Al Kaida është duke punuar më ngushtë me talibanët në Afganistan dhe mund të forcojë luftën e grupit militant kundër forcave qeveritare, ka thënë një zëdhënës i NATO’s.
“Vetë Al Kaida nuk mund të përbëjë kërcënim të madh për Qeverinë e Afganistanit. Por, ajo është duke ofruar aftësitë dhe shkathtësitë e saj për talibanët”, ka thënë zëdhënësi i brigadës, Charles Cleveland.
Vjeshtën e kaluar, kreu i Al Kaidës, Ayman al-Zawahiri, ka thënë se mbështet liderin ri taliban, Mullah Akhtar Mansoor.
“Që nga ajo kohë, kemi parë më shumë ndërveprime midis dy grupeve”, ka thënë Cleveland.
Sipas tij, janë 100 deri në 300 pjesëtarë të Al Kaidës në Afganistan.
“Edhe pse janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme, ata kanë aftësi për rigjenerim shumë shpejt dhe kanë ende kapacitet për kërcënim”, ka thënë Cleveland./a.m.