• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Akuzat për uniformat e policisë, qeveria publikon detaje nga tenderi

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të opozitës se pas uniformave të reja të policisë fshihet një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh, ka reaguar qeveria.

Ndryshe nga pretendimi i përfaqësuesit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, thuhet në deklaratën për media të qeverisë Drejtoria e Policisë së Shtetit ka ngritur një grup pune të posaçëm, i cili hartoi specifikimet teknike për uniformat e reja të policisë në bazë të VKM-së nr. 79, datë 21.01.2009 “Për miratimin e stemës, të uniformës, gradave, emblemës, flamurit dhe shenjave të policisë së shtetit”, ndryshuar me VKM-të nr. 281 datë 06.04.2011 dhe nr. 853 datë 21.10.2015, si dhe Urdhrit nr. 510 datë 13.10.2015 “Për disa shtesa në Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 380 datë 30.12.2014 “Për miratimin e uniformës së veçanta, normës së kompletimit të punonjësve në strukturat e Policisë së Shtetit.”

Grupi i punës, i ngarkuar për hartimin e specifikimeve teknike, hartoi gjithashtu  modelin dhe cilësinë e materialit të uniformës. Ndërkohë që Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara administron fletë-analizat e Laboratorit Fiziko-Mekaniko-Kimik pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe mostrat dhe modelet për materialet të cilat ishin në përputhje me specifikimet e caktuara nga grupi i punës.

Në lidhje me akuzat për zhvillimin e një tenderi pa transparencë sqarojmë se, më datë 06.11.2015, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes VKM-së nr. 28, datë 14.01.2015, u ngarkua të kryej prokurimet për uniformat e reja. Po në këtë datë u publikua në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, shpallja e tenderit për “Uniformat e Shërbimeve të Veçanta të Policisë së Shtetit”.

Në garën për uniformat e reja të Policisë së Shtetit, e cila u mbyll në datën 01.12.2015, u paraqitën 4 ofertues:

1.    GJERGJEFI – me ofertë  111.418.250 lekë;
2.    DSE & Alfredo Grassi SPA – pa ofertë;
3.    Bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS” & Marsi AL SHPK – me ofertë 91.917.500 lekë;
4.    PAERA SHPK – pa ofertë.

Fituesi i shpallur në datën 23.12.2015, ishte bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS & Marsi AL SHPK”, me çmimin më të ulët ndër ofertuesit. Kompania fituese u shpall pa shkelur asnjë procedurë, menjëherë pas vlerësimit të ofertave dhe pa pasur asnjë ankesë nga firmat pjesëmarrëse në tender.

Qeveria thotë se faktet më sipër vërtetojnë se gara ishte e hapur dhe nuk ishte e paracaktuar, ndërkohë që kriteret përveçse u hartuan konform bazës ligjore, ishin të hapura për të gjitha kompanitë dhe për publikun.

Next Post

Si u bë Tirana kryeqytet dhe një rrëfim i veçantë i Kristo Frashërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com