Dënohet me 3 vite burg ish-drejtori i burgut të Drenovës në Korçë Laert Çeliku i akuzuar për korrupsion.
Kjo ishte edhe kërkesa e prokurorisë e pranuar nga Gjykata e Korçës.
Pas përfundimit të vuajtjes së dënimit Çelikut i hiqet e drejta për një periudhë dy vjeçare të drejtojë funksionet publike.
Laert Çeliku u denoncua disa muaj më parë për mitmarrje në shkëmbim të ndereve që kryente për të dënuarit duke thyer rregullat në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë./a.m.