte të këqija moti dhe gjatë uljeve. Burimet e La Repubblica i lidhin këto ndërhyrje me pajisjet elektronike të vendosura nga ushtria ruse.

NATO dhe BE përballë sfidës

Misioni i NATO-s “Air Policing”, i krijuar që në vitin 2004 për të mbrojtur hapësirën ajrore civile, është sot përballë një intensiteti të paparë. Në javët e fundit, aleanca ka regjistruar deri në tre sinjalizime emergjente në javë për avionë rusë që shkelin ose testojnë kufijtë ajrorë.

Ndërkohë, disa vende të BE-së po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së një “muri mbrojtës me dronë” për të siguruar infrastrukturën ajrore. Në takimin e sotëm mes Danimarkës, Finlandës, shteteve balltike, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Ukrainës, pritet të marrë pjesë edhe një përfaqësues i lartë i NATO-s. Kjo pjesëmarrje do të bëjë që bisedimet të klasifikohen, duke kufizuar rrjedhjen e informacionit, një sinjal i qartë për vendet që mbajnë qëndrime më të afërta me Moskën.

Një klimë pasigurie

Kombinimi i dronëve, sulmeve kibernetike dhe jamming-ut po sfidon besueshmërinë e rrjeteve të transportit në Europë. Siç shkruan La Repubblica, kjo situatë është pjesë e një “lufte hibride” që, përveç kërcënimeve të drejtpërdrejta, synon të minojë sigurinë dhe besimin e qytetarëve.

Next Post
Netanyahu i flet sallës bosh: Duam ta përfundojmë punën në Gaza sa më shpejt

Netanyahu i flet sallës bosh: Duam ta përfundojmë punën në Gaza sa më shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In