• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat, reagon Demi: Çfarë mendon Berisha për miqësinë time me Shkëlzenin?

by Java News
29/01/2016 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dy ditësh, Partia Demokratike, po deklaron se biznesmeni Gaz Demi, president i Klubit te Futbollit “Partizani”, qëndron pas disa projekteve të mëdha, duke aluduar se kjo kushtëzohet nga lidhjet e ngushta të tij me familjarë të kryeministrit. Z. Demi sqaron në këtë intervistë të shkurtër për ResPublica qëndrimin e tij për këto akuza.

ResPublica: Z. Demi, keni dy ditë që PD-ja dhe ish-kryeministri Berisha ju kanë nxjerrë në “lajme”…

Lajme? Nëse barcaletat me të cilat po merret PD-ja quhen lajme…

ResPublica: PD-ja thotë që ju doni të blini INSIG…

Edhe unë nga PD-ja e mora vesh që dua të blej INSIG-un. Në fillim, kur e pashë mendova se ishte një deklaratë e zonjushës së PD-së, por pastaj fatkeqësisht kuptova se ky ishte qëndrim i PD-së. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë të vërtetë. Sigurimet nuk janë biznesi im, pa folur pastaj nëse vlen apo jo si biznes INSIG. Mund të them edhe pa komunikuar fare, se edhe Gon Papuli, që e njoh dhe e kam shumë mik, as është i interesuar për blerjen e kësaj kompanie dhe as që ka lidhje me këto barsaleta.

ResPublica: Po përse atëherë mendoni se PD-ja ju përmendi me emër dy ditë rresht?

Po e them hapur dhe pa asnjë rezervë: PD-ja, por edhe PS-ja e di shumë mirë dhe i njeh ata që unë po i quaj qelbësirat dhe sahanlëpirësit e çdo qeverie që përhapin thashetheme dhe bëjnë intriga. Jam i sigurtë se ata që po më lexojnë e kuptojnë shumë mirë se për kë e kam fjalën. Janë ata njerëz që shfaqen në krah të çdo qeverie prej vitesh e që luajnë me thashetheme të kësaj natyre, të cilat për fat të keq, arrijnë të dalin si qëndrime zyrtare. Po e theksoj: As merrem dhe As Dua të merrem me ta…Një gjë duhet të kuptohet, pasi në Shqipëri politika po bën pis këdo: Nuk mund të ketë punë të mira për vendin, as investime që të gjithë i presin, pa partneritet me biznesin. Dhe politika, të cilën unë e njoh nga afër në këto 25 vite, nuk ka të drejtë të përflasë njerëzit që investojnë në këtë vend, ashtu siç bën me veten.

ResPublica: Z. Berisha deklaroi në Parlament se “ka informacione të sakta” për Ju dhe miqësinë tuaj me Olsi Ramën…

Kam një pyetje për z. Berisha: çfarë mendimi ka për miqësinë time me Shkëlzen Berishën? Unë nuk e fsheh se jam mik me Shkëlzen Berishën dhe ai më ka mik. Kam mik dhe më ka mik edhe Olsi Rama. Unë jam biznesmen, jo politikan dhe nuk i përflas miqësitë e mia. Unë kam 25 vite në biznes. Po ta them prapë: në biznes, jo në punët e sahanlëpirësve që bëjnë intriga e që z. Berisha i njeh shumë, shumë mirë. Unë nuk e di ku është thënë e ku është shkruar që po bëre biznes të ndalohet që të kesh mik dikë, që edhe mund ta ketë babanë kryeministër, apo edhe vëllain.

ResPublica: Keni një mesazh për z. Berisha dhe PD-në që Ju kanë përfshirë këto dy ditë në debat publik?

Thjesht dua ta falënderoj z. Berisha si një politikan që gjatë kohës që qeveriste ka miratuar një nga projektet më të mëdha në fushën tursitike, ku përfitues si biznesmen jam edhe unë. Shikoni edhe vetë, ky është një nga projektet më të mëdha, me investime prej miliona eurosh, për të cilin unë jam krenar e që siç e shikoni edhe Ju, e shikon edhe PD-ja, e besoj, edhe z. Berisha, e ndihmon Shqipërinë dhe ekonominë e saj. Madje studimi i miratuar nga z. Berisha e ka dhjetefishuar vleren e tokes, prone e imja. Ky është biznesi, këto janë angazhimet e mia që nuk i kam fituar për shkak të miqësisë me njërin apo me tjetrin. Pasi, z. Berisha, që sot përflet miqësitë e mia, me siguri që nuk do të lejonte në asnjë mënyrë që projekte kaq të mëdha të kalonin në sajë miqësish, thashethemesh e sahanlëpirjesh. Këto janë lajmet për të cilat duhet shkruar. Por me sa duket sot janë disa që preferojnë barcaletat dixhitale.

Next Post

Champions, Mandzukic humbet takimin e parë me Guardiolën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“‘Sterilizimi’ nuk mund të jetë më i dobishëm se hetimi i SPAK”, analisti: Të përdoresh komisionin për motive politike…

Platforma e PD për komunikimin, Zekthi: Përpjekje për të mbajtur me gajret anëtarët

August 30, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

August 30, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

VIDEO / Rama ndan mendimin e ekspertit izraelit: Algoritmi nxit urrejtjen dhe frikën

August 30, 2026
Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

August 30, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Gushti, më shumë ikje se ardhje nga Qafëbota dhe Porti i Sarandës

August 30, 2026
Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

August 30, 2026
Gjermania, frikë nga destabilizimi! Shkak, mungesa e gazit dhe kriza ekonomike

Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

August 30, 2026
Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

August 30, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

Bardhi: Çmimi i naftës ndër më të lartët në rajon, qeveria të ndërhyjë përmes uljes së taksave

August 30, 2026
Numër i lartë turistësh në Pogradec, ja pse e preferojnë

Pogradeci, destinacioni i preferuar në gusht! Vendas dhe të ardhur nga jashtë e zgjedhin për klimën dhe qetësinë

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com