• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzoi Braçen/ Dosja italiane e Taçit, nxjerr bllof Salianjin

by Java News
17/11/2021 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Salianji gjatë debatit në Kuvend akuzoi Erion Braçen sikur ishte përmendur në përgjimet e Rezart Taçit të realizuara nga prokuroria italiane.

Realiteti është komplet i kundërt dhe përgjimet jo vetëm që nuk kanë lidhje fare me Erion Braçen, por tregojnë shitmendjen që Rezart Taçi ka përdorur për të qetësuar grupin mafioz siçilian dhe qe PD e beson.

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike përdor burime ekuivoke për të ushqyer politikën e saj sulmuese, që pikërisht për këtë arsye, degjeneron në shpifje dhe bëhet e pabesueshme.

Rasti i fundit ndodhi dje në sallën e Kuvendit, ku Ervin Salianji (tashmë i dënuar edhe për shpifje për dosjen “Babale”) ka keqpërdorur një fragment të dosjes së Rezart Taçit mbi pastrimin e mbi 18 milionë euro të mafias siçiliane, për të sulmuar ish-zv-kryeministrin Erion Braçe.

Po çfarë ka ndodhur?

Salianji gjatë debatit në Kuvend akuzoi Erion Braçen sikur ishte përmendur në përgjimet e Rezart Taçit të realizuara nga prokuroria italiane. Realiteti është komplet i kundërt dhe përgjimet jo vetëm që nuk kanë lidhje fare me Erion Braçen, por tregojnë shitmendjen që Rezart Taçi ka përdorur për të qetësuar grupin mafioz siçilian, i cili ishte i shqetësuar mbi fatin e shumës mbi 18 milionë e 400 mijë euro të depozituar në Alpha Bank në Tiranë e që ishte bllokuar nga agjencia antiriciklim e Ministrisë së Financave dhe nga Spak që në fund të korrikut 2021.

Përgjimet janë përmendur në faqet 40 dhe 41 të dosjes, të cilat Report TV e disponon dhe i referohen një bisede që është bërë në datën 18 tetor 2021 midis Fabio Petruzella-s dhe bashkëjetueses së tij Marina.

Por shitmendja e Taçit është e dukshme dhe e verifikueshme: Në fakt që nga 5 gushti 2021 SPAK-u kishte përfshirë në procedurën e sekuestrimit të shumës Prokurorinë e Palermos, pra asnjë autoritet shqiptar, as politik dhe as gjyqësor, nuk mund të kishte asnjë shans për të çliruar shumën e mbi 18 milionë e 400 mijë euro pa shkaktuar një skandal ndërkombëtar.

Por jo vetëm kaq. Gjithnjë sipas përgjimeve, Rezart Taçi do t’i kishte shpjeguar Fabio Petruzellës që po priste një zgjidhje nga  “zv.kryeministri,  nga i cili, drejtori i Agjencisë Kundër Pastrimit të Parave kërkonte rikonfirmimin në detyrë, në këmbim të masës për zhbllokimin e parave”.

Në fakt edhe kjo është një gënjeshtër e verifikueshme pasi jo vetëm Drejtori i Agjencisë kunder Riciklimit të parave nuk kishte më asnjë kompetencë mbi atë shumë, duke lajmëruar ndërkohë në mënyrë korrekte SPAK-un, por edhe mandati i tij nuk po skandonte. Në fakt që prej 2019, mandati i Drejtorit Antiriciklim është pa kufi.

Një tjetër gënjeshtër e përmendur nga Ervin Salianji është se në Dosjen e Rezart Taçit përmendet Ministri i Financës. Në 90 faqe që Report TV i ka lexuar, ministrja e Financave nuk përmendet asnjëherë, ndërkohë që në një tjetër shitmendje të Rezart Taçit, gjithmonë sipas Fabio Petruzella-s “ai (Taçi) po paguan gjithë ministrat”, për të liruar shumën. Gjë që nuk ka asnjë kuptim, pasi siç e kemi parë asnjë ministër nuk kishte dhe nuk ka asnjë kompetencë për të zhbllokuar një llogari bankare të sekuestruar nga prokuroria.

Do të mjaftonin këto verifikime të thjeshta për të shmangur gafën e radhës të Ervin Salianjit, i cili përaqëson sot një pjesë të Partisë Demokratike që pretendon të distancohet nga Sali Berisha dhe nga metoda e tij politike, por që në të vërtetë, vazhdojnë të ndjekin logjikën e denigrimit politik nëpërmjet shpifjes./Shqiptarja.com

Next Post
Dorëheqja e Mark Markut/ Basha emëron Agron Gjekmarkajn drejtues politik në Lezhë

“E vërteta mbi ‘haremin’ dhe ‘derrkucin’", Gjekmarkaj sqaron përplasjen me Ballukun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In