Luftëtarët e Shtetit Islamik i kanë prerë kokën një personi përpara një turme të tërbuar, përfshirë edhe fëmijët, për shkak se ai u akuzua për magji. Fotografitë e ekzekutimit brutal të tij në Nineve të Irakut janë shpërndarë me shpejtësi nëpër rrjetet sociale dhe mediet ndërkombëtare, transmeton KP.
Një nga fotografitë e shpërndara shfaq kokën e viktimës në tokë të ndarë nga trupi i tij. Ekzekutimet publike me anë të heqjes së kokës, gjuajtja me gurë dhe mënyrat tjera barbarike të ekzekutimeve janë bërë të zakonshme nëpër shtetin e vetëshpallur të kalifatit.