• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzohet se ekzekutoi policin serb\ Ministri i Brendshëm Daçiç patetik: Shqiptari Faton Hajrizi u vra!

by Java News
19/07/2024 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se vrarësi i policit serb, Faton Hajrizi, është likuidur.

Kështu raporton gazeta serbe, Danas.

Faton Hajrizi për më shumë se 30 orë ishte në arrati pasi e kishte vrarë policin serb dje pas mesnate.

Hajrizi dyshohet se është vrarë afër Loznicës, vendit ku e kreu krimin.

Që nga mbrëmë në orët e para të mëngjesit, Hajrizi është në kërkim të shtetit serb, pasi është shpallur si i dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri. Gjatë tërë ditës, Nacionale ka raportuar në lidhje me këtë temë.

Vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi, i cili dha një intervistë të ngjashme në disa televizione brenda pak minutave, e ka mohuar se ishte pjesë e krejt kësaj ngjarjeje.

“I kam thënë, dil jashtë ose t’i thërras policinë se nuk dua të kem probleme. Ia më ka thënë se unë dalë se nuk e kam nijet të qëndrojë këtu, por kam ardhë vetëm t’i sqaroj disa gjëra. Unë i kam thënë se nuk ke asgjë për të sqaruar me mua. Unë dola, i thashë se ia jap një orë afat për të dalë nga banesa. Pas një ore i kam thënë se vi dhe nëse nuk del unë t’i thërras policinë dhe vijnë të arrestojnë”, tha Artan Hajrizi në Rubikon në Klan Kosova.

Gjatë ditë së djeshme, për këtë rast foli edhe baba i Fatonit eksluzivisht për Nacionalen. Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit tha dje se ky i pari nuk ndodhet në Kosovë, por është në Gjermani. Ai tha se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij…Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë” – tha ai.

Tutje, ai ishte shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.

“Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po po (kemi folë me të)…Jo jo nuk di kurgjo, ai u kanë t’u punu atje, nuk kanë pushim as kerkun” – përfundoi ai.

Ndërsa polici i plagosur tashmë ka dhënë versionin e tij për krejt këtë ngjarje.

“Ishte i buzëqeshur, sjelljet i kishte të mira në gjeste…por pas kontrollit të fytyrës, nisën të shtënat” – kështu e dha versionin e policit serb të plagosur Viekosllav Iliq, asistent-drejtori i Policisë së Serbisë, Dragan Vasiljeviq.

Vasijlljeviq tha ta ketë marrë versionin e Iliqit në spital, rreth ngjarjes së mbrëmshme; teksa ndau edhe detajet të fundit rreth kërkimit në vazhdim ndaj Hajrizit; i cili mbetet i pakapur.

“Panë veturën Mercedes me targa turke. Atyre iu duk diçka e dyshim dhe e ndoqën pas me dritat ndezur. Vetura u ndal pas një kilometër e gjysmë. Policët dolën nga vetura dhe ua kërkuan dokumentet, ishte kontroll rutinor”, tha zyrtari i lartë policor serb në RTS.

Next Post
EMRAT/ “Black Eagle” i SKY ECC, media belge zbulon dosjen dhe emrat e dy bosëve shqiptarë

EMRAT/ “Black Eagle” i SKY ECC, media belge zbulon dosjen dhe emrat e dy bosëve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

E plotë/ Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët

October 1, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

“Gjyq i stisur!”- Ilir Meta gjatë seancës së shtyrë: S’e kuptoj konfliktin me avokatët, kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit! Kundërshtoj Prokurorinë për afatet

October 1, 2026
Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

October 1, 2026
E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

October 1, 2026
Disa foto që provojnë se mjekra ndryshon gjithçka

“Më nxori thikën dhe kërkoi paratë!”- Ben Affleck rrëfen se u kërcënua në moshën 14-vjeçare, vite më vonë sulmuesi vrau një person

October 1, 2026
“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

October 1, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Falsifikimi dhe tjetërsimi i pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 mln euro cash dhe një makinë luksoze “Bentley” (DETAJET)

October 1, 2026
Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

October 1, 2026
Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

October 1, 2026
“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com